Kritika të forta ndaj ambasadorit të Shqipërisë në Prishtinë. Gazetari Mushkolaj: Lauka mban leksione historie

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 08:50

Gazetari Imer Mushkolaj i gazetës kosovare “Express”, ka botuar dje një artikull të titulluar “Huqjet e një diplomati” ku merret gjerë e gjatë me të bërat e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka. “Islam Lauka kurrsesi nuk mund të shërbejë si model i mirë për pasardhësin e tij në postin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë”, e fillon shkrimin Mushkolaj. Ai ka marrë shkas për artikullin nga disa shqetësime publike të Laukës për ata që i quan mohues të historisë së kombit dhe këtë e ka bërë në Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë. Lauka paska kritikuar publicistë nga Kosova e Shqipëria për faktin se ata përkrahin tezat e Oliver Schmitt-it për Skënderbeun. Ku e sheh të keqen Mushkolaj këtu? Së pari se historia sipas tij nuk është punë e ambasadorëve. Së dyti se Lauka ka harruar që ndonëse në Prishtinë, sërish nuk është në shtëpi të vet sa të japë leksione dhe të sillet me paternalizëm dhe së treti Lauka ka harruar që është ambasador në kuptimin që ka kufijtë e vet për deri ku duhet të flasë. Shkrimi ka rëndësi pasi risjell në vëmendje marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë që shpesh ngatërrohen si marrëdhënie mes shqiptarësh, çka edhe nuk po duket se shkon mirë. Madje Mushkolaj e mbyll shkrimin me këtë pasazh: “Sa për historinë dhe Oliver Schmittin, unë ende i besoj më shumë atij, sesa historianëve në Kosovë e Shqipëri, të cilët nuk përtojnë të shpikin histori sipas kuteve të enverizmit, berishizmit, nanoizmit, rugovizmit ose thaçizmit. Unë i besoj më shumë atij edhe se Laukës”.  

Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,890,129390

s.z

Comments

Submitted by Ladi (not verified) on

<p>Besojini Shmidtit more kosovare me gjak te shprishur. Besojini Shmidtit edhe serbit. Besojini Shmidtit edhe historianeve integraliste islamike. O ju vrafte gjaku i te pareve. O ju vrafte haku i gjithe rilindasve te Shqiptarise. O ju vrafte gjaku i shqiptarit me te madh Gjergj Kastrioti. O si s&#39;ju perpin dheu, o fare e keqe qe i besoni me mire serbit se sa kengeve te popullit tuaj qe i kendojne Kastriotit. O ju denofte historia ishalla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.