Tetë ministra të Jashtëm, lobim pro shqiptar në BE për statusin

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 13:44

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtem të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton. Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon. Ata argumentojnë në letrën dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe kryesuesit të Këshillit Europian, se Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë, duke miratuar me shumicë të gjerë votash në Kuvend tre ligjet e mbetura, ai për Gjykatën Administrative, administratën publike dhe reformen parlamentare.

 Një votë pro e Këshillit do të provonte edhe njëherë se zgjerimi i BE ka një fuqi transformuese dhe efekte qendrueshmërie, në të mirë të të gjithë qytetarëve të BE-së, shkruhet në letër.

Zh.

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Nqs do te jemi te sinqerte me veten ne nuk e meritojme statusin. Presidenca,prokuroria,shish,gjykatat te gjitha jane te zhytura ne korrupsion dhe ne sherbim te Berishes.Pra institucionet kryesore te vendit jane ne kundershtim me vullnetin e popullit. Populli votoi masivisht per ndryshim por qeveria e re ka frike te beje ndryshim. Pandeshkueshmeria e pushtetareve vazhdon.Duhet te hapim syte e te shohim qe nuk na e ka fajin Holanda.Z.Rama u zgjodhe qe te mos besh te njejtat budalliqe qe beri Nano.</p>

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Do jete nisme e Austrise &nbsp;dhe Italise --Gjithmone miqte tane te vertete austraiket --Por faleminderit edhe shteteve te tjera Bullgaria , Kroacia, Sllovenia, Hungaria , Estonia , Italia &nbsp;qe kane mare pjese aty dhe vecanerisht Irlanda qe nuk eshte nen ndikim anglez .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.