Tetë viktima dhe 20 të plagosur. Por zgjedhjet lokale turke rikonfirmojnë Erdoganin me 50.4%

Postuar në 31 Mars, 2014 04:23

Në zgjedhjet administrative të zhvilluara dje, shumica e votuesve turq rikonfirmuan mbështetjen për partinë e kryeministrit Erdogan. AKP e drejtuar nga Erdogan ia doli të merrte mbi 50.4% të votave. Partia kryesore e opozitës CHP, e liderit Kemal Kilicdaroglu arriti në kuotën e 24.9% të votave, MHP 14.5% dhe BDP, 5.9%. Por këto zgjedhje u njollosën me gjak: 8 të vdekur dhe 20 të plagosur, ishte bilanci i përleshjeve në disa nga qendrat e votimit të komunave Hatay e Sanliurfa, shumë të afërta me kufirin sirian.

Protestat dhe skandalet e korrupsionit që mbërthyen qeverinë, i bënë zgjedhjet lokale një testim për mbështetjen popullore që gëzon ende kryeministri turk. Sondazhet kishin parashikuar se pavarësisht rënies së mbështetjes, Erdogan do të kishte përparësi në pjesën më të madhe të vendit. Ajo që luan në favor të tij është opozita e paorganizuar dhe mbështetja solide e shtresës së mesme myslimane. Kryeministri mbetet i dashur nga myslimanët më të devotshëm, që vlerësojnë përkushtimin e tij ndaj Islamit. Kush e mbështet është i bindur për versionin e tij të fakteve në lidhje me përgjimet që tregojnë përfshirjen e tij në skandalin e korrupsionit: një komplot i organizuar nga ndjekësit e liderit islamik Fetullah Gylen, dikur aleat i tij i ngushtë sot jeton në SHBA. Qeveria gjithashtu ka reaguar duke pushuar qindra anëtarë të forcave të rendit dhe magjistraturës të cilët janë marrë me hetimet për korrupsion të zyrtarëve të qeverisë. Javën e kaluar Erdogan urdhëroi mbylljen e Tëitter-it dhe Youtube në të gjithë territorin kombëtar. Erdogan e përkufizoi opozitën “si një grup tradhtarësh” dhe i ftoi mbështetësit që t’i jepnin asaj një “shuplakë osmane” me votimet e së dielës. Ndërkaq monedha vendase, lira, ka pësuar rënie të madhe në tregun valutor si pasojë e ngjarjeve të fundit në skenën politike.

a.k

Comments

Submitted by enton (not verified) on

Perpara Padishah!!!!!

Tani te bejne cicin ata qe e kane inat!!!!!!!!!!

E papare ishte.  ka rritje 12% ne krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale!!!!

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

me fal, raportimi ka mangesi: BBC thote se vdekjet s'kane pasur lidje me panoramen e gjere zgjedhore:

Voting in the local assembly and mayoral elections passed off peacefully in most areas, but eight people were reportedly killed in two separate incidents involving supporters of rival candidates.

Feuding families were said to have clashed in the southern city of Hatay and the eastern province of Sanliurfa.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.