Daily Mail: A është ishulli i Sazanit i ndotur me gaz mustard? (dhe bën Malin e Zi pjesë të Shqipërisë)

"Të paktën 30 marinës britanikë u sëmurën rëndë gjatë një misioni përgatitor në një bazë të braktisur armësh kimike sovjetike, ku besohet se u ekspozuan ndaj gazit mustard. Trupat ushtarake kishin nevojë për ndihmë urgjente mjekësore, ndërsa po manovronin në Ishullin e Sazanit, një ishull i pabanuar në bregdetin e Shqipërisë, ku shkencëtarët sovjetikë përpunuan gazra vdekjeprurëse gjatë Luftës së Ftohtë", shkruan tabloidi britanik "Daily Mail".
"Sovjetikët përpunuan disa gazra vdekjeprurëse në Sazan dhe ishulli nuk është i banuar prej 30 vitesh. Në foton që shoqëron shkrimin, Daily Mail ka bërë një gabim duke përfshirë Malin e Zi brenda territorit të Shqipërisë.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria u mbështet fort në Bashkimin Sovjetik dhe ishulli u përdor si një bazë strategjike madhore në Mesdhe. Trupat sovjetikë ndërtuan një kompleks nëndetësesh atje dhe një impiant për armët kimike dhe biologjike, para se të tërhiqeshin nga Shqipëria, në vitet 1980."
"Sot e kësaj dite, dëmi mjedisor i shkaktuar nga eksperimentet e bëra atje mbetet i paqartë. Maskat e gazit të periudhës sovjetike janë ende të shpërndara në ishullin rreth 5 km të gjatë dhe 3.2 km të gjerë."
"Por ndërkohë, mbrëmjen e së shtunë, Marina Mbretërore këmbënguli se një hetim i incidentit të verës së shkuar ka arritur në përfundimin se shkaku më i mundshëm i simptomave të marinësve nuk ishte gazi mustard por një bimë helmuese. Bima gjigante, që rritet në ishullin e Sazanit çliron një lëng toksik, që mund të shkaktojë dëmtime të ashpra në lëkurë dhe verbim, nëse bie në sy."
S.S
Comments
Shume e çuditshme, sidomos

Shume e çuditshme, sidomos vendosja e emrit te Shqiperise mbi territorin e Malit te Zi. Bashke me ate harten tjeter te Zerit te Amerikes, mund te jene edhe mesazhe ndaj Rusise.

"Trupat sovjetikë ndërtuan

"Trupat sovjetikë ndërtuan një kompleks nëndetësesh atje dhe një impiant për armët kimike dhe biologjike, para se të tërhiqeshin nga Shqipëria, në vitet 1980. "

1960 e jo në 1980!!

ndërrojeni,korigjojeni!

nëse e ka shkruajtur "Daily Mail"atëherë paska dhe në angli universitete si kristali tonë!!

Po pse botoni shkrime me

Po pse botoni shkrime me pasaktesi skandaloze? Ishulli Sazan ka qene i banuar per dyzet vjet rresht nga ushtaraket dhe familjet e tyre dhe asgje nuk i gjeti. Mos ka ndonje prapavije ketu, pasi shume po luftojne ta rrembejne ishullin per qellime turistike turistike, por edhe ushtarake.

Po a jeni ne vete edhe ju qe

Po a jeni ne vete edhe ju qe e besoni dhe e botoni kete lajm...???? Po ne kete ishull kane banuar per me se 30 vjet mbi 4000 njerez, femije, te rritur dhe pleq, dhe asnje nuk ka pasur te tilla simpptoma....... pffff, turp edhe per ju te Respublikas, qe e botoni kete lajm copy.pastte... pa bere as edhe nje koment apo denoncim si te pasakte dhe qelllim keq... sidomos tashme qe jemi ne prag sezoni turistik....

humor anglez...Si pijne

humor anglez...Si pijne anglezet vend e pavend doemos do i zere barku.Do kete qene mustarde e skaduar,se qe ta dini ju,anglezet i hane hot dog-et me mustarde e ketchup dhe mayonaisse;keto te treja jane salca per panine.E dini pse quhet mustard ajo LHL-ja qe ne fakt eshte iprit?Sepse ka eren e mustardes(nje arome thartire),kesaj salces qe sherben per panine,prandaj pa te keq,mos te ma marre ters perkthyesi,ose artikullshkruesi anglez ka ngaterruar ipritin me salcen mustarde dhe e ka bere tym kete pune,ose perkthyesi e ka ngaterruar pa dashje.Pak shkretetira kishin ruset per te provuar LHL,mbeten ta bejne ne Sazan qe eshte sa nje dhome e guzhine pa korridor.

Add new comment