23 vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit, liderët befas ndjehen “dhjetoristë”?

P { margin-bottom: 0.08in; }
Pavarësisht se idealet e dhjetorit janë sot edhe më larg nga ç'ishin kur lindën, kjo nuk i ka penguar të tërë të dalin e të japin nga një fjalim emocionues.
Rama tha:
“Lëvizja e Dhjetorit është forca e atyre ëndërrave që e sjellin Shqipërinë gjithmonë e më pranë Europës, shumë më ndryshe nga ato ditë që të gjithë ne që ishin këtu e jetonim ëndërrën si një realitet. Sot dhe për çdo dhjetor t`i kthehemi pas atij dhjetori që të shohim se ku jemi se kush më shumë e kush më pak kemi qenë protagonistë dhe të japim llogari. Ne mund t`i kërkojmë llogari vetes për sa u bëmë bashkë për të përmbushuar atë ëndërr”.
Berisha:
“Gëzuar 8 Dhjetorin, ditëlindjen tonë të dytë, ditën e lirive dhe dinjitetit tonë!
Nder përjetë Azem Hajdarit, prijësit të lirisë. Azem ti je gjallë!! Nder përjetë studenteve liberator që sollen këtë ditë!”- shkruan Berisha në “facebook”.
Topalli tha:
“Pas 20 vitesh liri e përpjekjesh Shqipëria është transformuar mrekullisht ! Por pas 20 vitesh fotoja e Enver Hoxhes u rishfaq bashkë me Edi Ramën në ceremoni dhe ne facebookun e tij duke fyer veç të tjerëve edhe lëvizjen studentore...”
Basha tha:
“Sot është dita jote rini. Në dritën e dëshmive të asaj nate që depërtuan terrin arritën të çajnë bllokimin e shumëfishte të censurës kujtojmë sot daljen e vrullshme të studentëve duke thirrur njëri-tjetrin. Shpërthimin për herë të parë në gjuhën shqipe të fjalëve liri, demokraci. Nisjen pa komandë të atyre djemve dhe vajzave. Nisje kuptim plotë, nisjen që tregonte drejtimin e ri dhe e epokën e re të shqiptarëve.”
k.c.
Comments
ka dhjetorista ka dyhe
<p>ka dhjetorista ka dyhe nentorista. Çuditerisht kete vit e bene festen ne nje dite.</p>
Rrofte Jozefina qe rri e
<p> Rrofte Jozefina qe rri e rri dhe na kujton Enver Hoxhen....</p>
Add new comment