Regjimi është autokratik, por problemi i problemeve është ekonomia

Para ca ditësh, mbi 100 mijë hungarezë dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së Victor Orban-it, i cili ka mbjellë shqetësim në Bruksel e në Uashington, për shkak të praktikave autokratike që ka adoptuar gjatë 18 muajve të fundit në drejtimin e vendit të vet, gjë që është vënë re te përpjekjet për të kufizuar e penalizuar lirinë e shprehjes, për të marrë nën kontroll të gjitha institucionet (ka bërë një pushtim partiak të institucioneve, ka ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, e kohët e fundit arriti deri atje sa kërkoi të emëronte dhe zv.guvernatorin e Bankës Qendrore), për të ndryshuar Kushtetutën me votat e një mazhorance arrogante që i kalon 2/3 e Parlamentit, për të krijuar konflikt me një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare etj., etj. Komisioni Europian ka ngritur zërin parmbrëmë dhe ka hedhur idenë e një misioni monitorimi e verifikimi të rastit hungarez për të kuptuar, nëse atje bëhet fjalë për një demokraci apo për një diktaturë.
Po pardje doli lajmi se Hungaria është në prag të një default-i: Fiorinta është dobësuar shumë në raport me euron; interesat e borxhit të marrë (borxhi publik hungarez është gati 83% e GDP-së) e kanë kaluar 10%-shin, e kjo do të thotë se Hungaria nuk mund të jetë në gjendje të paguajë borxhin e madh të vetin; rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë zero, ndërsa vitin e shkuar ishte 1,6%; investitorët ndërkombëtarë – sipas gazetës konservatore gjermane Die Welt – po përgatiten për skenarin e falimentimit të shpejtë hungarez, gjë që do të kish pasoja të mëdha për bankat e Europës, sidomos ato gjermane e austriake.
Kryeministri prepotent Orban ndihet më në fund i zgërlaqur. Ai ka kërkuar ndihmën e FMN-së dhe të BE-së. “Na duhet një borxh sa më shpejt të jetë e mundur; ndryshe, situata mund të degjenerojë”, u tha këto ditë nga njerëz të qeverisë. Bëhet fjalë për një bail-out që kap shumën e 20 miliardë dollarëve. Duket se kemi fundin politik të Orbanit, i cili na sillet edhe si një leksion: regjimet autokratike, përveç emergjencës demokratike që krijojnë, e ndoshta bash për shkak të kësaj emergjence, nuk arrijnë të ngrenë një ekonomi eficente.
Ky leksion ka ardhur në kohën e duhur për ne shqiptarët. Para dy ditësh, Orbani ynë, me anë të ca ndryshimeve ligjore të propozuara në mbledhje të qeverisë, mori nën sqetull katër institucione njëherësh: INSTAT-in, Komisionin e Prokurimit Publik, Drejtorinë e Sekreteve Shtetërore, dhe Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë e Informacionit. Mediat e opozitës i dhanë shumë rëndësi këtij gjesti, por duhet thënë se më shumë rëndësi ka mesazhi i përcjellë dhe simbolika e gjestit, se sa përmbajtja e këtyre ndryshimeve. Berisha s’ka bërë gjë tjetër veçse ka marrë de jure ato që i ka pasur de facto nën kontroll, e në këtë kuptim nuk ka ndodhur asgjë serioze në terma konkrete. Madje, në praktikën e qeverisjes autokratike, këto ndryshime e ndërhyrje janë më të parëndësishmet e më pak të rrezikshmet që mund të jenë vënë në jetë nga Berisha. Nuk i shtojnë pra ndonjë gjë të madhe asaj që është vënë re, e që shpesh përkufizohet e identifikohet si regjim.
