Transporti urban provon grevën, autobuzët tre orë pushim

Para tri javësh, punonjësit e transportit urban ndërprenë për rreth 30 minuta shërbimin. Por ky sinjal është perforcuar ndjeshëm sot, pasi Shoqata e Punonjësve të Transportit Urban zhvilloi një grevë treorëshe, ndërsa autobusët e këtyre linjave në Tiranë nuk punuan nga ora 05:30 deri në 08:30, periudha e pikut të transportit të mëngjesit. Shkaku i grevës ishte mosmarrja e pagave për disa muaj. Drejtuesit e sindikatës thanë se shoferët dhe faturinot nuk janë paguar prej tre muajsh, për shkak se shoqëritë nuk përballojnë kostot. Shoqata e Transportit Urban Qytetas, nga ana tjetër ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen kompanitë. Kjo, për shkak të çmimit të rritur të karburantit, investimeve me mjete të reja dhe mossubvencionimit nga qeveria për grupet që udhëtojnë pa pagesë.
a.k
Comments
Po cfare ti besh ketyre
<p>Po cfare ti besh ketyre pronareve?</p><p>keta duan cmime gjermanie me rroga shqiperie....</p>
Add new comment