Shpërthimet e Bankers Petroleum, banorët në grevë urie: Pesë vjet që ankohen, a i dëgjon njeri këta njerëz?

Vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Banker Petroleum. Rreth orës 12:00 24 persona kanë hyrë në grevën e urisë për shkak të lëkundjeve të tokës. Grevistët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga aty deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë ata. Greva ka nisur në ambientet e një lokali në fshatin Zharrëz. Greva e ursisë ka nisur pas së mëngjesit të sotëm, ku qindra banorë të kësaj zone kishin dalë në ditën e tretë të protestave. Ata kanë bllokuar sërish sot rrugën nacionale që lidh Fierin me Beratin. rBanorët kërkojnë që firma Bankers Petroleum të ndalojë shpërthimet pasi po u shkatëron banesat. Gjatë mbrëmjes së djeshme, mbi 600 banorë të zonës naftë-mbajtëse të komunës së Zharzës kanë protestuar pas një shpërthimi të fuqishëm që ka ndodhur në këtë zonë rreth orës 18:40 minuta.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaroi se, duke nisur nga dita e nesërme, do të nisë puna në terren për të kryer montimin e dy stacioneve sizmike. Këto stacione do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës, në zonën e Patos Marinzës, ku banorët janë ngritur në protesta për shkak të lëkundjeve, të cilat po iu shembin shtëpitë. Si duket kjo nuk i ka bindur banorët për të ndërprerë grevën e tyre.
Zh.
Comments
Ne Perendim ne gjuhen angleze

Ne Perendim ne gjuhen angleze kjo quhet ''fracking''. Ne Shqiperi njerezit po zgjohen tashme dhe po vetendergjegjesohen per t'u ngritur kundra shkaterrimeve dhe ndotjes natyrale qe behet ne kurriz te tyre per te pasuruar perbindeshat e pasur kapitalist.

Stop Fracking!

Shiko sa qeveri servile

Shiko sa qeveri servile __Para zgjedhjeve keta thoshin se do marin masa kunde rketyre kompanive
Tani gjasme do ngrene stacione sizmike per te matur tronditjen

Ore vella i dashur , menrya se si punon kjo kompania kanadeze eshte kriminale, dhe me deme per natyren tone _dhe qe ka shume mundesi te injektoje ndponje terment ne ate zone ,...

Ajo firme duhet larguar se vjedh naften qe eshte pasuri kombetare, dhe po shkateron jeten e njerezve tane atje duke krijuar termete artificiale __Kjo eshte skandaloze

Edhe shtypi shume gabim qe nuk e trajton kete ceshtje me force ______Ata ambjentalistet me Sazan Gurin ne krye te mos rijne indifernete , por te organizojne proteta te fuqishme kunder kesaj kompanie kriminale

C'eshte kjo qe ndodh aty ? __Eshte frike te kete ndonje pasuri nen toka jone se do vijne ta rjepin te huajte duke na shkateruar edhe jeten tone __Kjo eshte e pa-imagjinueshme ....nderkaq qe ky pordhaci qe eshte ne krye na hedh vallen e Napolonit --Hajde kryeminsiter , hajde !

Add new comment