Pse po ikin me qeverinë

Njëzet e një vjet më parë, një grup deputetësh dhe themeluesish të Partisë Demokratike deklaruan kalimin në opozitë me partinë e tyre, që ndërkohë kishte ardhur në pushtet me fitoren plebishitare të 22 marsit 1992. Disa prej tyre ishin përjashtuar nga partia për qëndrime kritike dhe pikëpamje divergjente, të cilat i kishin përmbledhur e paraqitur në këshillin kombëtar në një dokument politik të quajtur “Mocion”. Disa të tjerë kishin dhënë dorëheqjen nga partia në shenjë solidariteti me të përjashtuarit.
Të gjithë këta, të quajtur në atë kohë mocionistë- A.Imami, G. Pashko, N. Ceka, A. Demeti, P.Teta, E. Trako, R. Peshkëpia, T.Keko, Sh. Kadare, A.Jupi, P.Zogaj e tjerë, krijuan grupimin opozitar Aleanca Demokratike, një lëvizje politike me tipare intelektuale që pati një ndikim të veçantë në themelimin e opozitarizmit të ri si vlerë, në frymëzimin dhe mbrojtjen e shtypit të lirë në vend, si dhe në ruajtjen relative të disa ekuilibrave politikë që shumica e stërmadhe qeveritare kishte vetvetiu prirjen t’i godiste. Vetë Berisha, disa vite me vonë, do të thoshte se Mocioni ishte i vetmi dokument politik me vlerë që kishin prodhuar kritikët dhe kundërshtarët e tij në parti. Mocionistët krijuan, ndër të tjera, shembullin e parë të ikjes nga qeveria në opozitë.
Në dritën e rregullit të artë, sipas të cilit deputeti dhe politikani duhet të sillet siç votohet, ky nuk është një shembull për t’u përgjithësuar. Por është gjithsesi shumë më i moralshëm dhe i justifikuar sesa ikjet e kundërta, nga opozita në qeveri. E para është burrërore në fund të fundit. E dyta meskine, me ndonjë përjashtim të rrallë. E para ka gjasa t’i bëjë mirë politikës dhe vendit pasi shton fuqinë e opozitarizmit ndaj qeverisë, që siç thoshte Ronald Regan “është gjithnjë problemi”. E dyta vetëm e banalizon politikën, e tregon një arenë pazaresh e interesash të vogla ku bindjet dhe idealet politike nuk kanë asnjë vlerë.
Kur shikon sot përmasat që ka marrë në Shqipëri biznesi politik, konformizmi me pushtetin dhe pazarllëqet që t’i sjellin zorrët në grykë, historia e mocionistëve të duket e largët, sikur nuk ka ekzistuar.
xxx
Të kuptohemi. Nuk e shtroj çështjen me sektarizëm. Në pikëpamjen time deputeti apo politikani opozitar mund të votojë një ligj të qeverisë, duke thyer disiplinën e grupit ; mund të votojë si individ i lirë për presidentin e Republikës nëse gjykon se dështimi i zgjedhjes së tij do ta përplaste vendin në të panjohurat e një krize institucionale; deputeti opozitar mund të votojë dhe mbështesë nga jashtë edhe qeverinë në një rast shumë specifik, kur vota e tij shërben për të kaluar një situatë të caktuar.
Por ai mund t’i bëjë të gjitha këto pa qenë nevoja të “shkruhet” deputet i qeverisë, pa qenë nevoja të pushojë së funksionuari si opozitar, duke qëndruar në pozicionin e tij si deputet i grupit ku bën pjesë, si deputet i një partie tjetër opozitare apo si opozitar i pavarur. E gjithë kjo do të provonte integritetin e tij dhe do të tregonte se mospajtimet apo kontradiktat e tij me partinë e tij nuk janë të kërkuara, të shtirura, pra një pretekst për t’ia mbathur.
