Satisfaction moral lehtësues për mijëra udhëtarë të lënë në mes të rrugës, por edhe dëmit të madh që i ka sjellë shtetit, Prokuroria nis hetimet për “Bell Air”

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 08:50

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësise Task Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore 'Belle Air' për dyshimet se kjo shoqëri  mund të ketë mashtruar dhe si mund t'u jetë shmangur detyrimeve tatimore. Kjo është një masë, por edhe një sadisfaksion lehtësues shpirtëror për mijëra udhëtarë që kanë vuajtur për vite meradhë me vonesa e pengesa të natyrave më të ndryshme nëpër aeroporte, por edhe për ata që  kanë një biletë të djegur në dorë të kësaj kompanie dhe që do ta paguajnë dyfish, duke udhetuar me linja të tjera. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla  ka thënë sot para gazetarëve se çështja ndodhet ne fazen e marrjes se dokumentacionit. Nga ana tjeter kompania ajrore ka paraqitur edhe ne Gjykaten Civile kerkesen per faliment, por jo me qellim likuidimin e saj, por për ristrukturimin deri ne shlyerjen e te gjitha borxheve qe i ka shtetit si dhe paleve te treta. Avokati i kompanise Avni Shehu i tha gjykates se kompania 'Belle Air' ka nje detyrim prej 51.7 milionë eurosh, ndersa asetet e kompanise vleresohen ne shumen 60.3 milione euro.

Kompania nderpreu fluturimet ne fund te nentorit duke lene ne areoport qindra qytetare qe kishin prenotuar udhetimin tek kjo shoqeri. Qytetaret munden te udhetojne drejt destinacioneve te tyre përmes kompanisë që mbuloi fluturimet e 'Belle Air', 'Blue Panorama', duke paguar një shumë shtesë prej 60 eurosh për segment.

Zh.

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>SADISFAKSION- apo Sadisem, = sadist. Apo shkruesi ka dashur te shkruaj satisfaction?</p><p>Ja ku arritur bastardimi i shqipes nga individe qe zevendesojne fjalet e bukura te gjuhes me anglishte te bastarduar.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.