Paketa Antikorrupsion, Naço: Megjithë rezervat e ndërkombëtarëve, do ta miratojmë

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 08:44

Paketa Antikorrupsion e përgatitur nga qeveria, ka hasur kundërshtime e vërejtje si nga OPDAT, misioni amerikan për drejtësinë penale, edhe nga OSBE-ja. Por në komisionin e ligjeve ministri i Drejtësisë Naço nuk pranoi asnjë nga vërejtjet e dy misioneve. Kështu, amerikanëve nuk u ka pëlqyer zgjerimi i kompetencave për Prokurorinë dhe Gjykatën e Krimeve të Rënda,  pasi ndër të tjera centralizimi rrezikon përdorimin politik. Por për ministrin, Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda janë histori suksesi; kjo paketë ka trembur disa që nuk flenë rehat dhe “besoj që nuk kanë për të fjetur rehat, se përsa kohë shteti është në këmbë, vonon, por nuk harron". Naço u tregua i palëkundur në fjalën e tij: “Unë do t'i falenderoj partnerët për ndihmën dhe kontributin që japin, por në fund të fundit janë prokurorët dhe gjyqtarët ata që do të zbatojnë ligjin. Ata nuk mund ta kuptojnë që një prokuror me presionin më të vogel mund ta dorëzojë detyrën në Vlorë dhe thotë të vijë ai nga Tirana, sepse unë nuk e bëj dot dhe nuk besoj që përqëndrimi në një dorë do të ketë ndikim politik", theksoi Naço.
a.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

A thua valle ta kete per Like floririn kete punen e gjumit ?

Submitted by Vaska (not verified) on

ta miratoni o, posi. shyqyr qe ju kemi juve te lsi qe mendoni per ne. te na rroni sa malet te na rroni.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ne kete menyre jo vetem nuk duan qe te luftojne korrupsionin por te perdorin Prokurorine dhe Gjykaten e Krimeve te Renda per revanshe politike. Keta nuk duan drejtesi por hakmarrje e larje hesapesh me kundershtaret e tyre dhe jo me kot kane marre kritika te forta nga OSBE e SHBA. Miratimi i kesaj pakete keshtu sic e kane konceptuar rrezikon te shkaterroje  ekuilibrat brenda sistemit te drejtesise.

Kjo sjellje me mosperfillje eshte nje minus per politiken shqiptare ne arenen nderkombetare. Kryeministri Rama po konfirmon gjithnje e me teper se edhe pse iku nje Berishe ka ardhur nje tjeter pak me i ri e me butaforik.

Nese nje qendrim te tille do ta kishte mbajtur qeveria Berisha mediat do te kishin shkruar kunder artikuj pa fund.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.