Rama kthehet 180 gradë; dhe gjasat janë që të ketë dalë më i fortë nga kjo histori
Postuar në 15 Nëntor, 2013 11:00
Rama bëri prapakthehu. Shqipëria nuk do të pranojë idenë e asgjësimit të armëve kimike. Ai e tha këtë dje, në orën 17.00, orë që që e kish lajmëruar me dinakëri për të mbarsur opinionin publik me kërshëri e interes. Fjala që ai mbajti para gazetarëve mund të jetë një nga momentet televizive me shikueshmëri më të madhe në historinë e televizioneve shqiptare. Rama denoncoi pjesën anti-amerikane të shoqërisë, ku përfshiu dhe opozitën, shpjegoi pse ai ra dakord në parim me idenë amerikane, bëri transparencën e procesit, gjë që i është kërkuar, dhe në fund i tha “jo” këtij procesi. “Shqipëria nuk i ka mundësitë për ta bërë këtë”, tha në thelb ai.
Pothuaj gjatë gjithë kohës, u përpoq të komunikonte me protestuesit, të cilët i quante si njerëzit e vet. E gjasat janë që të shumtit të kenë qenë votues të tij. Janë këta të funditqë nuk janë zhgënjyer nga Rama. Në rrjetet sociale, menjëherë pas fjalës së tij, po shfaqen komente të shumta që për titull mund të kenë frazën “Bravo Rama!” Nuk mungojnë dhe komente mosmiratimi, sidoqoftë.
Re.Pu.
Comments
Submitted by A (not verified) on
Shumë për bazë i merrni këto budallallëqet e rrjeteve sociale. Megjithatë që Rama del më i fortë nga kjo del. Jam kurioz si do ta kundërshtojë Albi këtë.
Submitted by shoku i Albit (not verified) on
doli i perdhjere fare dhe vazhdoi te ofendoje njerezit e tij duke i konsideruar haptazi si syleshe te genjyer ngaopozita nderkohe qe te gjithe e dime qe kjo proteste qe mori permasa eksplozive sidomos dy ditet e fundit as lindi nga opozita dhe as mund te kthehej ne pronesi te opozites. Per me teper pranoi se po thoshte jo i zbythur nga presioni popullor e jo nga bindja e tij personale. Leaderi me i dobet qe Shqiperia ka patur ndonjehere
Submitted by salih ram_adani (not verified) on
ti shoku i albit qenke me yyyy...se vete albi. hallall voten qe i ke dhene salihut
Submitted by shoku i Albit (not verified) on
vota ime eshte e shenjte i nderuar nuk kam pranuar ta jap deri me sot as per nevojtore si saliu dhe aq me pak per halera mashtruese deri ne palce si rama. Uroj qe ti neser ta behesh politikan aq i zoti sa per te te votuar por nisur nga cektesia e mendimit qe shfaq ke me pak gjasa sesa vete rama per tu shnderruar ne leader historik te shqiptareve. Te rrofte rama e te vdekte saliu
Submitted by A (not verified) on
Do të pres dhe Artan Hoxhën që të zgjedh mes të dyve argumentin më të fortë.
Submitted by shoku i Albit (not verified) on
te jesh i sigurte se do presesh shume me pak sec prite jo-ne e atij qe nuk meriton te udheheqe vendin. PS ka plot vlera politike pse nuk e kerkoni gjetke udheheqesin???
Submitted by loni (not verified) on
Lideri me i mire dhe me modern, politikan klasi dhe i pakrahasueshem me kriminelet qe populli i hodhi ne plehra me 23 Qershor 2013.
Submitted by shoku i albit (not verified) on
lum ti per modestine mjerane qe ke ne pritshmerine ndaj politikes dhe mjere ti per konceptet e tua mbi modernizmin dhe klasin e larte ne fushen politike o fshatar 24 karatsh. Nese ky vend eshte sunduar perhere nga diktatore arsyeja jane delet miope si puna jote.
Submitted by Anonim87 (not verified) on
Jam shume dakord qe Rama doli i dhjere pasi besoi shume te llafollogjia e ministrave te showeve, por te pakten mendoj se ka mesuar qe nuk mbushet arka me foto "si e la Saliu", me ministra qe kerkojne Camerine dhe ketej llap ne France, me Tahirlla qe quan arritje luften mbi Policine kur edhe nje Drejtor Policie nuk mer sa çmerr nje specialist i thjeshte te tatimet! Per te mos folur per gjykatesit e prokuroret qe i ha mune se nuk e terheqin fare rrogen!
Kur nuk man dot presionin e Grekut dhe te Zirkon dishes lerini Show-et me police femra!
Me vjen sinqerisht shume keq per tere ato leke dhe Edin! Edi ne pozita nuk eshte bere me i forte ama situata do e beje me te forte
Submitted by leon68 (not verified) on
Kjo eshte bukuria e demokracise.
Submitted by fatmir mehmeti (not verified) on
po kjo eshte bukuria e demokracise, qe fiton shumica edhe kur e ka gabim. dhe shqiptaret deri me sot kane zgjedhur gjithmon gabim. kjo me bind dhe per kete zgjidhjen e fundit, qe ja keni fut kot fare o shqiptare. sa me shume te sigurte te jene shqiptaret per nje ide, aq me e rendesishme eshte qe te behet e kunderta e saj. kjo eshte menyra me e mir per tu zhvilluar.
