Dosja e SHISH për luftëtarët e Sirisë botohet në “Gazeta Shqiptare”

Postuar në 03 Prill, 2014 04:52

“Gazeta Shqiptare” publikon sot atë që e quan “dosje të SHISH-it për rrejtin e shqiptarëve që rekrutojnë, por edhe shkojnë të luftojnë në Siri. Në materialin e publikuar përfshihen më nyra e komunikimit, kush janë rekrutuesit, kodimi i komunikimeve si dhe fakti se shqiptarët luftojnë në një grup që drejtohet nga çeçenët. Personi kryesor që ishte përgjegjës për rekrutimet është Bujar Hysa, njohur edhe me emrin Ebu Usama që ushtronte aktivitetin si imam i xhamisë së Mëzezit. Po kështu edhe imami i xhamisë në Unazën e Re, Genc Balla “është ndjekës i ideologjisë radikale tekfiriste”. Ndaj të dyve këtyre janë ngritur akuzat për “nxitjen, thirrjen publike dhe propogandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste" dhe atë të "Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve". Do të duhet të shihet deri në fund sesi të dhënat e kësaj dosjeje operative, që është shërbyer në media, do të konvertohen në instrumente ligjore të akuzës.

Më shumë në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/dosja-e-terrorizmit-shqiptaret-ne-siri-luftuan-ne-grupin-e-ceceneve-180836.html

s.z  

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ketyre fundurinave tu mos lejohet te futen ne teritorin tone si kafshe te demshme per jeten shoqerore</p>

Submitted by un po d'indeccenza (not verified) on

<p>Ata jane tashme ne territorin shqiptar, jane ne paraburgim, presin t&#39;u behet gjyqi. Cfare doje te thoje me sakte?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.