SHËNIM: 2 mijë lekë shumëzim për 1 milion shpulla

Nga fotoja, është një vajzë që e kemi të vështirë të kuptojmë nëse është apo jo hallexheshë. Nuk duket edhe aq. Madje, mund të ketë edhe smart-phone në dorë. Sikur të ishte hallexheshë, kjo shitja e votës do të merrte një farë kuptimi, sepse, është e kotë t’i kërkosh dikujt të ruajë dinjitetin politik kur ai nuk ruan dot as standartin e mbijetesës.
Ky fakt, kjo vajzë që nuk duket edhe aq hallexheshë është shumë shqetësues. Sepse, vota nuk blihet më për hall. Blihet, siç blihen një kile mollë. Studentët bëjnë dhe një rrugë falas deri në qytetin e vet, atje marrin dhe ca lek për t’i prishur në darkë. Ç’të keqe ka?
E keqja e votës që shitet sot
Më kujtohet Preç Zogaj, që i pari pat artikuluar frazën “kudo ku ka ndonjë rezultat që të habit, ka një histori parash”. Nuk pati shumë jehonë, se askujt nuk i intereson. Vetë partia e zotit Basha është përfolur përflitet në të gjitha zgjedhjet ka fluturuar në Shqipëri studentë pa biletë falas nga Europa përmes një kompanie që po ashtu thuhe se ëshët e lidhur me të. Të gjtihë njohim njerëz që e kanë shitur votën, sa te LSI, sa te PS e sa te PD. këtu të gjithë blejnë votë.
20 mijë lek të vjetra, është një çmim i ulët. Shitja e votës nuk është thjesht dëm i demokracisë. Është dëm i sistemit. Masiviteti i shitjes së votës (kujto Preçin: kudo ku ka surpriza… dhe ka shumë!) vë në lëvitje një mekanizëm ku blerësi i votës, shet ca gjëra të tjera, vende pune, influencë, apo votë diku tjetër. Ti ia merr lekun këtu, por ai ta merr diku tjetër. Dhe, krijohet një sistem ku ai që të jep ato lekët sot, të ka hipur në kurriz për tërë jetën, jo veëtm për 4 vjet. Me 2 mijë lek. Dhe mbi të gjitha, është një mekanizëm i drejtuar vetëm nga paraja dhe është një luftë që e fiton më i pasuri. Pra, nuk e fiton vajza në foto. Për fat të keq, nuk e fiton as Edi Rama.
Kujt i duhet ky informacion?
Prokuroria ngjan pak qesharake, që habitet që na u shitkërkan vota dhe vendos të nisë hetimet. Ka mbi 10 vjet që shiten. U shitën masivisht më 23 qershor.
Por, mendoj që më i shqetësuari duhet të jetë Rama. Korça, mund të ishte fillimi i zhbërjes së sistemit që ka nisur të kalçifikohet.
Nëse vazhdon të besojë te 1 milion shpullat, kam frikë se shumë nga ato 1 milion shpulla janë gati të godasin dhe atë, mjafton të dalë dikush që ofron më shumë.
Koloreto Cukali
Nga Tarta T'Arta në DITA
Comments
Ky fakt, kjo vajzë që nuk

Ky fakt, kjo vajzë që nuk duket edhe aq hallexheshë është shumë shqetësues.. ?!!

Per keto fakte duhet te ishim shqetesuar me teper qe tek rasti i 100 vjetorit te pavaresise.. kur njerezit qe nuk dukeshin aspak hallexhinj, sulmonin torten e pavaresise..si qenie primitive..

Ajo ishte shume me keq sesa 20,000 leket per nje vote..!

E drejte skelar, edhe ata qe

E drejte skelar, edhe ata qe votuan LSI-ne ja keshtu si ty kane menduar....

O ju rente pika militanteve te verber si puna jote!!!

Albush, mos na çaj dërrasat

Albush, mos na çaj dërrasat duke pretenduar se ke të drejtë më shumë se unë. Na e shpifët me këto "supremacitë" morale e intelektuale. Thuaj mendimet tuaja prej kalamani mistrec e hiq dorë nga gjykimi agresiv i mendimit të tjetrit (sidomos në rastet kur je larg kapacitetit qytetar e intelektual të kuptimit të tjetrit). Në fakt ke të drejtë, se po të kishe formimin që pretendoj unë, nuk do rrije si skuth duke komentuar orë e çast mbi komentet e të tjerëve, duke pretenduar se i korrigjon, apo më shumë akoma - u tregon vendin. Më fal, po a di të komentosh normalisht ti o rob?!
Në sytë e mi je kokërr idioti (më fal për sinqeritetin e pazakontë)...

