Aksidentohet rëndë dhe humbet jetën deputeti i PD-së Sokol Olldashi

Rreth orës 21: 20 në vendin e quajtur Lapidari i Kërrabës është aksidentuar deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Sipas Top-Channel, makina e aksidentuar, me targa AA 003 HN ka dalë nga rruga pasi dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin. Në informacionet e fundit, nga media si Ora News dhe News24 bëhet e ditur se Olldashi ka humbur jetën. Po kështu edhe kanali Top-Channel ka publikuar lajmin e vdekjes, që deri në këtë moment mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Në vendngjarje ka shkuar Prefekti i Tiranës, deputeti Flamur Noka si dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
s. z
Comments
E tmerrshme
E tmerrshme
pse e tmerrshme??? Aksidente
<p>pse e tmerrshme??? Aksidente ndodhin perdite ... . </p><p>Zoti e paste meshiru ate dhe ne te gjitheve kur te na vije vdekja.</p>
Add new comment