Kavoja rreth shtatores së Zogut më 7 prill. Paloka është i bindur: Rama desh ta zëvendësojë me Enverin

Postuar në 07 Prill, 2014 10:12

Donin ta rrëzonin apo thjesht të provokonin? Autorë ende të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne monumentin e Ahmet Zogut, i cili është vendosur rreth dy vjet më parë nga Qeveria Berisha në bulevardin e kryeqytetit. Ditën e sotme, është konstatuar se disa kavo çeliku janë lidhur përreth shtatores, duke qëndruar aty deri në orët e mesditës. Nuk dihet nëse gjatë natës dikush ka tentuar ta rrëzojë, por ky gjest është konsideruar si një akt provokativ. Asreyja është e kuptueshme dhe e pagabueeshme: Për shkak se veprimet janë kryer duke gdhirë shtatë prilli, data e fillimit të pushtimit fashist italian të Shqipërisë. Por kreut të deputetëve demokratë Edi Paloka, që ka protestuar për aktin, duket se nuk i ka shkuar në mendje se ngjarja mund të ketë të bëjë me datën në fjalë, dhe me bindjen e përhapur se mbreti Zog me qeverisjen e tij përgatiti terrenin për pushtimin, pastaj braktisi vendin pa luftuar dhe duke marrë florinjtë dhe thesarin. Jo, për Palokën këtë e kanë bërë enveristët e Ramës, i cili do ta “zëvendësojë Zogun me Enverin”.

 

a.k

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>jua kas qejfi eee... apapapapa... edhe keto fjalite, &#39;mori florinjte dhe iku&#39;, te vorri i dulles i keni mor... apapapapa.. jeni tu pref shpatat edhe iher per euro-situatat</p>

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

<p>Ti a.k ,me sa &nbsp;duket akoma i beson perrallave qe tregonte Enveri per florinj dhe per shitje te Shqiperise tek Italia fashiste. Sa mjeran qe je. O mendje tredhur.</p>

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>Cfare florinj po flet o te hekt mortja. A je ne terezi ca po thu. Sa e doni xhaxhin, vazhdoni ti besoni propogandes. Satrapi Zog, tradhtari kombit etj. Edhe qe po ju qa zemra per icik xhaxh, edhe me i von bustin prap duket qartazi fare.&nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Nuk eshte bindje e perhapur, o zoti gazetar, eshte fakt historik qe Zogu pergatiti kushtet per pushtimin e Shqiperise, pastaj ia mbathi nga syte kembet pa luftuar. Keq na vjen o zogiste, por historia nuk ju le shume hapesire per te ngritur heronj e piedestale. Ia keni bere vetes me pak fjale. Ndihmoni Leken e Ri se gojet e keqija thone se paska hyre ne borxh deri ne gryke dhe bankat rrezikojne ta sekuestrojne me gjithe ç&#39;ka. Ka shpenzime oborri mbreteror, jo gjithfare kastraveci mund t&#39;i thote vetes mbret..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.