Nuk ka asnjë dyshim se në Shqipërinë e këtyre kohëve ka vetëm një vullnet që vlen: vullneti i Berishës. Kush nuk është bindur ende për këtë gjë, ose është një gjë e ligë e dhënë pas egoizmit të vet, ose ka tallash në vend të truve. E kush mendon se kjo nuk sjell ndonjë qeder (ka plot njerëz me lëkurën shollë e me ndjeshmëri minimale demokratike, rrjedhimisht nuk bezdisen prej një regjimi autokratik), duhet të shqetësohet për ineficencën e regjimit. Mund të ketë njerëz që ushqehen me dënglat e çaprashitjet idiotike të Kryeministrit (“Shqipëria është superfuqi energjetike, është vendi i dytë më i suksesshëm në Europë, me të ardhurat mesatare për frymë 9 mijë dollarë, e me 4 milionë turistë, është vendi ku janë rritur eksportet, ullinjtë, arrat, derrat, dosat etj., etj.”), por do të ketë edhe për këta një ditë të ftillimit: do të jeta dita, kur Shqipëria do të rrezikojë të kalojë në default, siç po kalon tani Hungaria. Është me sa duket stacioni i fundit i çdo regjimi autokratik, dhe ky pohim ngjan se po provohet aksiomatik në politikë.
Ne humbasim shumë kohë në diskutime politike shterpë, dhe harrojmë se “it’s all about economy, stupid!” (kjo është një shprehje që ka dalë qëmoti nga goja e Bill Clinton-it, me anë të së cilës ai, në rolin e kandidatit presidencial, donte të thosh se është ekonomia ajo që duhet të jetë në fokus). Si është ekonomia e vendit në këto kohë të Berishës? Si mos më keq. Le të shohim shifra e fakte, të cilat janë të pamohueshme: rritja ekonomike ka rënë në nivelin e 2%-shit (sipas INSTAT-it dhe FMN-së), mbledhja e të ardhurave buxhetore është 360 milionë dollarë më pak, shkurtimi i shpenzimeve ka kapur shumën 440 milionë dollarë (dy të dhënat e fundit i kam marrë nga një shkrim i Arben Malajt në “Panoramën” e djeshme, dhe Malaj është nga ata që me shifrat nuk spekulon), pensionistëve nuk iu dha paga asistenciale në fund të vitit, borxhi i qeverisë ndaj kompanive private që kanë kryer investime me paratë publike është rritur në mënyrë eksponenciale (dhe nuk është llogaritur te borxhi publik), vetë borxhi publik është në nivelin e 60% të GDP-së, gjë e pranuar dhe nga qeveria etj., etj.
Orbani, që ka qenë arrogant si me opozitën, ashtu edhe me lojtarët ndërkombëtarë, tani ka zënë t’u jargavitet këtyre të fundit. Unë qysh tani kam filluar ta përfytyroj Berishën duke iu jargavitur jo të huajve (atyre u është jargavitur gjithë kohën), por opozitës dhe aktorëve lokalë. Momentalisht duket se nuk është i vetëdijshëm për gjendjen e ekonomisë së vendit, e prandaj po vijon me strategjinë për të shtënë nën kontroll të gjitha institucionet, por kur të vijë ora e së vërtetës, asnjë nga këto institucione nuk do t’i hyjë në punë. E për çfarë do t’i duhet mandati i tretë qeverisës, Presidenti, KQZ-ja, Prokurori i Përgjithshëm, SHISH-i, INSTAT-i, televizioni publik, Banka Qendrore, drejtësia, policia, grupi parlamentar, nëse Shqipëria kalon në default? Një dreq e di.
Comments
E çfarë mund të presësh nga

