R. Haradinaj përgënjeshtron median (në fakt, veten) pas deklaratës se “nuk di pse është mysliman”

Postuar në 25 Nëntor, 2013 12:16

Ramush Haradinaj nuk ka pritur gjatë për të bërë një hap prapa pas deklaratës që bëri, e që ne të respublica-s e raportuam gjatë paraditës së sotme. Nga një video që është publikuar, rezulton që ai të ketë thënë në një tubim se “familja ime për gjenerata ka qenë katolike; nuk di pse [duhet të jem] mysliman; kurrë nuk kam qenë në xhami”.  Ky qëndrim ka bërë shumë jehonë, dhe është pikërisht kjo jehonë që e ka bërë Haradinajn të urdhërojë zëdhënësit e partisë së tij të dalin me një deklaratë përgënjeshtrimi a saktësimi. “Fraza e Haradinajt është shkëputur nga konteksti”, është thënë në një deklaratë të AAK-së, dhe është vijuar: “[ky operacion mediatik] është bërë për qëllime spekulative”.

Në gazetën Express është publikuar dhe një opinion i Anton Berishës, i cili ka dashur qysh në titull që të minimizojë e zhvleftësojë efektin e deklaratës së Haradinajt. “Nuk e di pse jam katolik (mysliman)!?”, është titulli i këtij opinioni, në të cilin polemizohet me ata që janë ndalur më tepër se sa duhet tek kjo thënie e Haradinajt. Autori Anton Berisha është anëtar i kryesisë së AAK-së.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tan Lepuri (not verified) on

Keta politikanet bejne double talk. Kur shkojne ne Perendim hiqen si kaure, por ne Kosove duhet te dalin si muslimane pse perndryshe i vret opinioni. Edhe Ramushi kur ishte te neokoni amerikan David L. Phillips qe e kishte ftuar u hoq si kaur, ama ne Kosove ky flet ndryshe. Tani a eshte kaur apo musliman kjo eshte nje pune e veshtire per tu percaktuar. Ama keta po ja marrin doren Berishes ne Shqiperi qe ketej i thoshte Papes qe jemi me ju e me Skenderbeun, e ne Turqi i thoshte turqve qe jemi nje gjak.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Edhe Erdogani tha se Kosova asht Turqi dhe nji dite mbrapa tha se e ka perkethye gabim perkethyesi. Ha,ha,ha.

Tamam pune turqish.

Submitted by ah Pali, Pali (not verified) on

Sa mire qe kajher japin lajme me teme fetare, se ndryshe bahena marak se ku ka humb Pali.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sa te paqarta i ke pikpamjet tueja qe shkemben ose barazon Turqine me fene islame.

Mos u anko se un tashti po flas per islamin te cilin un as e permenda, por te kruhet ty qe un te flas per islamin. Po ta plotesoj deshiren.

Po te ishin e njajta gja Turqia dhe Islami, ateher shqiptart kur luftuen kundra Turqise duhet te kishin luftue edhe kundra Islamit dhe kur festuen pamvarsine e Shqipnise nga Turqia, ata duhet te festojshin edhe pamvarsine nga islami.

Ne thelb ti ke te drejte se Tuqia solli ne trojet shqiptare islamin, i cili me klerin e tij renegat ishte vegla pushtuese edhe shpirtnore e shqiptarve kristjan te konvertuem ne islam. Tashti del nevoja e shkeputjes edhe nga islami sepse islami nuk asht fè, por asht teo-kraci dmth lidhje organike fè-pushtet, fè-sheriat.

Submitted by Vaska (not verified) on

Lajmi këtu është që ky mavria, kur e hap gojën e lëshon zërin, herë herë i del edhe ndonjë tingull në formë fjale.

Kusuri pastaj...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.