Qeveria plan për shkurtimin e 40 mijë punonjësve të administratës publike?

Postuar në 06 Prill, 2014 03:42

Gazeta “Sot” shkruan rreth ekzistencës së një plani të qeverisë për shkurtime drastike në administratën publike. Sipas gazetës, mbi 40 mijë punonjës të administratës nuk do të paguhen më me paratë e taksapaguesve shqiptarë. “Nga 100 mijë punonjës që përbëhet aktualisht administrata publike, numri i punonjësve që do të firmosin në bordero në fund të muajit, pritet të shkojë në 60 mijë. Ky është urdhëri i lëshuar nga kryeministri Edi Rama për ministritë e linjës, Departamentin e Administratës Publike, drejtoritë kryesore, agjencitë e madhe dhe deputetët e Partisë Socialiste, në kuadër të premtimit para zgjedhjeve për të ndërtuar një administratë të depolitizuar, profesionale, efiçente dhe të vogël” shkruhet në artikullin e sotëm ku evidentohet fakti se lajmi konfirmohet nga deputetë të Partisë Socialiste, të cilët janë pjesë e diskutimeve dhe takimeve intensive në selinë rozë për reformën radikale në administratë.

Sipas burimeve, Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me ministritë e linjës, Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave, duhet t’i paraqesë kryeministrit Rama, në një kohë sa më të shpejtë, raportin për strukturën dhe organikën e re të administratës shtetërore. Po sipas burimeve, objekt i fshesës së madhe në administratë, pikësëpari, do të jenë të punësuarit para zgjedhjeve të 23 Qershorit në këmbim të votës për Partinë Demokratike. Më pas, në fokus të fshesës, do të jenë militantët e emëruar prej vitesh në administratë, por që janë katapultuar në mënyrë të paligjshme. Në këto dy kategori mendohet se bëjnë pjesë mbi 20 mijë punonjës. Po ashtu, shkurtime drastike janё parashikuar në ushtri, diplomaci dhe agjenci të ndryshme, të varura nga qeveria.

Për më shumë:

http://www.sot.com.al/politike/qeveria-plan-p%C3%ABr-shkurtimin-e-40-mij%C3%AB-punonj%C3%ABsve-t%C3%AB-administrat%C3%ABs-rama-th%C3%ABrret-ministrat

k.k

Comments

Submitted by hajduti (not verified) on

Edi po mundohet dhe don te krijoje nje shtet e  nje administrate me nje te ardhme ..dmth do te krijoje pak a shume adminstrat sic jane ketej ne perendim dhe me nje vizion 10-20-30-100 vitesh te shohin perpara.....megjithe mundin punen djersen dashurine qe ke per te bere kete qe besoj se njerzia kerkon..sty je i rrethuar nga nje lloj gangreni njerezish te paditur qe vetem ligji i xhungles i kenaq...dhe shoh qe do shpenzojne nje mal me lek e euro qe te heqin dhe te hedhin nga rruga qe ke hapur...uroj te mos ndalesh dhe dalc faqebardhe!!

Submitted by katarakti (not verified) on

Gabim i madh. Me mire tu ule rrogen te gjitheve nga pak sesa te leje pa buke 40 mije familje. Kjo nuk eshte politike as sociale dhe as socialiste.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Ky eshte tamam skenari Grek. Nuk ka asnje ndryshim. Qe te heqesh 40 mije veta nga puna do te thote qe ti ndikon negativisht ekonomine e te pakten 120 mije njerezve. Sikur nga nje guricke te hedhin keta mbi kryeministri, Edi duhet te beje gati valixhet per ne plazhet e nudisteve ne France, apo atje nuk duhen rroba fare?!!

Submitted by HUANA KURTI (not verified) on

Ne fjaline e katert thoni "agjencitë e madhe" cka don me thane???

Mesoni me shkrue e mandej merruni me ba analiza....

Gabime te marra keni here mbas heret ne gazete....

Mos e mbani gazeten me studente por me profesionista

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.