Holanda nuk e do Shqipërinë në BE, mund të vërë veton për statusin kandidat të saj në dhjetor!...

Postuar në 15 Nëntor, 2013 13:21

Sipas një lajmi të dhënë nga gazeta De Telegraaf, thuhet sensacioni se Holanda mund të vërë veton për statusin si vend kadidat të Shqipërisë në BE, duke bërë pluhur e hi çdo ëndërr dhe përpjekje për në dhjetor të këtij viti. Me titullin “Holanda nuk e do Shqipërinë në BE”, kjo gazetë shkruan se shumica e TK (Dhoma e Dytë e Parlamentit, pra pa Senatin), është kundër dhënies së statusit kandidat.

Po në të njëjëtën linjë është edhe ambasadori i Holandës Martin De La Bej që ka thënë gjatë konferencës kombëtare të anti-korrupsionit se imazhi i Shqipërisë ka shumë punë për të përmirësuar. Duke marrë në analizë qëndrimet e politikës holandeze, sipas TCH, që i referohet De Telegraaf, qeveria e Holandës kërkon më shumë progres nga Shqipëria përsa i përket reformave, por nuk e përjashton dhënien e statusit të vendit kandidat, janë grupe politike të tjera që nuk duan që Shqipëria “të kalojë klasën pa meritë”. “Veç zgjedhjeve, Shqipëria s’ka bërë asgjë. Vendi është i zhytur në korrupsion dhe krimi i organizuar duket i pamundur për t’u shkulur dhe pastruar”, thonë këto grupe.

“Vendi nuk është gati. Për më tepër, Europa nuk e përballon dot edhe një vend tjetër të dobët anëtar. Mësimi nga hyrja e Bullgarisë dhe Rumanisë është që vendet nuk duhet të anëtarësohen shumë shpejt sepse mundësitë absorbuese të BE-së janë të ezauruara. Por Komisioni Evropian është kaq i pasionuar pas zgjerimit, saqë po përsërit të njëjtin gabim. Këtë nuk mund ta lejojmë”, ka deklaruar deputeti Mark Verheijen.

Megjithatë parlamenti i Holandës nuk e ka marrë ende një vendim përfundimtar, se cila do të jetë vota e dhjetorit për statusin e Shqipërisë dhe vijimin e rrugëtimit europian.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Qytetaret Shqiptare masivisht duhet te bojkotojne mallrat dhe sherbimet hollandeze duke filluar nga Heineken Amstel etjj etjj. Si hap I pare.

Submitted by bbb (not verified) on

Une them edhe tifozat Shqiptare qe bejne tifoz per kombtaren hollandeze duhet ta bojkotojne tifozllekun e tyre...

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo eshte prapaskene e ofertes amerikane per armet kimike.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Ky lajm ka dale para disa ditesh ne fakt (tek gazeta Tema, nese nuk gaboj); pra ajo qe ben efekt eshte koha e publikimit prej ResPublica-s.
Per vonesen e statusit nuk shqetesohem...as jemi ne standarte dhe as na prish pune, po te jemi ne standarte...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Qendrimi i Holandes mue personalisht me duket objektiv dhe bindes.

Submitted by bbb (not verified) on

Pa u fut Ilir Koklopa ne burg...nuk na fut njeri ne Evrope...shtet ku kryeparlamentari eshte kryehajdut...?

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Padyshim qe Shqiperia ka shume per te bere per tu anetaresuar ne BE, por une do te shtroja nje pyetje, "Ç'e keqe i vjen shqiptareve po nuk u bene kandidate ne dhjetor, apo edhe pas nje viti, ose dhe me vone?"

A mos valle do te ishte me mire sikur te rregullonim punet tona njehere, te rrwgullojme shtepine tone, e pastaj te mendojme per tiu bashkuar te tjereve.

Nje shtet ligjor, nje vend mundesisht ekologjik, me plazhe, dhe disa industri qe nuk kerkojne kapital te jashtezakonshem (bankat me lehtesira per depozituesit, shtepi pensionimi me sherbim spitalor per te huajt, nje qender e mbyllur kazinoje me akses ne aeroport, sigurisht edhe me Lazaratin, por qe paguan taksa) do ta benin Shqiperine te ndjehej mire edhe jashte nje klubi te tille per do kohe.
Atehere do mund te negocjohej ndryshe.

