Lajmi për tërheqjen e Tiranës, VOA shton fjalinë "por qeveria saktëson se vazhdon të jetë në kontakt"

Postuar në 14 Nëntor, 2013 14:12

Faqja online e Zërit të Amerikës ka update-uar informacionin në lajmin mbi tërheqjen e Tiranës zyrtare nga bisedimet për armët kimike siriane. "Qeveria shqiptare duket se mund tërhiqet nga bisedimet për shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e Shqipërisë, konfirmuan për Zërin e Amerikës, burime pranë qeverisë." - shkruhej më parë në këtë faqe. 

Ndërkohë tashmë është shtuar fjalia: "Ndërkohë që zyrtarisht, qeveria saktëson se ajo vazhdon të jetë në kontakt me palët e partnerët e që janë pjesë në këtë proces..."

Edhe një paragraf më poshtë, fjalive: Ndërsa një valë protestash përfshinë sot të gjithë vendin, qeveria duket se mund të tërhiqet nga bisedimet për mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike siriane në territorin shqiptar. Të paktën ky ngjan për momentin skenari më i mundshëm, i cili ju konfirmua Zërit të Amerikës nga burime të mirëinformuara pranë qeverisë shqiptare... - u është shtuar fjalia: "Megjithatë zyrtarisht qveria saktësoi se ajo vazhdon të jetë në kontakte me palët e përfshira në proces..."

a.n.

Comments

Submitted by ervini (not verified) on

<p>eshte nje turp qe shqiptaret vazhdojne ta marrin vesh te verteten nga zeri i amerikes , le monde etj. Eshte nje turp qe kur sheshet e Tiranes dhe qyteteve te tjera ja ne plot me njerez qe shprehen qartazi kunder pranimit te armeve kryeministri apo se paku nje nga kukullat e tij ministrore nuk japin prononcimin me te vogel per kete ceshtje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.