Kuotat e Presidentit Obama vazhdojnë thepisjen…

Postuar në 22 Nëntor, 2013 08:18

Rezultatet e fundit të sondazhit periodik të rrjetit televiziv CNN tregojnë se kuotat pozitive të Presidentit Obama kanë kapur minimumin e tyre historik, pas problemeve të hasura në zbatimin e ligjit të ri mbi siguracionet shëndetsore. Kalimi i këtij ligji konsiderohej si arritja më e madhe e Obamës deri më sot.

Sipas sondazhit, vetëm 41% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për punën e Presidentit Obama, nga 44% para një muaji. Nga ana tjetër, rekord ka kapur edhe kuota negative e Obamës, 56%, ndërkohë që vetëm 3% e të anketuarve kanë opinion asnjanës. Në javët e para të Obamës në Shtëpinë e Bardhë (shkurt 2009) kuota pozitive ishte 76%, ndersa kur u rizgjodh (nentor 2012), ajo ishte në nivelin 51%. 

Rënia dramatike e Obamës në sondazhin e CNN-it shpiegohet kryesisht me ndryshimin e opinionit për të tek votuesit demokratë – aktualisht, çereku i demokratëve kanë opinion negativ për udhëheqësin e partisë së tyre, ndërkohë që në fillim, të gjithë kishin opinion pozitiv.

Kampioni i sonduar përbëhet nga 843 të anketuar periodikisht me telefon, ndër rreth 210 milionë amerikanë mbi moshën 17 vjeç. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e plotë është +/-3.5%.

E.Zaloshnja

Më gjerësisht: http://i2.cdn.turner.com/cnn/2013/images/11/21/11-21.poll.pdf

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Kete mandat do ta coje deri ne fund dhe nuk do te konkuroje me(pervec ne rastin e ndonje lufte globale)...prandaj mendimi i opinionit publik nuk ka asnje vlere pervec asaj statistikore...!</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Per Obamen personalisht mund te mos kete asnje vlere apo rendesi, per Partine Demokrate ka shume.</p>

Submitted by Redi (not verified) on

<p>Eh statistika jane....do bjer popullariteti i tij dhe do ngrihet. Ngelen edhe 3 vjet per te dhe ne keto tre vjet ai do bej shume gjera. Por gjeja e pare qe i duhet eshte qe demokratet e tij te marrin Dhomen e Perfaqsusve nga Republikanet dhe te rrisin kontrollin ne Senat. Po beri keto te dyja ne 2014 atehere ai do permbushi axhenden qe ka per termen e dyte. Ne qofte se ajo ai do ti kthehet kompromisit.</p>

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Presidenti me kot qe ka pasur SHBA ndonjehere. Flet shume e s&#39;thote asgje, mundohet te krijoje pershtypjen se po ben ndonje gje te madhe, por eshte si puna e asaj fjales qe thote &quot;U mbars mali e polli nje mi&quot;.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.