Mirëpo vitet fundit dhe kohët e fundit ikanakët e opozitës e kanë bërë zakon të përfundojnë drejt e në sqetullat e qeverisë, drejt e te froni i njërit prej bashkëkryetarëve të shumicës, të cilit i përkulen me dinakëri, duke e sajdisur me një dhuratë që çmohet posaçërisht në botën e vogël të politikanëve tanë: me dezertimin nga kampi kundërshtar bashkë me mandatin apo votëbesimin e zgjedhësve të atij kampi.
Ky fenomen po njeh një zhvillim akoma më intensiv me instalimin në pushtet të shumicës Rama-Meta. Dy deputetë, Duzha dhe Kadeli kanë lënë opozitën dhe janë bërë pjesë e LSI-së si parti qeveritare. Një parti e re politike si FRD, që lindi si një ndarje nga PD, me mëtimin për të shprehur më mirë filozofinë e së djathtës shqiptare, në vend që t’i bëjë opozitë qeverisë së majtë si rruga më e mirë për t’u forcuar vetë dhe për të gjetur urat e bashkëpunimit me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, shkon dhe i paraqet forcën Partisë Socialiste në qeveri, duke u vënë në shërbim të saj për zgjedhjet bashkiake në Korçë dhe më gjerë.
Habia e ikjeve kësaj radhe është se qeveria i ka numrat me bollëk, orbita e saj është superpopulluar me grupe, partiza dhe individë, që duan të përfitojnë diçka që sipas mendjes së tyre vetëm pushteti mund t’ua sigurojë. Habia tjetër është se qeveria “Rama-Meta” e ka mbushur shumë shpejt kupën për t’i bërë opozitë. Jo vetëm nga opozita që këtë detyrë ka , por edhe nga shoqëria civile, madje edhe nga brenda.
Janë disa parti të vogla të koalicionit të majtë që kanë ngrirë marrëdhëniet me lidershipin e PS-së, madje po bëjnë opozicion të hapur me disa akte dhe qëndrime të kryeministrit, siç është për shembull kryetari i PLD-së, zoti Ngjela. Në këto kushte flukset proqeveritare nga opozita janë në kundër-rrjedhë me tendencat dhe zhvillimet në vend, ku opozitarizmi po thirret çdo ditë e më shumë në kauzë për të ndaluar degradimin e shtetit ligjor në shtet të kryeministrit.
Por ikanakët nuk kanë asnjë lidhje me këto zhvillime. Edhe diktaturë po të tundohet të vendosë zoti Rama, ata andej do t’i tërheqë graviteti, kushtrimi i interesit. I kanë pra privilegjet e deputetit edhe në opozitë, njëlloj si kolegët e tyre në qeveri. Në pikëpamje të impenjimit të ngushtë, në Shqipëri është më komode të jesh deputet opozitar sesa deputet qeveritar. Pse ikin atëherë? Është e thjeshtë: Ikin për të përfituar me shumë se sa u garanton statusi i deputetit. Ikin edhe sepse nuk kuptojnë e nuk përballojnë misionin e opozitës. Por kjo është një arsye dytësore në raport me arsyen e parë, atë të nevojës për të përfituar.
Fenomeni në fjalë ka vazhduar e do të vazhdojë edhe në të ardhmen nëse shtrohet si një çështje individuale e atyre që lënë opozitën për t’u bashkuar me qeverinë. Politika është një arenë për të fituar gjithashtu dhe sekush që hyn aty ka kuptimin e tij për fitimin.
