Një mit i medias dhe kinemasë që ende riciklohet

Afrimi i 23 nëntorit rizgjon memorien amerikane për vrasjen e ish-presidentit John F. Kennedy. Ky i fundit mbetet një figurë, vlerësimi për të cilin luhatet mes analizës objektive të fakteve politike dhe institucionale të konsumuara nën përgjegjësinë e tij dhe mitit, kryesisht televiziv, të një ikone të lirisë. Madje, Hollywood-i, bashkë me ekranizimin e vrasjes, njëfarësoj ka bërë edhe një ngjyrosje idilike të presidencës së Kennedy-t, e cila për historianët është shumë më e ndryshme nga sa tregohet. Një film i ri është realizuar edhe këtë vit, “Parkland”, me protagonist Tom Hanks, i cili e ndërton ngjarjen në spitalin ku ish-presidenti u shtrua menjëherë pas atentatit. Është një qasje në përjetimin dhe dinamikën emocionale të asaj dite tragjike. Thuajse të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe e mirënjohura “The Washington Post”, që ka risjellë artikullin e datës 23 nëntor 1963, i përshkruar nga një frymë e fortë indinjimi. Artikulli meriton të lexohet (linku: http://www.washingtonpost.com/blogs/post-partisan/wp/2013/11/19/our-president-is-dead-how-the-post-reacted-to-john-f-kennedys-assassination/), jo vetëm si dëshmi, por edhe si një mënyrë për të kuptuar si u krijua miti i presidentit të ndershëm dhe të drejtë.
s.z
Comments
Muc. Filmin JFK e ka bere
Muc. Filmin JFK e ka bere Oliver Stone, j Hollvudi dhe enshte nje nder filmat me te censuruar sepse eshte shume afert te vertetes te Kenedit. Pra nuk ka mitizime.
Add new comment