Armët kimike: Rama mes popullit dhe Perëndimit, Bushati “diplomatikisht” mundohet të gjejë mesataren

Postuar në 08 Nëntor, 2013 08:56

Mediat e huaja shkruajnë se problemi i demontimit të armëve kimike të Sirisë po sillet shumë vërdallë Shqipërisë së varfër. Armët e Asadit duhet të largohen nga vendi për t’i çmontuar. Po se ku, qeveritë e vendeve perëndimore po mundohen t’ua lënë vendeve më të varfër dhe më të dobët, siç është , fjala vjen, Shqipëria. Megjithëse e varfër dhe e dobët, një ndër tre vendimet e para të qeversisë Rama ishte mosimportimi i plehrave, që u prit mjaft mirë nga shoqëria civile shqiptare. Por tani, Edi Rama, ndodhet përballë sprovës më të madhe të karrierës së tij. Nuk bëhet fjalë më për importin e plehrave të plastikës apo të natyrave të ngjajshme, por për importin e plot 1230 tonë armë kimike! Nga anulimi i importit të plehrave nga të gjitha vendet perëndimore, tani këto të fundit “detyrojnë” Shqipërinë për të pranuar vendimin e dhimbshëm, por a do bjerë në grackë Shqipëria nën grackat e parave të shumta që na premtohen nga perëndimi, mbetet për t’u parë, aq më tepër pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati Bushati, i cili diplomatikisht iu përgjigj një pyetjeje të deputetit Fatmir Mediu edhe për mundësinë e shkatërrimit në vendin tonë të armëve kimike të Sirisë. Kreu i diplomacisë shqiptare tha se qeveria shqiptare nuk ka hyrë në çështje teknike lidhur me këtë çështje, pasi nuk ka ende asnjë vendimmarrje. Ai shtoi se dje kryeministri Rama ka pasur një bisedë të gjatë telefonike dhe theksoi se nuk ka vend për alarm, pasi nuk është përcaktuar ende cili është vendi ku do të dërgohen këto armë.

“Nuk bëhet fjalë se kemi një vendimmarrje, nuk kemi hyrë në çështje teknike, nuk kemi hyrë në konsultime. Jemi në kontakte, siç kemi qenë për një rezolutë për Sirinë. Jemi kontaktuar, siç ka qenë kontaktuar edhe zoti Bumçi. Nuk jemi në një proces që ka të bëjë me një vendimmarrje”, deklaroi Bushati.

Zh.

Comments

Submitted by shastr (not verified) on

<p>bushati te mos beje diplomaci me popullin. te beje diplomaci me te huajt. a kemi a s&#39;kemi kryeminister. Pse s&#39;del meqe ka fol me Xhon Kerrin, qe ka me i mbet si kerr ne dore, e te na thote si jane punet.&nbsp;</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Ore ky debili Bushati me votat e popullit erdhi ne pushtet apo me votate e amerikanve apo qurravecve te Evropes??? Perse nuk pyesin popullin? Perse i bejne gjerat nen rrogoz si skutha??? Sevilizmi i verber dhe shume i peshtire ndaj Amerikes i ketyre delenxhijve politikane shqiptare te te dy krahve, por i ul dinjitetin shtetit shqiptar...Na del jevgjiti Arvizu dhe ben sikur ai eshte kryetari i shteti tone...Jo vetem aq por na flet per detyrime qe na pakesh Shqiperine kundrjet NATOS. Le ti marre SHBA nje here ca ton e ti demontoje ne Nevada, e pasataj edhe ruset, gjermanet etj e masandaj te marri Shqiperia ndonje cope modeste...Jo te na marrim per budallenj...</p>

Submitted by Abel (not verified) on

<p>Urgjentisht Referendum. Nuk duhet lene kjo gje kaq e rrezikshme te zgjidhet nga te tille &quot;monstra&quot;!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.