Dikush kënaqet të lërë gjurmët e shërbimit për zonën, për banorët, për vendin. Dikush kënaqet të gërshetojë ndonjë nder a shërbim ndaj njerëzve me shtimin e pasurisë për vete nëpërmjet politikës. Dikush mendon vetëm si të pasurohet vetë. Në këto kushte fenomeni i largimeve duhet parë në një kontekst më të gjerë politik, si mënyra më e mirë për të shpresuar reduktimin dhe eliminimin e tij. Po ndalem shkurtimisht te dy aspekte të këtij konteksti.
Aspekti i parë është hartimi i listave. Që në momentin kur përfshihen në lista individë pa karrierë normale politike në partitë respektivë, biznesmenë apo gjysmëbiznesmenë që janë aty për të parë ku u del më mirë për veten e tyre, mundësia që këta të largohen nëse partia nuk i fiton zgjedhjet është e madhe. Arbitrariteti në hartimin e listave nuk mund të prodhojë luajalitet. Në rastin e listës së PD-së apo PR-së, qoftë zoti Berisha, qoftë zoti Mediu, sigurisht që janë nisur nga mendimi për të shtuar votat në bazë të vlerësimeve që kanë bërë.
Duke eksperimentuar me individë jashtë Partisë Demokratike, apo të ardhur nga Partia Socialiste, zoti Berisha është nisur nga ideja se garancia e besnikërisë është fitorja. Garohet për të fituar dhe jo për të mbajtur radhët. Kur s’ka fitore, numri i deputetëve opozitarë nuk është fort i rëndësishëm në vetvete. Kjo është e vërtetë. Opozita është një kategori cilësore para së gjithash. Por nëse opozita nuk kontrollon dot shumicën e cilësuar prej tre të pestave, problemi bëhet edhe një problem numrash.
Ka edhe të tjerë në opozitë që kanë bërë gati valixhet dhe po presin momentin e përshtatshëm për të kaluar me qeverinë. Kjo hemorragji politike duhet të shërbejë si një mësim i mirë për të ardhmen në lidhje me kriteret e hartimit të listave.
Aspekti i dytë ka të bëjë me qeverinë që stimulon ikjen, që josh ikanakët. Sidomos partia që ka marrë shumë pushtet, por nuk merr përgjegjësi, siç është ajo e zotit Meta. Këtu jemi brenda një anomalie shumë të rrezikshme për demokracinë dhe qeverisjen, që mund të eliminohet ose me marrjen e pushtetit dhe përgjegjësisë së plotë nga LSI si parti e parë dhe fituese e së majtës, ose me çaktivizimin e zotit Meta si qeverimbajtësi i vetëm. Por kjo është një temë më vetë. Të kthehemi ku e lamë.
Në procesin e spostimit të individëve dhe subjekteve nga opozita në një qeveri që nuk ka nevoja për numra kemi leximin më të saktë të asaj që qeveria është realisht: klienteliste, demagogjike, diferencuese e subjekteve dhe individëve, duke i ndarë në të nënës dhe të njerkës, ku ata të nënës mbahen në sqetull dhe tolerohen për çdo shkelje dhe abuzim, kurse ata të njerkës shihen me lupë dhe goditën për të ushqyer fjalimet propagandistike të kryeministrit. Le të mbajë Rama me dhjetëra e qindra fjalime të bukura. Abuzivizmi që mblidhet rreth qeverisë së tij e padit orë e çast për demagogji, dyfytyrësi. Vetëm me goditje të forta dhe të përligjura brenda shumicës së tij Rama mund ta heqë këtë damkë që malavita kërkon t’i vërë me lajkat dhe “simpatinë e saj” për qeverinë!
Comments
Doni me per ...PRECIN ?!!!

