Parlament, ikin kompjuterët dhe deputetët e opozitës

Opozita e djathtë ka braktisur sot seancën parlamentare ende pa nisur mirë, për t’iu bashkuar protestës që zhvillonin para Parlamentit të larguarit nga administrata publike. Menjëherë pas fjalës së deputetit Eduart Halimi, demokratët janë larguar nga salla duke thënë se do të rikthehen vetëm kur të nisë shqyrtimi i Marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Halimi u shpreh në fjalën e tij se mazhoranca duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese përsa i takon Nëpunësit Civil dhe shtoi se opozita do të jetë në krah të të të larguarve nga puna deri në rikthimin e tyre në pozicionet që kanë pasur. Ndërkaq, seanca është hapur me një sallë pa kompjuterët e deputetëve. Kërkesa për heqjen e kompjuterëve të vendosur në sallë në fund të mandatit të Topallit si kryetare, është bërë nga deputetët socialistë. Ata e kanë argumentuar kërkesën me faktin se kompjuterët pengojnë pamjen vizuale gjatë seancave. Vendosja e kompjuterave u bë në ditët e fundit të mandatit të Topallit, e cila pas publikimit në media të fotove, u mbrojt duke thënë që tenderi është bërë që në vitin 2012 dhe është pjesë e projektit e-parlamentit.
a.k
Comments
Mjere ne per kete dallkauke
<p>Mjere ne per kete dallkauke qe kemi sa me shpejte qe ti largojme aqe me mire per ne</p>
Kjo eshte e cuditshme, si i
<p>Kjo eshte e cuditshme, si i hoqen? Po mire, tani me cfare do lozin deputetet?</p>
Add new comment