Dorëhiqet (pas një muaji punë) Sekretarja e Ministrisë së Integrimit

Dorëhiqet pas një muaji punë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit. Etleva Çiço i ka paraqitur dorëheqjen ministres Klajda Gjosha, me anë të një letre, ku shprehet se shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi i pozicionit të Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri.
Sipas letrës, e botuar sot në të përditshmen Panorama, "janë shkelur urdhrat, rregullat dhe ligjet në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri".
Etleva Çiço është bashkëshortja e Ylli Manjanit, i cili mban postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, anëtar i Kryesisë së LSI-së. Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit ka punuar më parë si drejtoreshë e administratës në një nga bankat private në vend. a.n.
Comments
Me ne fund ose e ka kuptuar

Me ne fund ose e ka kuptuar vete dhe eshte larguar, si medemek, me shume buje, ose e kane kuptuar se eshte nje cope mishi qe duhej larguar me stil.... po e rendesishme eshte qe eshte larguar nje e paafte nga nje pune qe kerkon seriozziutet apo profesionalizem, qe kjo zzonje i ka pasur me mungesa shume, shume te theksuara. E vetmja gje pozitive qe ka pasur eshte bashkeshortimi me Ylli Manjanin.....

Dorëhiqet pas një muaji punë

Dorëhiqet pas një muaji punë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit. Shoqja Etleva Çiço i ka paraqitur dorëheqjen ministres Klajda Gjosha, me anë të një letre, ku shprehet se shkak për këtë dorëheqje është bërë anashkalimi i pozicionit të Sekretarit të Përgjithshëm në këtë ministri cka eshte anashkalim i LSIse.

Sipas letrës, e botuar sot në të përditshmen Panorama, "janë shkelur urdhrat, rregullat dhe ligjet në procesin e largimit të stafit ekzistues dhe marrjes së njerëzve të rinj në këtë ministri ku nuk jane e futur pune 23 skaraparllinj dhe skaraprllesha sipas marrveshjes se 1 Prillit".

Etleva Çiço është bashkëshortja e Idhi Manjanit, i cili mban postin e zëvendësministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror te LSI-së. Ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit ka punuar më parë si drejtoreshë e administratës në një nga bankat private në vend dmth ka ngrene me te gjitha qeverite ashtu si edhe shoku Idhi Manjani i cili si me Salen edhe me shokun Edi ishte dhe mbeti zv. minister...Nuk dihet sesi do reagoje shoku Idhi, dmth do mabje anene gruas apo do i permbahet marreshjes se 1 Prillit. a.n.

Add new comment