Doni me per ...PRECIN ?!!!

Z. Zogaj, si zakonisht, i

Z. Zogaj,

si zakonisht, i qellon e i ujdis mire prononcimet e tij about politikes,

dhe kesaj here po ashtu: edhe pse Zogaj njihet e vetedeshmohet si "me i paparashikueshmi i parashikueshem" ne radhet e te zgjedhurve dhe te caktuarve ne radhet e "serdengjeshtlereve" te politikes se Tiranes zyrtare, le te themi pluhur-Aliste!

Nuk kam asnje rezerve per shkrimin me poshte hyrjes se Zogajt, por do duhej perkufizuar pak me sakte Ikja e Mocionisteve pas fitores se PD-se. Ta merr mendja qe keta individe qe Zogaj i rreshton pa seleksion, kishin me shume liberaldemokraci se Shefi i Madh Berisha. Por ata u larguan nga PD me sebepin se PD kishte rreshqitur djathtas! (Se paku sot, por edhe atehere, s'mund te mos vihej re e djathte zeza nga po anonte PD-ja!!!)

Pra, nese Berisha i shmangu, i perndau, i shtypi, sic shoku Enver bente ne Pleniumet e

Famshme, prej Pashkos e me tej, ishin dhe u amdhuan si fajtore te medhenj ndaj Popullit shqiptar dhe ekonomise se tregut, qe tashme rezulton si deshtim total, i kesaj elite ku ta merr mendja qe perfshihet edhe Prec Zogaj...

Kjo s'e ve ne dyshim fare saktesine e shkrimit te siperm te Zogajt.

Z. Zogaj harron te thoe se

Z. Zogaj harron te thoe se Mocionistet isin eksperimenuesit e perjetshem te demokracise shqiptare.

Ata dhane nje kontribut frymezues kur u larguan ne proteste ndaj autokracise PD-iste ne vitet '90.

Por ata vete filluan fenomenin e klientelizmit te cilin z. Zogaj e kritikon, qe ne momentin kur te njejtet Mocioniste ju ri-bashkuan partise te tyre te vjeter kur u duk qarte se ajo do te rimerrte pushtetin, njeri pas tjetrit, nen justifikimin se kjo parti dhe lideri i saj mbi 60-vjecar ishin rritur dhe kishin "ndryshuar".

Ti i quan mocioniste? Une po

Ti i quan mocioniste? Une po t'i radhis sipas tradhtise dhe shitjes:

1. Imami: gjeneral i 97-es, vrases shqiptaresh, i rishitur ne 2005-2013 me shitjet me te ndyra qe jane bere ndonjehere ne Ministrine e Mbrojtjes.

2. Pashko: e vetmja arsye qe u largua ishte se nuk i ra per hise ndonje post i larte ne 1992. Kaq, nuk ka lene asnje shenje ne asnje veprimtari (qofte edhe me shkrime me pagese si Mejdani te pakten). Dhe perseri ne 2005 u rikthye tek Sala si zar i vogel.

3. Ceka: spiun i vjeter i sigurimit. Ministri i Rendit me gjakatar i Shqiperise, ndoshta edhe me shume se ata te Enverit, po te kemi parasysh qe ky emeroi Fatmir Haklajn, njeri me nje liste te gjate hasmerie, shef rendi ne Tropoje. Eshte po ky qe mori ne qafe tere Cerikun e Elbasanin. Dhe prape, edhe ky si zar i vogel u kthye tek Babe Saliu. Te mos harrojme, ky eshte ai qe e la Salen vetem tek Ramizi...

4. Demeti: nje askush, i shtohet listes se zarave me prezencen e tij si zv.minister i Mediut tek Mjedisi.

5. Teta: sa i gatshem qe u tregua me u bashkuar me PS-ne e 97-es! A nuk quhet i shitur edhe ky?

6. Trako: si Demeti, nje askush.

7. Peshkepia: lexo piken 6.

8. Keko: lexo piken 7 (megjithese ky ngelet me zotni nga gjithe keta te pikave 4,6,7,8).

9. Kadare: my name is nobody.

10. Jupi: my name too.

11. Zogaj: mjafton skena me Ramen perpara zgjedhjeve 2013 per te kuptuar kush eshte. Nuk i dolen 8 vite ne opozite per ta ndare mendjen tani nga fundi. Por nuk i dolen as 23 vite politike per te gjetur veten. Tmerr!

Ky dhe shoket e tij duan te japin mesim per tradhtine. Duan te gjejne filozofi e te tjera teknika moderne te psikologjise per te na bindur qe mund te jesh edhe spiun edhe ne sherbim te popullit, edhe tradhtar edhe i ndershem, edhe opozitar edhe ne pozite. Eshte dicka e mire qe politika jone me ne krye kafshe si Rama e Meta i ka detyruar te nxjerrin fytyren e tyre te vertete.

Add new comment