Nis të aplikohet skema e re kundër evazionit fiskal. Faturat “konvertohen” në bileta llotarie

Me synimin për të ndërgjegjësuar qytetarët që të ruajnë biletat e transportit urban dhe t’ua kërkojnë këto të fundit faturinove kur e përdorin këtë transport në përditshmërinë e tyre është zhvilluar ditën e sotme shorteu “Ruaj biletën dhe fito”. Në shorte janë shpërndarë në mënyrë simbolike pajisje elektroshtëpiake për qytetarët që kanë ruajtur biletat e linjës Kombinat-Kinostudio.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo. E njëjta praktikë pritet të ndiqet edhe me supermarketet dhe dyqanet, ku qytetarët do të nxiten për të kërkuar dhe ruajtur faturat për blerjen që kryejnë kryejnë. Referuar asaj çfarë parashikohet të aplikohet në muajt e ardhshëm, numrat e faturave fiskale do të bëhen pjesë e shorteve të ndryshme ku qytetarët mund të fitojnë çmime të ndryshme. Synimi i kësaj iniciative që do të ndërmerret nga qeveria shqiptare është rritja e formalitetit në ekonomi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve që të kërkojnë biletat apo faturat e blerjeve.
k.k
Comments
Nje nisme e mire
<p>Nje nisme e mire</p>
Ne autobus, me vjen kontrolli
<p>Ne autobus, me vjen kontrolli dhe ne se nuk me gjen bileten, me gjobit me nje sasi parash nga vlera e biletes deri ne nje sasi me te larte, 2 ose 3 ose 4 fish. Rregulli nuk duhet ti lutet qytetarit, por eshte qytetari qe ti neneshtrohet pa as me te voglen medyshje. Keshtu ndergjegjesohen qytetaret. Duhet te mos harrojme se "Druri (ligji) ka dale nga xheneti" dhe "Llafet e teperta te dala nga xhehnemi jane fukarallek" ka thene Hasan Zyko Kamberi.</p>
Me sa di une ne shqip quhet
<p>Me sa di une ne shqip quhet "short, shorti" e jo "shorte, shorteu".</p>
Add new comment