Per te shpjeguar qe vota

Per te shpjeguar qe vota s'duhet shitur, une jam perpjekur te krijoj argumentin qe nese shisni voten sot, po ndertoni nje shoqeri ku femijet tuaj do neperkemben edhe me keq sesa ju neser, dhe nuk do kene shanse te jetojne jete dinjitoze. Por jo te gjithe ata qe shesin e blejne jane prinder, dhe jo te gjithe prindet mendojne per neser e per brezat qe vijne qofshin keta edhe pjella e vet. Mungesa e ndergjegjes publike aq e perhapur nder ne eshte shenja e pare e nje jete pa dinjitet, nje ambienti ku nuk respektohesh dhe nuk respekton as te tjeret e as veten.

Gjithashtu eshte krejtesisht joproduktive per politikanin te blere vota, sepse vota e blere duhet blere papushim, papushim; po ndalove, ajo vote te iken nga dora sa hap e mbyll syte; ose vota e blere eshte nje vote qe s'e fiton kurre. Por edhe ky argument s'pi uje ne Shqiperi se politikanit i jane krijuar kushte komode legale qe per ato 4 vjet (me shprese, ndoshta 8) te fitoje shume e shume nepermjet menyrash koruptive ne kushte pandeshkueshmerie absolute. Ndaj ai s'e ka problem qe per kater vjet te vazhdoje papushim te blere voten. Pas asaj, qameti le te behet. Kush pyet se cfare shkaterrohet kur tjeter kush i paguan harxhet?! Harxhet i paguajme ne si shoqeri, perfshire politikanin shites batakci dhe ate vogelsiren me ere qe shitet.

Problemi eshte qe edukimi, sado te ndryshoje, jep fryte qe marrin shekuj. E vetmja shprese eshte ndeshkueshmeria e atij qe ble e qe shet... sidomos e atij qe ble. Po si e ke do ndeshkosh me pare? Nga do ia nisesh? Cilet punonjes te ligjit e te rendit do jene te paret te bien therror ne nje sistem ku nuk ka mbrojtje per ate qe guxon te thote se mbreti eshte lakuriq, dhe tregon me gisht kriminelet e fuqishem?

Ze muti mutne dhe njerezve s'u ben me pershtypje kuterbimi. Madje mendojne, jam qe jam ne mut; te pakten ta shes, gjersa ka nje qe e ble.

Eshte e vertete qe edhe per

Eshte e vertete qe edhe per bleresit e votave kjo pune e ndyre nuk eshte produktive. Por kjo vetem ne nje analize afatgjate. Sepse, ne afatshkurter, shitblerja e votes eshte tregu me fitimprures qe mund te mendohet(per ata qe i blejne, kuptohet); duke blere vota, ata marrin licencen kater vjeçare per te bere plaçke me fondet publike, dhe per kete qeveritaret nuk kane kurrfare detyrimi per te dhene llogari, ngaqe ata KANE PAGUAR per te marre ate liçence. Kjo do te zgjase per aq kohe sa njerezit te behen te ndergjegjshem qe liçenca qe u japin qeveritareve per te bere plaçke me te ardhmen e tyre, duke u shitur voten, po shitet me nje çmim te padrejte. Nuk ka nevoje te jesh shume i zgjuar apo i shkolluar qe te arrish ne perfundimin qe askush nuk investon 2000 leke per nje vote, pa pasur garancine qe ato 2000 leke do te kthehen bashke me interesat dhe kamatvonesat. Dhe nuk duhet ndonje intuite gjeniu per te hamendesuar nga burojne keto interesa e kamatvonesa: Nga rruge e ura qe fillojne e s'mbarojne kurre, nga shkolla qe s'ndertohen, nga mungesa e solidaritetit social ku njerezit qe 'kane buke te hane degdisen ne periferine e sofres ne te cilen kane hise te gjithe, duke u detyruar te mbledhin therrimet per te mbajtur frymen gjalle.

Le pastaj te flasesh per do naive e te verber me profesion qe e legjitimojne kete duke argumentuar qe ata qe dhane 2000 lekshin e bene qe studenteve tu mundesohej te votonin. Nese do te kishte vertet njerez te tille ne kete vend sa te paguajne per tu mundesuar njerezve te votonin(pa pasur nje interes personal), do te na duhej ta hiqnim permendoren e Nene Terezes nga sheshet e ne vend te saj te vendosnim monumentet e ketij filantropizmi pervers. Por me sa mund te kuptoj une, keto monumente jane ngritur tashme ne çdo qelize te kesaj shoqerie, dhe permendorja e Nene Terezes eshte me shume permendore e hipokrizise se nje kombi qe ecen kuturu drejt gremines se vet morale.

