Ekstradohet nga Greqia pas 9 muajsh Arben Frroku, autori i dyshuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt

Postuar në 08 Nëntor, 2013 13:15

Athina zyrtare, pas  9 muajsh nga vrasja e komisar Dritan Lamaj i ka hapur rrugë ekstradimit drejt vendit tonë të dyshuarit kryesorë të kësaj ngjarje, Arben Frroku. Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Policisë ka mbërriur në aeroportin ndërkomëbetar “Nënë Tereza” me avion nga Athina, pasditen e sotme, rreth orës 17:10. Nga aeroporti ku ishin vendosur forca të shumta sigurie, Frroku është shoqëruar për në burgun e sigurisë së lartë 302. Përveç Frrokut drejtësia shqiptare ka mundur të ekstradojë drejt vendit tonë mbrëmjen e të enjtes nipin e tij, Jak Jaku, i cili mendohet të jetë bashkëpunëtor i dyshuar në vrasjen e oficerit të lartë të policisë së shtetit. Të dy të dyshuarit do të vihen në dispozicion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’i marrë në pyetje dhe sqaruar pozicionin e tyre rreth kësaj ngjarje. Ndërkaq me interes është edhe dalja e tij përpara togave të zeza të gjykatës së krimeve të rënda për t’u njohur njëherë me masën e sigurisë që kjo gjykatë ka marrë, dhe më pas për nisjen e procesit gjyqsorë në ngarkim të tij.

Arben Frroku, vëllai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku, është i dyshuari kryesor i akuzës për atentatin e 24 shkurtit, ku Dritan Lamaj u vra përpara banesës së tij pranë KESH-it.

Zh.

Comments

Submitted by tani (not verified) on

ka lezet vendi me te tille deputeta..ne vend qe te kemi eliten ne kuvend kemi llumin..ska gajle se do behemi pas shume brezash ..

Submitted by Anonim (not verified) on

Pres me padurim qe Saimir Tahiri te nxjerre fotot e gjyqtareve ne parlament, pasi Frroku te dale i pafajshem!
Harrova se dhe foto nuk nxjerr dot, vellai Frrokut eshte ne Parlament

Submitted by Anonim (not verified) on

Sa keq!  Njeri vella ka marre rrugen e ndershme ne jete dhe ka  marre persiper te na integroje ne familjen europiane...ndersa ky tjetri udhen e gabuar...! Mbetet te shpresojme vetem qe te ndikoje tek Arben Frroku  vellai deputet dhe ta ktheje ne rrugen e duhur...

Submitted by Anonim87 (not verified) on

Sarkazem e bukur!
Eshte me e thjeshte ta mendosh qe vellai deputet, ishte ai qe kishte konflikt pasi ishte dhe pronar i universitetit Vitrina

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.