Të rinjtë nuk pranojnë Berishën e Bashën në protestë

Postuar në 14 Nëntor, 2013 08:01

Në prostetat që vazhdojnë në qendër të Tiranës kanë tentuar të afrohen dhe Sali Berisha e Lulzim Basha, por sipas shqiptares.com, kundër tyre janë lëshuar thirrje mosmiratimi. "Jemi këtu për t’u thënë jo armëve kimike, jo [mungesës së transparences]”, thuhet të ketë thënë Berisha, por në këtë moment, gjithnjë sipas gazetës së Bolino-s, është dëgjuar thirrja e shumë të rinjve: “Mos na e politizoni protestën”. Pas kësaj, Berisha e Basha janë larguar.

Citohet një i ri të ketë thënë: “Ne kemi ardhur kundër armëve kimike. Ikni politikanë. Mos u krihni bishtin, janë pazarxhinj. Ne jemi këtu dhe ata duhet të debatojnë në parlament. Ne nuk jemi këtu për politikë, por për qytetarët." Tema Online ka folur për të rinj që kanë ngritur gishtin e mesit në kohën që Berisha ka folur. Por agjencitë e tjera të lajmeve, sidomos ato që janë pranë opozitës, nuk e kanë dhënë ende këtë lajm.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Bravo i qofte protestuesve...Eshte mesuar shoku Sali per te perfituar nga protestat e te tjerave. Kujtoni si e coi shoku Ramzi tek studentet?? Por populli nuk ha bar...

Submitted by Zapbone (not verified) on

Virtutet me te bukura te rinise si: dashuria, besimi dhe shpresa, politika shqiptare i ka perdhosur ne pergjithsi, e ne vecanti sali Berisha. Asnje besim dhe asnje shprese me Sali Berishes dhe jo me dashuri. Qe te rilindim sali berisha dhe te gjithe ato qe kane abuzuar me ligjin duhet te pergjigjen ligjerisht.

Submitted by dritan (not verified) on

E pashe videon e Temes dhe pashe njerez qe therrisnin emrin e Berishes dhe ata qe nuk pelqenin pranine e tij. Mese normale ne nje proteste qe nuk njeh ngjyra !

Submitted by Leonardo (not verified) on

Më në fundë rina po zgjohet ky është një fillim i mbarë përshëndetje të RINIS

Submitted by geno (not verified) on

larg politika prej protestave civile,keta ''bojaxhinjt''qe lyejne gjithshka me blu te protestojne te selia e tyre dhe mos te harrojne qe  deri dje donin ta kthenin shqiperine ne kazan plehrash.JO ARMEVE KIMIKE

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.