Dosja siriane, thikë me dy presa - thotë gazetari që konsultoi Le Monde për intervistën me Bushatin

Postuar në 07 Nëntor, 2013 11:37

Qeveria shqiptare nuk mund të studjojë një kërkesë që s’i vjen zyrtarisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, tutelë për momentin e dosjes siriane - thotë gazetari Genc Burimi në një intervistë për Ditën, lidhur em debatin mbi asgjesimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Burimi është konsulenti i gazetarit të Le Monde që intervistoi ministrin e jashtëm shqiptar Bushati gjatë vizitës së fundit në Francë.

Thotë Burimi: "Bushati e luajti pra shumë mirë rolin e tij si diplomat, ndaj botës, evitoi në mënyrë perfekte gafën jashtë (imagjinoni po të kishte thënë se amerikanët na kanë kërkuar një gjë të tillë, ne u jemi borxhli dhe jemi shumë krenarë për t’i ndihmuar). Por Bushati nuk llogariti ndoshta pasojat me opinionin e brendshëm në Shqipëri, ku një lloj fryme anti-amerikane duket sikur po ngre kokën, gjë që do të ishte katastrofike për marrëdheniet tona të privilegjuara me këtë superfuqi. Kjo dosje siriane është si ajo thika me dy presa për ne, me një kurth jashtë e një tjetër brenda. Veçse menaxhimi i situatës “brenda” nuk është më roli i Bushatit. Nëse lajmi rezulton i vërtetë, se Shqipërisë i duhet të përballet me stoqet kimike siriane, i takon Ministres së Mbrojtjes apo vetë kryeministrit të japin më shumë sqarime në opinion..." a.n.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Bushati nuk e tha por bota e kupton pa ja thene megjithese kjo eshte pa rendesi perpara opinionit te brendshem,se eshte nje problem qe ka te beje me jeten tone dhe te femijve tane.Si anetar i qeverise Bushati te beje cmos qe kjo ceshtje te zgjidhet me Referendum.

Submitted by Askushi (not verified) on

Nuk ka pse vjen ne pytje referendumi kur eshte me ligj e ndaluar! Referendumi behet kur do populli qe te pranohen plehrat e vdekjes!

Submitted by anonim (not verified) on

Nuk e dija ,atehere aq me mire ,TE ZBATOHET LIGJI.

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Sirise i jane lene armet kimike si shperblim per aleancen e saj proamerikane ne luften e gjirit kunder Sadam Hyseinit me rastin e pushtimit te Kuvaitit. Siria ka zhvilluar armet kimike si pergjigje ndaj armatimit kimik te Izraelit, qe bashke me Egjyptin dhe vete Sirine nuk kane nenshkruar protokollin kunder armeve kimike.  Siria para fro 10 vjeteve ka ngritur ne OKB ceshtjen e nje programi nderkombetar qe do te sillte demontimin dhe shkaterrimin e armeve kimike nga Lindja se mesme, nisme e cila eshte bojkotuar nga SHBA sepse do te sillte cenimin e aleatit te tyre ne rajon, Izraelit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po c'thua mor Burim? A doni ta kuptoni se kjo ceshtje shkon pertej diplomacise kulturore dhe imazhit te shqiptareve. Kjo qe thoni ju eshte mendjelehtesi. Ne rastin me te mire (nuk ndodhin aksidente), Shqiperia nuk i ka kapacitetet profesionale per t'a monitoruar procesin, per te garantuar keshtu qe impakti ambiental do te jete minimal dhe konform ligjit shqiptar.

Submitted by Dritan (not verified) on

Po sikur te vijne te tilla armatime, te ngrihen laboratore moderne, me ndihmen e shteteve te tjera, dhe te asgjesoheshin?

Cfare do themi pastaj? A nuk asgjesoi Shqiperia armatime kimike nga koha e Hoxhes????? Pse nuk u ngrit njeri ne kembe kur u be e njejta gje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.