Submitted by Llogaritari (not verified) on

Na u be vone se s'na duan keta pedofilet......

Submitted by Call of Duty (not verified) on

Vendi i hashashit dhe prostitucionit!!! Po na tregon si te permirsojme imazhin?

Submitted by Pirro (not verified) on

Edhe hashashi duhet vleresuar, e kam seriozisht, sidomos pas tradites 20 e shkuar vjeçare me te!  Kanabisi(apo Marijuana)eshte nje bime mjekesore padrejtesisht e ndaluar ne thuajse gjithe Boten, nga perdorimi i se ciles akush s'ka rrezikuar jeten, perkundrazi... Kjo duhet shfrytezuar maksimalisht sepse po ta ligjeronim duke ia lene monopolin shtetit shqiptar, Shqiperia do te fitonte miliarda pa patur me te voglen pasoje sociale! Mendoni sa miliona turiste nga mbare Bota do te vershonin ne Shqiperi. Mendoni gjithashtu sa miliona do t'i kurseheshin shtetit ne operacionet e forcave te rendit qe pas legalizimit do te perqendroheshin tek krimi i organizuar.

Shtetet qe e kane legalizuar(po shtohen gjithnje e me shume)nuk jane penduar aspak, perkundrazi, atehere çfare pret... Shqiperia!?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Zvicra nuk eshte antare e BE. Nuk i ka gjetur gje zviceranet nga kjo pune. A jemi te zot ne shqiptaret ta bejme Shqiperine si Zvicra? Tashti qe shpetuam nga katastrofa kimike, nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames dhe Ilir Metelikut perpara per fitore te reja. Poshte Imperializmi Amerikan, Europa te na rruaje prapanicen. Kur te vije puna qe ne te jemi kopesht i lulezuar ne breg te Adriatikut, Europa do te na lutet te behemi antare, por ne do ti themi "Hip ketu te shikoç Stambollin" dhe fup me ne fund Turqia do te behet antare e BE. Keshtu me kete rast u japim nje dore edhe vellezerve turq qe plasen te hyne ne BE, po ata qarratallaret e Brukselit nuk i qasin.

Submitted by Pirro (not verified) on

Nuk e kuptoj fare kete frenezine e anetaresimit ne BE. BE-ja sjell disa te mira por edhe shume te keqija, vende si Zvicra e Norvegjia nuk e ndiejne fare nevojen e anetaresimit ne BE; çfare kane me shume se ne keto? Bankat, industrine e oreve, natyren, naften, gazin, lenden drusore apo peshkun? Shqiperia ka nje nentoke te pasur per t'u patur zili nga keto vende; Shqiperia ka turizem malor e bregdetar, ka bujqesi qe i ploteson me se miri nevojat e popullates, ka diell, ere e ujera te mjaftueshme per te ngritur nje industri te energjive te pastra qe do te furnizonin gjithe Ballkanin me energji elektrike fitimprurese. Shqiperia ka nje histori te lashte qe po te vleresohet siç duhet, krijon nje turizem te mirefillte e per rrjedhoje me mijera vende pune. Po te ndryshonim sjellje, mentalitet dhe sidomos te ngriheshim pak nga ana kulturore, parajsa do te gjendej ne Shqiperi njelloj si ne Zvicer e Norvegji dhe BE-ja do te na lutej te anetaresoheshim ne te, siç vazhdon ne beje prej kohesh me Zvicren e Norvegjine.

Anetaresimi ne BE nuk do t'i zgjidhte problemet tona siç nuk po zgjidh problemet e anetareve te varfer te Bashkimit Europian, Rumanise dhe Bullgarise! Bile do te shenderroheshim ne koshin e pleherave te anetareve te pasur!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është ndo një gjë e madhe sepse nuk na dashka një shtet apo dy gjëja më e madhe është që të regullojmë shtëpinë tonë dhe po e aritëm këtë të gjithë të duan dhe të bëhen shokë dhe mbas kësajë është në dorën tonë se kë do pranojmë për shokë se komshiun nuk e kemi ne në dorë ta zgjedhim prandajë të vëmë të gjitha forcat për të regulluar sa më shpejtë që të jetë e mundur shtëpinë tonë dhe bollë me sharje dhe ofendime se nuk regullojmë gjë por prishim

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.