Një tjetër alarm për situatën ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tha sot se rritja ekonomike e vendit pritet të jetë e dobët, duke shpresuar në një rigjallërim të lehtë vitin e ardhshëm. “Ekonomia shqiptare është karakterizuar nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe njëkohësisht nga presione të ulta inflacioniste gjatë vitit 2013. Rritja ekonomike u ngadalësua me 1.1 për qind në tremujorin e dytë ndërsa informacionet e disponuara sugjerojnë për një aktivitet të dobët ekonomik edhe përgjatë tremujorit të tretë”, deklaroi guvernatori.
Nuk është hera e parë që jepen alarme mbi situatën ekonomike. Për shkak të gjuhës së drunjtë, publiku shpesh e ka të vështirë të kuptojë nivelin e alarmit. Por është e qartë që ai egziston. a.n.
Comments
Perderisa vazhdon te qeverise
<p>Perderisa vazhdon te qeverise berisha-meta domosdo ngadalesim do kemi.Nuk i ka marre akoma frenat RILINDJA.</p>
Add new comment