SHBA-Shqipëri pranë marrëveshjes për armët siriane?

Postuar në 07 Nëntor, 2013 07:04

Foreign Policy zbulon detaje të reja në lidhje transferimin e armëve kimike siriane në Shqipëri. Referuar burimeve të saj diplomatike ka zbardhur planin që qeveria e Bashar Al Asad i ka paraqitur OKB për transferimin dhe shkatërrimin e armatimit kimik. Plani përfshin rreth 120 forca sigurie siriane, qindra kamionë të blinduar dhe një rrjet komunikimi të avancuar që lidh Damaskun me detin Mesdhe.

Plani sirian kërkon paisjen e të paktën tetë togave secila me nga 35 ushtarë që të sigurohet rruga ndërmjet Damaskut dhe qytetit portual Latakia, në mënyrë që materiali kimik të përfundojë në anije të cilat do ta transportojnë atë në destinacionin e shkatërrimit të tij.

Sipas dy diplomatëve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pothuajse kanë rënë dakord me qeverinë shqiptare që armët kimike të Sirisë të shkatërrohen atje.

Sipas propozimit amerikan, i cili nuk është bërë ende publik, Shtetet e Bashkuara do ta furnizojnë qeverinë shqiptare me laboratorë të lëvizshëm që të bëhet i mundur shkatërrimi i gazit nervor sarin nëpërmjet një proçesi që njihet si hidrolizë, që në thelb do të thotë, bombardim i gazit me ujë dhe reaktivë gërryes si hidroksid natriumi. a.n.

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Po raketa balistike kur do te na sjellin qe t&#39;i kemi gati per luften e mundshme kunder Iranit ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.