Inflacioni i ulët, rritja ekonomike e ulët, Fullani nuk e ul normën e interesit…

Postuar në 31 Tetor, 2013 04:10

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në daljen e tij të djeshme para mediave, u shpreh se “ekonomia shqiptare është karakterizuar nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe nga presione të ulëta inflacioniste gjatë vitit 2013. Rritja ekonomike u ngadalësua në 1.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit, ndërkohë që informacionet e disponuara sugjerojnë për një aktivitet të dobët ekonomik edhe gjatë tremujorit të tretë. Ecuria e dobët e kërkesës private ka kompensuar impulset pozitive në rritje, të gjeneruara nga stimuli fiskal dhe nga kërkesa e huaj, në gjashtëmujorin e parë. Konsumi dhe investimet e sektorit privat vlerësohen të kenë patur një ecuri të dobët, ndërsa kërkesa e huaj ka vijuar të frenohet nga situata ekonomike e partnerëve tanë tregtarë”.

Sipas guvernatorit Ardian Fullani, presionet inflacioniste janë dhe do të vazhdojnë të ulëta, çka do të bëjnë që politika monetare të vazhdojë të jetë stimuluese dhe për periudhën në vijim, duke bërë të mundur ruajtjen e inflacionit në periudhë afatmesme.

Por politika monetare nuk vazhdoi të jetë stimuluese, edhe pse presionet inflacioniste janë dhe do të vazhdojnë të ulëta, edhe pse rritja ekonomike u ngadalësua në 1.1 përqind në tremujorin e dytë. Norma bazë e interesit, instrumenti kryesor monetar në duart i Bankës së Shqipërisë, nuk u ul poshtë nivelit 3.5%...

Një ulje e normës bazë të interesit mund të ulte koston e borxhit që merr qeveria në tregun e brendshëm financiar dhe koston e kredive bankare që mund të marrin bizneset dhe qytetarët.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Zaloshnja,

rreth 1-2 vjet me pare kemi patur nje debat ne faqe per uljen e normes. Atehere kur BSH ulte normen, na thoje se kjo behet vetem per te ndihmuar qeverine qe te ule koston e borxhit - pra e nenkuptoje si nje favor qe i bente qeverise (se keqe te Berishes) dhe jo dicka per te ndihmuar ekonomine ne pergjithesi.

Nderkohe sot permend edhe uljen e kostos se borxhit, por edhe ate privat - pra me nenkuptimin e qarte se ulja e normes baze qenka pozitive per te tere. C'ne valle ky ndryshim total mendimi? Vetem Rames i lejoheshka te marre borxh dhe jo Berishes?

BSH mbase duhet te ule me shume normen, po mbase kane dhe ata dyshime rreth efektivitetit te saj ne nje treg me euroizim te madh dhe informalitet te larte.

Submitted by respublica (not verified) on

ulja e kostos te borxhit publik i leverdis qeverise. pyetja eshte pse fullani  e ulte normen e interesit kur ishte berisha kryeminister e tani nuk e ul?

"Një ulje e normës bazë të interesit mund të [ jo do të] ulte dhe koston e kredive bankare që mund të [ jo do të] marrin bizneset dhe qytetarët

Submitted by Albi (not verified) on

Po te shohesh historine e uljes se normes edhe ne kohen e Berishes, do shohesh se trendi ka qene i zbutur. Uljet nuk vinin ne muaj te njepasnjeshem, po gjithmone me nje hapesire te caktuar kohore, zakonisht nje here ne tre muaj (mbase ka te bej dhe me faktin qe te dhenat per PBB-ne dalin cdo tre muaj).

Edhe ulja me e fundit ka ndodhur vetem para 1-2 muajsh ne mos gaboj, dhe cdo gje qe thote Fullani indikon se do kete ulje te metejshme dhe ne te ardhmen.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.