Përplasje në grupin parlamentar të PD-së, Topalli-Bashës: Nuk je i aftë të bësh opozitë dhe të udhëheqësh PD-në

Postuar në 08 Nëntor, 2013 02:58

Gjendja brenda Partisë Demokratike nuk është e qetë sa shihet me sy të lirë dhe jashtë kontureve të godinës së SHQUP, shkruan gazeta Shqiptarja.com, duke sjellë detaje të përplasjeve të grupeve që përpiqen të marrin dominancën në PD, të cilët avash-avash po ravijëzohen. Rasti më i fundit ka qenë ai i mbledhjes së grupit parlamentar të ditës së martë, mbledhje kjo jashtë rendit të ditës, ku ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht nënkryetare e PD dhe deputete e thjeshtë nuk ka kursyer akuzat ndaj kryetarit demokrat, njëherësh kryetar i bashkisë Lulzim Basha. Teksa i ka kujtuar dobësinë e të bërit opozitë, nënkryetarja e PD është shprehur se kjo dobësi mund te sjellë lënien për një kohë të gjatë të “Hakmarrjes për Drejtësi” nëpër këmbët e shqiptarëve. Kjo kritikë e ashpër është përsëritur edhe kur është shqyrtuar Korcca në mbledhje. Edhe në këtë rast, Topalli mësohet të ketë thënë në adresë të Lulzim Bashës, se nuk bëhet në këtë mënyrë opozitë. Ky është një opozitarizëm i dobët, pa asnjë argument dhe tepër e vakët për të sjellë ndryshimin dhe për të krijuar besim tek njerëzit se mund të kthehet PD dhe e djathta në pushtet. Më tej mësohet se Topalli i është drejtuar Bashës me këto fjalë: Je i paaftë të udhëheqësh PD dhe opozitën për të arritur grumbullimin e njerëzve rreth PD-së. Deklarata këto që nuk kanë marrë asnjë lloj reagimi nga ana e kreut të PD, Basha, por as nga drejtuesit e grupit parlamentar dhe deputetët e thjeshtë. Edhe Mesila Doda i është kundërvënë liderit demokrat Lulzim Basha, duke kërkuar që opozita të bëhet në Kuvend e jo jashtë tij, pasi kishin kritikuar dikur PS.

Zh.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Luli me thon&#39;t&#39;drejten, mbreme ishte pa tekst fare. Megjithese ça te beje me shume i shkreti: ka marre per te drejtuar nje parti te rrenuar moralisht, pa kurrfare kauze e besimi se gjerat mund te ndryshohen. Berisha, duke vene delfinin e vet ne krye te PD per tu mbrojtur politikisht dhe per te mos paguar per zullumet e tij, ne fakt i ka bere gropen vetes: Delfini do te deshtoje, do te koleksionoje humbje pas humbje dhe ujqerit brenda partise do i&#39;a rrembejne kreun duke perzene Lulin dhe duke e lene Berishen ne meshiren e drejtesise. Dhe kjo jo se ata ujq ne prag te ngordhjes jane te zotet, por per arsyen e thjeshte qe ujqerit duan te ushqehen dhe nuk mund te presin qe Berisha te ngordhe qe kopeja te dale per gjah. Pa sakrifikuar Berishen, jo vetem qe PD s&#39;ka shprese per pushtet, por as ky vend nuk ka shprese qe te kete nje opozite te denje.</p>

Submitted by Flini te qete (not verified) on

<p>Mos u preokupo per Berishen sepse ai eshte nje institucion i pa cenueshem. Flini te qete sepse nuk besoj se ka prokuror apo parti opozitare qe preferon te nxjerri ne pah zullumet e Berishes sepse ne kete menyre kompromentohet i gjithe sistemi, dhe kjo nuk eshte ne interes te asnje politikani apo organi hetues. U VODH DHE DO VAZHDOHET TE VIDHET me tolerancen, solidaritetin dhe bashkepunimin maksimal midis forcave dhe aktoreve politik. Po te ndodhte e kunderta politika nuk do kishte sens te egzistonte!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.