Ka 80.000 vende pune dhe 1 milion vota. Llogaria nuk del - thotë ministrja për Administratën, Milena Harito

Ministrja për Inovaconin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë me DW, pyetet ndër të tjera: Në një fjalim në parlament ju thatë se duhet ndryshuar sistemi, njerëzit nuk do të korruptoheshin aq kollaj nëse sistemi nuk e mundëson këtë. Si do ta ndryshoni ju sistemin?
Pergjigjet Harito: Duke forcuar sistemin e konkurseve dhe duke ardhur në to shumë kandidatë, vetvetiu do të bëhej e pamundur të zgjidheshin njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur apo CV-n e duhur për postin. Duke qenë se shumë njerëz e shohin kush merr pjesë, kjo rrit mundësinë e kontestimit nëse procedura nuk është e drejtë. Hapja dhe transparenca të ngritura në sistem do të bëjnë që rekrutimet të jenë ndryshe nga ç'kanë qenë më parë, të jenë rekrutime të hapura dhe t'u japin mundësinë të gjithëve.
Ministrja duket se reflekton humorin e prishur të PS-së lidhur me situatën e presioneve për një vend pune. DW e pyet: Po shpesh militantizmi partiak në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e një vendi pune, sidomos në një vend me papunësi të lartë. Çfarë masash do të merrni ju për t'i ndarë këto, militantizmin nga meritokracia? Dhe ministrja e administrates pergjigjet:
Mendoj se edhe këtu ka një legjendë. Është e vërtetë që administrata ka në tërësinë e saj 80.000 vende pune. Ka aktualisht 6.000 nëpunës civilë, dhe me ligjin e ri shkon ky numër në rreth 20.000. Ndërkohë që mazhoranca aktuale ka marrë rreth 1.milionë vota. Shumë thjesht llogaria nuk del. Nuk fitohen zgjedhjet duke shpërndarë vende pune.
a.n.
http://www.dw.de/administrata-e-depolitizuar-nj%C3%AB-luft%C...
Comments
Besoj qe llogarite jane pak

Besoj qe llogarite jane pak me ndryshe.

Nje vend pune nuk eshte nje vote, por 3-4 vota nga e tere familja. Ai/ajo zyrtar gjithashtu eshte garanci per te zgjidhur hallet jo vetem te familjes, po edhe te fisit, per te hequr ndonje gjobe te papaguar, per te dhene ndonje leje bizesi duke mbyllur syte. Ne zonat rurale blihet vota me nje thas groshe e oriz, dhe llogarite fillojne e dalin qe cke me te.

Kjo nuk do te thote qe i tere militantizmi partiak eshte i tille, po shumica derrmuese po.

Kete e mesuat pas zgjedhjeve
Kete e mesuat pas zgjedhjeve zonja Ministre?
Shko thuaja Ilirit po ta

Shko thuaja Ilirit po ta mbajti se ti tregon ai hesapet. Pstaj mbaje me shkume sic thuhet ne Tirane...

Bushter
Bushter
Pyetje per zonjen e

Pyetje per zonjen e nderuar.

Ata me vendime gjykatash pse nuk i riktheni ne pune?

Ku i keni konkurset e leshit?

Me cfare konkurs leshi jane emeruar drejtoret e rinj?

Kam nje mal me emra, qe kane filluar pune vetem e vetem se jane miqete e drejtoreve qe keni vendosur

Si ka mundesi jane punesuar njerez ne tatime dhe dogana qe ka konkursion e pozicionit.

Ajo motermadhja e tatimeve nuk ka la shoqe pa marre ne tatime

Ajo e doganave nuk po le Freshist pa marre.

Cpune kane drejtoret e nendrejtoret e bashkive, ne administrate?

Per cfare do beni konkurse?

Per specialistet?Po me thuaj ku i gjen ti ata profesionistet e kultivuar qe te vijne te punojne per 400 mije lek ne administrate?

Nga 3.2 mln me te

Nga 3.2 mln me te drejte vote vetem 2.4 jane ne grupmoshen 23-60 vjecPra 75 % e tyre.

Dmth nga ato 1 mln vota qe ka marre e majta 750 mije jane aktive per pune.

Rreth 35 % e tyre punojne ne bujqesi .Dmth nga 750 mije, vetem rreth 480 mije mbeten ne loje.

Raporti i te diplomuarve sipas instat eshte 30%, pra 30% e kesj qe mbetet jane te diplomuar nga kjo kategori.

Dmth nga e gjithe kjo histori rreth 150 mije na dalin.

Edhe e di cfare jane keta 150 mije.

Keta 150 perfshijne te gjithe ata qe mund te jene

a)ata te cilet pavarsisht nese e kane nje diplome kane nje biznesin e tyre

b)profesionite te lire

c)ata te cilet ju votuan dhe jane duke punuar ne sektorin privat

d)ata qe ju votuan per te majten por qe kane punuar ne sektorin publik

e)ata qe ju votuan qe e kane nje diplome dhe qe jane pa pune

Sado e madhe te jete kjo kategoria e fundit eshte vetem 1 prej 5 kategorive dhe nuk ha mendja te jene shume.

Pra zonje nuk na qenkan 1 mln po gati po aq sa vende pune ka administrata(nga ty po e degjoj qe pasak 80 mije, sepse 40 mije jane vetem mesues, 15 mije kane ministria e mbrojtjes, e shendetesises dhe e rendit, sikur vetem kaq ministri te kete qeveria del qe qenkan me shume se 80 mije)

Ka 80.000 vende pune dhe 1

Ka 80.000 vende pune dhe 1 milion vota. Llogaria nuk del - thotë ministrja për Administratën, Milena Harito. Nga keto 80,000 vende pune, 40% i ka Ilir Floriri, 10% i ka koncesion Kucko Kokedhjeri...vertetet hall i madh...se ne ato 40,000 vende pune qe mbeten ka edhe Sala militante te tij...

Si ishte ky sistemi i
Si ishte ky sistemi i konkurseve?
Na hapet barkun per 2 muaj...
Add new comment