Bard, kam respekt për

Bard, kam respekt për mendimet e tua, që në përgjithësi janë pa të meta, e në themel të cështjeve. Megjithatë shpesh kam dashur të di më tej; sidomos për idenë tënde për mënyrat reale të kapërximit të problemeve dhe ecjes drejt progresit dhe të mirës. Ta them këtë se më është krijuar ideja se komentet e tua ndalin thjeshtë tek denoncimi (që shkon, në përshtypjen time, deri në nihilizëm), pa marrë parasysh shumë kontekstet, dhe mendoj se nga ata që kuptojnë pritet më shumë, në varësi të situatave.

Sa per menyrat e problemeve

Sa per menyrat e problemeve qe duhen kapercyer, do te doja te dija: Ku qendronte problemi?-Qe zgjedhjet ne Korçe do te fitoheshin nga e majta ne çdo rast, kjo ishte e dukshme pa hyre ende ne zgjedhje. Pra, mesa kuptoj une, nuk ishte problemi nese kryetarin e bashkise e fitonte e majta apo e djathta, por nese partia ne pushtet arrinte, bashke me faktore te tjere, te bente nje pale zgjedhje te hajrit, pas te cilave kundershtari te mos kish goje per te folur, dhe rezultati te pranohej me koken ulur. Por duart te ndyra dhe ndergjegjet te llangosura dhe interesat e pista nuk mjaftohen me sigurine qe u jep pushteti, dhe fryma pas 23 Qershorit, dhe duan ta bejne fitoren edhe me te sigurte: duke bere ata qe bene dhe duke na nxjerre edhe njehere faqezinj perballe gjithe dynjase, duke i bere te gjithe te kuptojne qe shqiptaret nuk dine te bejne as nje pale zgjedhje te qelbura qe nuk i hyjne askujt ne xhep.

Sa me siper vlen edhe per kontekstin qe ti e ve ne dukje dhe per paaftesine qe ti thua qe une shfaq ne lidhje me zgjidhjet e mundshme: Konteksti eshte qe keto zgjedhje nuk kishin pse te pshurreshin me leke filantropesh ngaqe per mazhorancen fitorja ishte e qarte, por edhe po te humbeshin, nuk ishte fundi i dynjase. Pra po shkoj pertej denoncimit dhe po jap zgjidhje: Ata qe organizojne zgjedhje duhet me ne fund te kuptojne qe manipulimi me votat ka kosto te jashtezakonshme ne afatgjate per ata qe duan te bejne politike, ngaqe gjithmone mazhorancat dalin ne minorance, dhe do te vuajne ne kurriz te tyre te gjitha metodat e pista qe kane perdorur per te qendruar ne pushtet(siç po vuan PD e Lulzim Basha tani qe nuk arrijne te mbledhin askend ne protesten kunder manipulimit ne Korçe, ngaqe keto menyra i kane vene ne pune sistematikisht gjate 8 viteve ne pushtet).

Po, e vërtetë, ky rast nuk

Po, e vërtetë, ky rast nuk tingëllon hiç mirë, megjithatë kam guxuar ta mendoj si një ngjarje që nuk është dhe aq sa shfaqet, dhe as si një strategji e sinkronizuar, pasi këtë analizë që bëjmë ti e unë, nuk besoj se e kanë vështirë ta bëjnë edhe palët e interesit... Në fakt "ngacimimi" im në lidhje me ishte për më gjerë se sa rasti që diskutohet.

Nje gje me cudit si ka
Nje gje me cudit si ka mundesi qe shpreheni 'u shite vota'ne kete raste. Ju e dini fare mire se me sa para blihet nje vote. Ajo fillon nga 100 mije (te vjetra)gjere teke 500 mije per familje (sa u shite ne zonen time). Prandaj ju lutem mos e ofendoni karakterin e shqiptarit ne s'shitemi per 20 mije lek.
ajo dihet boterisht. Edhe ne

ajo dihet boterisht. Edhe ne gazetat amerikane doli qe si u blene si u shiten votat ne shqiperi, jo me ne ato europiane. po ketu kemi treg me konkurrence te lire, e kush tha qe tek ne sfunksionon konkurrenca. sa me e madhe konkurrenca partiake aq me i larte cmimi votes, ne kete rast skemi patur shume konkurrence keshtu qe dhe cmimi votes bie...

