Një rrëfenjë nga Amerika; por jo nga ato të Pëllumb Kullës

Postuar në 11 Mars, 2014 15:45

Doni t’ju nxjerr për pakëz minuta nga kokëçarjet tuaja, apo nga kokëçarjet që ju jep bota që ju rrethon? Ok, po ju çoj larg, në New Jersey, ku më ka tërhequr një ngjarje e raportuar nga mediat amerikane, deri dhe nga CCN-i.  Unë ju përgatita të dëgjoni një ngjarje që s’ka të bëjë me hallet tuaja, por nuk është e thënë. Edhe mund të ketë lidhje. Madje, në teori duhet të ketë se s’bën, pasi fabula është universale; dhe kur them ‘universale’, në mendje kam bash ‘universale’, dmth e vlefshme për të gjitha vendet e për të gjitha kohët.

Flitet për një familje. Prindërit, Sean dhe Elizabeth, kanë tre fëmijë, vajza, në moshë 13, 15 e 18 vjeç. Tetëmbëdhjetë vejçarja, Rachela, nuk merret vesh me prindërit. Këta të fundit, të lodhur nga tekat e vajzës, që kish një fjalor të pistë, që kish qejf festat, ku edhe pinte më shumë se sa duhet në ndonjë rast, etj, kishin kohë që i thoshin: “Shiko, sa kohë nuk ke mbushur 18 vjeç, do t’u bindesh rregullave që ne, prindërit e tu, kemi vendosur për ju. Kur t’i mbushësh 18 vjeç, je e lirë të bësh ç’të duash, mund edhe të ikësh nga shtëpia për të bërë jetën që do.” Dhe është pikërisht kjo gjë që Rachela bëri. Mbushi 18 vjeç, dhe iku nga shtëpia.

“Ike?”, i thanë prindërit. “Ok, dili zot vetes tani; nga ne mos prit gjë”. Kështu do ta mbyllnit këtë muhabet dhe ju? Ndoshta, por  Rachela është ende në shkollë, në një shkollë të mirë private, për të cilën prindërit i kanë paguar 650 dollarë çdo muaj. Ajo dëshiron ta mbarojë atë shkollë. Mirëpo prindërve as që u mbushet mendja të fusin duart në kuletën e tyre për të bijën që mendon se është aq e rritur sa të bëjë jetën e saj, larg diktatit të babit e mamit. Si i bëhet, atëherë? Këtu te ne nuk e di se ç’përthyerje do merrte ngjarja, por në New Jersey ndodhin gjëra që nuk mund të ndodhin këtej nga anët tona.

Rachela ngre një padi, me anë të së cilës i kërkon gjykatës që t’i detyrojë prindërit e saj që të vijojnë t’ia paguajnë shpenzimet e shkollës e të jetesës përsa kohë ajo s’ka dalë në punë. Mirëpo gjyqtar qëllon të jetë një nga ata që provon empathi për prindërit, e jo për bijën e tyre. Fillimisht i kërkon vajzës që të ketë respekt për prindërit që e kanë rritur. Dhe pastaj ia bën: “Kjo nuk është çështje për mua. Me këtë çështje duhet të merren konsulentët familjarë. Nëse unë merrem me këtë, atëherë i bie që t’i hap derën padisë së një fëmije 12 vjeçar që ankohet se prindërit nuk i kanë blerë xBox, apo iPhone”.

Është një ngjarje që s’ka të bëjë fare me këtë botën tonë? Mua më ngjan se, në thelb, është krejt e kundërta. Ndoshta, nuk ka shumë për të diskutuar, ndoshta shumica e shqiptarëve (edhe unë, me që ra fjala) janë në krahun e prindërve të Rachelas, por unë jua solla këtë histori me shpresën se do t’ju bëjë të reflektoni mbi marrëdhëniet që keni me fëmijët (nëse jeni prindër) e me prindërit (nëse jeni fëmijë). Dhe në këtë pikë nuk më thoni dot që “këto nuk kanë lidhje me ne; këto janë yçkla e trille amerikanësh”.

 

Dita

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Opo qe ka lidhje, ka ore ka qe c&#39;ke me te, Mua me ka ndodhur vete kjo gje me femijet. Vertet u penduan por ne gjyqe s&#39;me cuan, U perplasen mire e bukur te dy cunat per nja 3 a kater vjet dhe pastaj erdhen te leqendisur dhe na kerkuan falje, po ku e hanim ne ate kokerr ulliri qe ti benim parate bashke. U thashe se ne donin te rrinin me prinderit, urdheroni, por dritat, qirane, gazin, internetin, te gjihte llogarite do te pjestohen per numurin 4, aq sa jemi. Ne se doni tju gatuaje nena juaj duhet te paguani jo vetem ushqimin por edhe punen e gatimit. &nbsp;Duhet te mos me sillni asnje shok apo shoqe ne shtepi, te shtriheni per gjume asnje sekonde pas ores 12 te nates, asnje lloj bisede me ze te larte, vete pastrim dhe pastrim shtepie me rradhe (javore). Pasi parashtorva kushte, nga qe ishin lutur per dy jave u tregova dhe fjalen e fundit . Sikur nje date pagese te vononi apo nje grime zhurme te beni, apo nje nen te rregullores se shtepise te mos zbatoni , atehere therras policine dhe te shporreni prej shtepise &nbsp;pa te drejte kthimi me perjashtim te vizitave te kortezise. &nbsp;E pranuan, pas 3 muajsh, me miresjellje u larguan se nuk duronin dot rregullat (jo se i perzura por iken vete) dhe pas nje jave erdhen prape. Ka shume kohe qe tani jane bere cuna te mire. &nbsp;Une mendoj se jam me fat qe ata nuk qelluan aq kokeforte sa te mos ktheheshin me,por ja qe ndonjehere duhet rrezikuar &nbsp;sepse toleranca pa fund sjell drama dhe tragjedi edhe me te renda sesa ato te largimit te femijeve nga shtepia. Cdo prind ka eksperiencen e vet qe eshte e vecante per cdo familje por qe kane aq shume te perbashketa sa te duket tregimi i tjetrit sikur te bente fjale per femijet e tu. Tung Muci, me pelqen shume qe nuk ke perdorur fjale te huaja.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Prandaj perëndimi ka ecur përpara kur se ne imësojmë fëmijët tanë dembela dhe tekanjozësh</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.