Shqipëria në prag të statusit. Mbetet vetëm problemi i çrrënjosjes së komunizmit

Seanca parlamentare e ditës së sotme e ka vënë në plan të parë sërish Enver Hoxhën. Është ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai që në fjalën e tij, rimori akuzat për atë që mund të quhet “rehabilitim” i figurës së Enver Hoxhës, sidomos me prezencën e portretit të tj në festat e nëntorit. “Kur unë thosha që ky zotëri kishte at shpirtëror Enver Hoxhën, ju nuk e besonit, se dilte edhe me çitjane ndonjëherë. Po ja ku përdhosi Facebook-un duke shpërndarë në të katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës”, tha Berisha. Shfaqet këmbëngulës kështu, ish-kryeministri në akuzat e tij 20 vjeçare ndaj socialistëve. Ndaj edhe meriton një renditje leksikore ky bagazh emërtesash: Sigurimi i Shtetit, nomenklatura e kuqe, etërit dhe bijtë, bllokmenë dhe bllokqenë, banda e pushtetarëve të sotshëm, kallash-parlamenti, ansambli “Babëzia”, për të bërë një pushim të detyruar me ish-kreun e socialistëve, Fatos Nano, të cilit ia kurseu ‘enverizmin” për t’i dhuruar nofkën “Padrino”. Është një sinjalistikë verbale e komunikimit politik të këtyre viteve, e cila shërben si sistem referimi dhe si përkufizues i një të djathte që deri më sot ka një dimension të qartë ideologjik: antikomunizmin i barazuar në mënyrë të rrejshme me antienverizmin. Si për ironi, po sot, në gazetën “Shekulli” është prezantuar një tjetër antienverist(!) i njohur: Ramiz Alia. Gazeta boton një intervistë të vitit 1991 të ish-presidentit, ku dallohen qartë dy tituj. I pari: “Enveri qëndroi gjatë në pushtet dhe bëri shumë gabime” dhe i dyti: “Alia: S’kam qenë stalinist”. Dy pohime që me sa duket dëshmojnë minimalisht se vetë Enveri nuk ka qenë vigjilent me bashkëpunëtorin e vet më të afërt, pra jo aq enverist sa duhej.
s.z
Comments
Ju lutem mos u merni më me
<p>Ju lutem mos u merni më me këtë përbindshëm ky pa tjetër duhet të vejë tek 7 penxheret e Misirit sa më shpejtë që të jeë e mundur</p>
Add new comment