Shkruan nje me siper ketu: Ju

Shkruan nje me siper ketu: Ju lutem mos pergjithsoni kaq keq.“ Vetem kaq ka te drejte ky militant, dhe une jam dakord me shkrimet interesante te Cukallit, ashtu sic jam dakord: mos pergjithsoni kaq keq. Mos pergjisoni kaq keq se shoqeria jone eshte shoqeri qe nuk ka fare kujtese. As tre dite. Kjo ndodh ne te gjithe njerzimin me dinamizmin qe ka jeta – humbja e kujteses. I gjithe Hamburgu, ne te gjitha kryqezimet apo akset e shikimit keto dite eshte i veshur me rreklama, me citate nga njerez te shquar apo gazetare qe kane thene e shkruar citate domethenese qe, e mbajne zgjuar shoqerine. ku them ne te gjithe Hamburgun kudo, ne te gjithe hamburgun, ne ekranet emetrove dhe ne rreklamat levizese. Cfar shkruhet ne to! Shkruhet mencurira mendimtaresh kunder harreses dhe trimerimit qe jeta i perket guximtareve. Nejse. I shkrujta keto fjale se ndoshta ose me sakte do te ishte mire qe shoqeria jone te kalonte dhe kjo ne nje standart tjeter informacioni e transparence, ku njerzit te bombardoheshin me trimerim dhe kurajo qytetari. Po te hysh ne detaj te rrugetimit politik te Edi Rames sigurisht dhe realisht, Ai duhet te vizatohet ne formatin qe i takon: ate te djallit. Po ja qe kemi gazetare qe jo vetem i sfumojne po ne menyre te ndergjeshme jane gazetare llogoresh qe te fusin shiringen e amnizise. Deshtimet jane pjese e jetes sone. Po dua qe ta mbyll se po me shkon pak si gjate komenti. Pra deshtimet dhe krizat jane pjese e jetes sone, dhe na doli nje mashtrues, nje super mashtrues qe jargezonte plot ulerima e terbim si nje termet sizmik qe lekundte cdo njeri, qe nuk do te falte asnje njeri qe luante me voten. Bukur fort. Po jo vetem me voten, po me nje ylber premtimesh e shprese per shoqerine qe do te rilindnim! Na injektoje shpresen duke e ndjekur ne shkretetiren e humbjes se vlerave si individe e si shoqeri...per te rilidur. Nuk ka rilindje dhe kjo nuk eshte humbje shprese, po eshte te prekesh fundin te rrezohesh ne humneren e kenetes se mutit. Nuk eshte vetem deshtim e shgenjim, po nje krize depresive mbare kombetare qe te pret krahet e kembet e te ben ulog si popull. Eshte deshtimi dhe shperdorimi i besimit te hajdutit dhe gangsterit qe te ben te mos kesh besim te politika. Te formaton te deshtuar dhe frikacak. Ta kthen ne kulture deshtimin dhe friken, nenshtrimin dhe apatine. Dhe ne kete sakatim handikap te shoqerise ne pesojme humbjen me te madhe: BESIMIN. Dhe njeriu nuk ka asnje rezistence, dhe njeriu eshte i kapitulluar e i pafuqishem ndaj horrave. Dhe vetem horrave i rritet vetebesimi duke jetuar nen lavdine e egos se tyre arrijne deri aty sa nxjerrin pallen e na shurrojne ne koke. Te gjithve. Dhe kombi eshte ne rrezik nga gangstere te tille qe perdhosin kushtetuten, ligjin, fjalen e dhene. E kam fjalen per helmet vdekje prurese qe do te hyjne nga Siria.

Akoma nuk kuptohet prej një

Akoma nuk kuptohet prej një pjese njerëzish që militantizmi nuk është ndonjë gjë e keqe, sidomos kur jemi në gjendje kujeje, si këto kohë... unë nuk kam zgjedhur të ngre duart lart.

Çliroje pak veten, se nuk shtyhet jeta duke urryer, kështu si bën ti...

Jam kurioz të kuptoj alternativat që ka çdo komentues të bëhej më konkret, të ndante me të tjerët mendimin për zgjidhjen e situatave ekonomike e social-politike shqiptare, duke treguar psh zgjedhjen e përshtatshme (sipas mendimit të tij) që duhet të bënin shqiptarët në qershorin që lamë pas.

Denigrimi i rracës nuk hyn tek alternativat. Historia e njerëzimit është e larmishme, dhe mëson këdo që do të mësojë.

Bera nje koment sot ne

Bera nje koment sot ne mengjes dhe ju nuk e keni publikuar! Pune per ju. Po po ju lutem ne qofte se ka mundesi te ma ktheni mbrapsht ne adresen time. Ja vlen te them se per komentin harxhova ca kohe.

Add new comment