Deputeti A.Turku sugjeron një pakt kalorsiak në politikën shqiptare

Deputeti demokrat i Elbasanit, ish nënkryetari i Kuvendit Ardian Turku ka dhënë një intervistë për G.Shqiptare, ku ka trajtuar konfliktualitetin në politikën dhe shoqërinë shqiptare, si dhe situatën post-zgjedhore në PD. Ja ç’propozon Turku sa i përket gjendjes aktuale në politikë: “…do të mendoja se duhet një pakt. Një pakt i shkruar, ku palët do të bënin premtime kavalierësh, nga njëra anë për mossulmimin e institucioneve të pavarura, duke filluar nga presidenti, për respektimin e Kushtetutës dhe mosshkeljen e ligjeve në përgjithësi, për zbatimin e vendimeve të gjykatave etj., dhe në këmbim, pjesëmarrja aktive dhe konstruktive e opozitës në konceptimin dhe miratimin e reformave të rëndësishme. Të gjitha këto të vendosura në sfondin e vendosjes dhe ruajtjes së etikës. Një pakt kalorësiak, ku palët të lëshojnë pe dhe të mbajnë premtimet. Domosdoshmëria e analizës reale, e njohjes së punës dhe arritjeve të qeverisë së mëparshme dhe të vendit në tërësi, vlerësimi i tyre, është jetik për bashkëjetesën politike të opozitës. Që pastaj opozita të motivohet të analizojë, të vlerësojë dhe respektojë arritjet e tua”.
Ndërsa lidhur me gjendjen e brendshme në PD dhe nevojat e ripërtëritjes së strukturave, për Turkun rëndësi ka moskalimi me ekstremitet me “rinovimin total”, por kombinimi i përvojave.
Lexoni me gjërësisht në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ardian-turku-seshte-kohe-per-protesta-jepini-fund-konfliktit-pd-ps-181561.html
a.k
Comments
Nji fjali tjeter (qe nuk asht

Nji fjali tjeter (qe nuk asht fjali) e shkrueme prej diletanteve te gazetes suaj: "Që pastaj opozita të motivohet të analizojë, të vlerësojë dhe respektojë arritjet e tua."

A keni redaktor ore njerez????

Ja, e gjeten koken e

Ja, e gjeten koken e Turkut!

Sic pritej, opozita do ta tendoste litarin e Terheqjes, deri sa te tregonte muskujt e saj

dhe ne momentin me pas, do ta leshonte litarin.

Nxjerr Turkun, qe natyrisht jo me koken e tij, kerkon "mos me gacmo te te mos ngacmoj!"

Pra, llogaria eshte e thjesht: Ne, kemi hallin tone, s'kemi hallin e popullit!

Ju kujtohet Turku, ashte pikerisht ky qe foli aq bukur ne ate seancen parlamentare qe, edhe shefave te tij u pelqeu,

por edhe Rames iu duk ligjerate konkrete e korrekte,

dhe fillas, Gramos Ruci kaloi ne tolerance: ia dha te drejten Opozites per komisionin parlamentar per emerimet

ne polici e kudo!

Koke turku gjendet sa here duhet, aq me lehte ne rastin Ardianit qe rastisi me ate mbiemer!

Add new comment