Ish-Ambasadori i Berishës në Beograd firmosi që t’u heqë tekstet shqipe preshevarëve

Televizioni “A1 Report” publikoi ditën e sotme dokumentin zyrtar që tregon se ish-ambasadori i Shqipërisë në Beograd ka firmosur për heqjen e simboleve kombëtare nga tekstet në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Bëhet fjalë për një shkresë zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Beograd që mban datën 3 prill 2011 e nënshkruar nga vetë ish-ambasadori shqiptar Shpëtim Çaushi.
Dokumenti u bë publik nga Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe Prof. Dr. Sulejman Abazi, të ftuar në “A1 Report” për të folur mbi protestat e ditëve të fundit në Luginë.
Mijëra shqiptarë dolën në protestë më 28 nëntor, duke kërkuar të respektohet e drejta e tyre për të përdorur simbolet kombëtare.
Shkresa i drejtohet Këshillit Nacional të pakicës shqiptare në Luginën e Preshevës, Milan Markoviç, ministër për të Drejtat e Pakicave në administratën shtetërore dhe vetëqeverisjen lokale si dhe shefit të atëhershëm të OSBE-së në Beograd, Dimitrios Kyprios.
Pikërisht ky vendim, për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe ambasadori Çaushi, i jep mundësinë Beogradit të ndalojë hyrjen e teksteve shqipe në Luginë.
Në fillim të tetorit të këtij viti 6 mijë tekste shkollore në gjuhën shqip u bllokuan nga autoritetet serbe në fshatin Raincë të Preshevës, çka nxiti edhe reagimin e banorëve të Luginës.
k.c.
Comments
Po lerin keta or burrat e

Po lerin keta or burrat e dheut, jo berisha jo ambasdori i Berishes jo armiqte etj, Keto jane teori konsiprative te atyre qe nuk ja duan te miren demokracise. PO shikoni or burrat e dheut, gazetarë dhe blogmunë, intelektualë dhe gjithë te mençurit e Shqipëise seç ça tmerre po na sjell ai Rama, po na prish demokracinë more,, i hoqi themelet e gardhit të kryeministrisë, a keni a skeni sy në ballë. Po çmonton shtetin shqiptar, kurse ju keni merak për Luginën e Presheves, Bujanovcin dhe Medvegjen. Lërini ata se jane mire. Ne fund të fundit ça bëri Çaushi i Berishësh? Ja atë bëri që do të bënte i gjithë grupi i jeniçerëve berishianë. Ja hoqi simbolet shqiptare! Mirë bëri çi donin ata?. Më mirë nxirrni atë Berishën dhe ruajeni se Rama ëshët gati për të na rrembyerë fitoret e demokracisë!

dardan o injorant.ti nuk e

dardan o injorant.ti nuk e mban mend kryeministrine pa hekurat rrethues.ate rrethim e beri nano se berisha nga vicidoli bashke me prinderit e tu sulmuan kryeministrine me arme.po injoranca kaq jep si puna jote qe krahason te drejtat e njeriut si pakice qe jane ato te lugines se presheves me rrethimin e kryeministrise qe eshte dicka estetike per pamje nga jashte

Simbolet kombetare jane nji

Simbolet kombetare jane nji gja dhe tekstet e gjuhes (shqipe etj) jane nji gja krejte tjeter.

o pule çka ke dash me thon or

o pule çka ke dash me thon or taj??

mos ji kaq i koncentruar se stë kuptojna dot!!
zbërtheje pak këtë fjali subliminale që na ke shkru!!

or taj sjem aq t'qut sa taj!!!

Në qoftë e vërtetë ky i pa

Në qoftë e vërtetë ky i pa fytyrë i duhet ti hapet një dosje dhe të jetë në ndekje penale deri sa të dalë e vërteta dhe në qoftë e vërtetë të dënohet në maksimum që thotë ligji

Ja edhe nje tjeter element qe

Ja edhe nje tjeter element qe duhet te prehet ne burg per veprimtari anti-shqiptare! Por mos te harrojme se ky eshte vegla qe dora - ministri i jashtemi asokohe, e ka perdorur per llogari te bandes serbe te komanduar nga Dr. Penicilina - spiuni i Beogradit.

Ah edhe diçka, komentuesi Dardan, shkruan nen nje ip serbe, konkluzionet nxirrini vete!

Add new comment