E çfarë mund të presësh nga një i çmëndur

Shkrim shume i goditur! Ky

Shkrim shume i goditur! Ky taleban kriminel i demskuar para popullit e para nderkombetareve si mafioz nuk ka kujt t'i qurravitet kut te vije "sahati" i kalimit te vendit ne default. Ka kohe tashme qe asnje nuk denjon te takoje kete kerme qe kuderbon krim e vjedhje, europiane e urte e te ndershem kane pershtire qe shpenzojne dhe 2 minuta me nje legen te tille. Per fatin tone ia bene "daljen" dhe e lane si te dhjere te vazhdoje krimet e donkoshotizmat e tij. Tani na takon ne t'i tregojme vendin pavaresisht perpjekjeve te tij per te shkaterruar edhe guret e fundit te demikracise qe kane mbetur ne kete vend. Ky taleban kerkon te marre tani eshe mandatin e tretë qeverisës, Presidentin, KQZ-ne, Prokurori i Përgjithshëm, SHISH-in, INSTAT-in, televizionin publik, Bankan Qendrore, drejtësine, policine, grupin parlamentar sepse e di shume mire qe e ka lakun ne fyt....harrojeni ekonomine (qe e ka shkaterruar me medodat tropojane), harroni integrimin e vendit ( qe ky monster po e pengon tmerresisht shume), harroni qetesine e rendin (qe ky i ka degjeneruar ne ekstrem), harroni perparimin, qyteterimin dhe lartesimin e ketij vendi e kombi beterr e te percudnuar eshe me shume nga KJO RRACE e ndyre talebanesh...ky mortje i kerkon te gjitha keto sepse kalimi nga krim ne krim nuk behet asnjehere pa lene gjurme e gjurmet qe ka lene ky birbo jane gjigande, mjafton te shikosh shqiperine sot (si mos o zot), ka vrare e copetuar njerez bashke me djalin e tij, ka shkaterruar demokracine e po vazhdon akoma ne syte tane e nen hunden tone o vellezer shqipetare....nuk duhet te presim derisa te na shkoje thike ne palce si ne kohen e komunizmit nese nuk ngrihemi t'i tregojme vendin monstres vucidolase atehere turpim la t'a mbajme ne!!!

Duke lexuar opinionin e

Duke lexuar opinionin e mesiperm m'u kujtua kritika e drejtperdrejte e deputetit te Kardhices ne Greqi, Salajiani, bere Papandreut :"...vitet e fundit funksionove si sundimtar absolut dhe jo si kryetar e kryeminister i zgjedhur." Keshtu dhe ky i yni qe nuk ka kohe te vesh 'bizhama' por vetem te na mbushe topllaqen neve se kemi bum ekonomik dhe liri demokratike, duke na percjelle mesazhe si nga brenda a jashte, si Cavez, se Hoxhes i 'merr te keqen', ishte me i permbajtur. Bela e madhe kur te rritet 'hunda' gjate rrugetimit per te gjetur nje piedestal ne histori. Mire Orbani-i se ka dhe nje shumice te cilesuar, po ky i yni qe i 'sofjon' motorri, ku shkon(?), si nuk shqetesohen partickat kurvicka te koalicionit per kiametin qe ka filluar? Ortkeku nis nga nje guricke, por nuk pyet kur merr rrokullimen tateposhte. Inshallah nuk jemi ne ate trajektore! U be per te ngritur syte nga qielli ,jo pper te admiruar bukurite e tij, por per t'i'u lutur zotit te na beje derman. 'Mbec, more shok, mbec... ne grope te halese'.

Problemi i problemeve nuk

Problemi i problemeve nuk eshte ekonomia, por pikerisht politika. Ekonomia ka mbetur ne vend numero pse politika e ka vendosur ne sherbim te aktoreve te saj e jo ne sherbim te shoqerise. Problemet ekonomike paraqesin efektet e kesaj politike te mbrapshte. Ndaj, ajo thenia e Klintonit ne kontekstin amerikane nuk perkon fare me realitetet autokratike te sjelle ne kete artikull qofte per rastin e Hungarise, qofte per rastin tone.