Submitted by Albi (not verified) on
Po si mund te dilte ndryshe sipas Respublices? Nuk do kishte kuptim jeta sikur te dilte i dobet sipas jush.
Submitted by ILIRET (not verified) on
Shqiptare! Hani buke me gjize tani! Gjizen e dhise te Berishes. Asnjehere nuk e kemi pranuar nje plan "MARSHALL", per Shqiperine. Dhe mos hypni neper makina, sepse rrezikoni tragjedine te beni aksident dhe te vdisni. Injorante....
Submitted by bbb (not verified) on
Une jam i merzit se na mberi Arrxhiu pa biznes ne Qaf Molle...
Submitted by Gjon (not verified) on
Shume prej mbeshtetesve te tij  qe deri dje nuk lane gje pa i thene per armet kimike, sot po e ngrene ne qiell nga adhurimi. Rilindje= dallkaukllek. Nese ka njerez qe edhe pas gjithe ketij bllofi vazhdojne t'i besojne, atehere me te vertete nuk duan te shohin ne sy realitetin.
Submitted by Shkodrani (not verified) on
Absolutisht vendim i drejte, dhe padyshim do te jete shume pozitiv per Shqiperine dhe kryeministrin e ri.
Ju lutem gjeni nje menyre per tia qepuren gojen atij te cmendurit qe vec cirret nga Facebook ne parlamen e ne rruge, pengmarresit te se ardhmes se femijeve tane, vrasesit te shqiptareve.
Submitted by Anonim (not verified) on
Shyqyr qe kemi Ramen Kryeminister qe na shpetoi prej Rames! Mendoj se edhe demostratet jane ndjere te perkedhelur nga Rama ngaqe sipas Rames ai eshte krenar qe Protestuan kunder Rames!?
Hej pike e zeze sa popull budall qe jeni bere. Rilindja e "dynjase gjytyryme"!
Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on
Rama nuk ka dale ma i forte nga kjo histori, por ma me mend ne krye.
JO-hi duhej thane menjihere nga Rama dhe jo mbas protestave popullore.
Submitted by Zapbone (not verified) on
Zbrasje e te gjithe karikatores emocionale, akuza te pa baza, sulme dhe gjuhe te palatuar e kultivuar, shigjeta urrejtje, donkishot ne poza skeci, argumente narciziste, aktor artistik dhe jo politik, genjeshtar qe dhe pse tenton ta fshehe dhe pas nje mije betimeve e perbetimeve nuk e fsheh dot prej unit te egos, arrogant pa limit, dhe te gjithe keto bejne e perbejne varjetene e ketij narcizi qe mbajti nje vertikale fjalimi nga Olimi politik prej Zeusi me ne vdektaret te genjyer e manipuluar e te paditur. Asgje te sinqerte prej njeriu te mire, po vetem fraza akuze e killer, cdo gje verbale e vertikale per ne budallenjte qe nuk na e rrok mendja diminesionin e tij. Atakime, artikulime e retorike olimpike vetem e vetem per te mos vene shenjen e barazise ne komunikim, dhe jo falje per shqetesimet qe na solli. Nobody is perfect nuk ekziston per politikanet tane ne pergjithsi, por kur flitet per udheheqesit ato jane te persosur dhe te pagabueshem boll te numerosh me rradhe. te gjithe na e kane bere jeten te lumtur ne budallenjve. Eshte privilegj dhe fat i papare qe kemi udheheqes te tille te pa gabueshem dhe duhet ti heqim kapelen dhe ti jemi mirnjohes. Mer e bej TRANSPARENCE ne cdo gje, dhe konkurse per postet e punes dhe mos na hidh Hi syve. Pa goje te le dhe formulimi apo komenti i respublica-s dhe nuk e nderon faqen
Submitted by katarakti (not verified) on
Po vazhdoi keshtu, Rama e ka keq punen. Edhe ne bashke me te. Na mori lumi na mori.  Piket e tij jane sot nga me te lartat ne opinionin publik. Dhe ato te Sales, Lulit dhe kompani nga me te ultat. E keqja eshte se po vazhdoi keshtu pas 4 vjetesh as nuk do te kemi fatin te kemi me opozite ne parlament. Por vetem disa OJQ  qe do e mbajne veten per parti. Ky ishte lideri per te cilin kishte pritur dhe ka pasur nevoje vendi qe nga koha e Skenderbeut. Zoti te dhente jete o Edi Rama. Per te miren e Shqiperise.
Submitted by matteo (not verified) on
Kur ka ende shqiptare, qe ndjekin nje ish-kryeminister, qe s'e di se nuk eshte me kryeminister, kesisoj bemash do te shohim ne kete vend te shkretuar, qe vetem bota mund ta ndreqe, se, sa per ne, me keq do ta bejme. Kur t'i vujne mendte gomarit, bari do te jete thare e shfarosur .
Submitted by Gjon (not verified) on
Ne fakt ka edhe nje qeveri dhe nje ekip "Rilindje"-je qe akoma nuk e ka kuptuar qe nuk eshte me ne opozite dhe ne vend  qe te merret me Berishen duhet te merret me problemet e vendit. Pushteti nuk iu dha per te shfryre inatet me Berishen por per te punuar ne te mire te te gjitheve te majte, te djathte, te bardhe, te kuq, te zi.
Administrimi qe ju be ceshtjes se armeve kimike tregoi se sado ta lyesh gomarin ate nuk e ben dot zeber
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.