Stiglitz je o Muc, nuk i le

Stiglitz je o Muc, nuk i le gje mangut asnje experti ekonomie :P

Problemi me i madhe jane

Problemi me i madhe jane PROTESTUESIT, apo te INDINJUARIT, qe ne Shqiperi jane ZERO, jane njerezit qe po nuk u vajti laku ne fyt nuk e ngrene koken! Problemi eshte mungesa e Informacionit, hiq Top-Channel-in dhe VizionPlus, te gjithe televizionet e tjere jane si televizioni i Korese se Veriut, gazetat lexohen pak, Internetin pjesa me e madhe e perdorin per Facebook. Kishte nje sondazh te lezetshem Respublika se ke edicion informativ ndjekin Shqiptaret!! Nje sondazh qe duhej eshte se ku jetojne pjesa Shqiptaret qe ndjekin Respubliken, Temen Online... Per mendimin tim 80% e tyre jetojne jashte Shqiperise(dhe une jam nje nder ta). Me kujtohet ne maj-qershor te 2011 Rinia ne Indinjate(nje organizate mjaft e lezetshme) organizoi disa protesta me ane te Facebook! ne facebook ishin shprehur rreth 3000 vete per te marre pjese ne keto protesta, por kur ndoqa pjesemarrjene diten e organizimit ishte rreth 50 vete, te 2500 te tjeret jetonin jashte Shqiperise!!!!

Nje sqarim : Orban e ka (ri)

Nje sqarim : Orban e ka (ri) marre pushtetin ne 2010 ne mes te krizes ekonomike boterore qe e ka goditur shume keq Hungarine sepse gjate viteve te mira ka jetuar si Greqia, dmth ne kurriz te te tjereve, dhe ka pasur qeverira (te majta dhe te djathta) shume ineficiente. Dmth, nuk eshte se qendrimi autokratik i Orbanit ka sjelle krizen ekonomike, me shume eshte rasti qe : populli ktheu Orbanin ne pushtet ne 2010 pasi e prishen muhabetin te majtet dhe Orbani si i paafte i semure pas pushtetit kuptohet qe ska zgjidhur gje.

Sa per Shqiperine, as ia vlen te merresh, eshte e qarte qe Sala smerr vesh, dhe as nuk do te marre vesh. Problemi ne Shqiperi eshte i thjeshte dhe i qarte si kristal, por eshte zgjidhja qe ska njeri guxim ta beje....

Nuk eshte e thene te kete nje

Nuk eshte e thene te kete nje aralelizem te tille. Ne Hungari nuk kane filluar akoma masat shtrenguese, ose jane akoma ne stade fillestare. Ndersa protestuesit atje kane dale ne rruge jo se kane frike nga nderprerje te buxhetit apo frika e falimentimit (default) por per shkak te nje reforme kushtetuese qe ndryshon ekuilibrat dhe demton garancite kushtetuese te nje regjimi demokratik qe Hungaria i kishte qe ne vitet '90.

Analistet dhe opinioni duhet te bejne nje dallim midis ceshtjeve qe jane te ndryshme nga njera tjetra: e para anetaresia ne BE, e dyta suksesi ekonomik dhe e treta demokracia e brendeshme. Kjo ka rendesi per vende si tonat dhe rendesi shume te madhe. Ne Shqiperi suksesi qendron ne faktin se sa shume ka perparuar vendi "ne rrugen e integrimit Europian". Qe sic e kemi pare ne rastin e Greqise apo te tjereve nuk eshte ndonje garanci afatgjate per progres ekonomik. Dhe qe sic po shohim ne Hungari sot (dhe po te kishte patur bota mendjen ne to do ta kishim pare mire dhe ne Bullgari apo Rumani) nuk eshte e thene te perkthehet as ne demokratizimin e jetes se brendeshme.

Ajo qe ben pershtypje ne Shqiperi eshte se per hater te nje ideali Europia (urra, pa viza ne Europe!), per hir te nje iluzioni prosperiteti (me shume virtual sesa real) ekonomik, shqiptaret flene gjume kur bie fjala per nivelin e demokracise ne vendin e tyre, apo me te zgjuarit prej nesh deklamojne me filozofi se "demokracia e vertete do te vije se nuk te le Europa". Rasti hungarez duhet te na vere ne levizje - hungarezet duket se e kane marre ne dore fatin e tyre...

Add new comment