Disa pyetje kryeredaktorëve

Postuar në 30 Tetor, 2013 15:02

Një foto me dy të panjohura

Çfarë vini re në këtë foto? Është Kryetari i Parlamentit me dy njerëz të tjerë. Për të mos ju lodhur, po jua them  unë se kush janë: një senator francez dhe, besoj, përkthyesja e tij. Nuk po lodhem të guglloj  emrin e senatorit, se realisht, nuk ka pikë rëndësie. Ky lajm doli në të gjitha televizionet dhe në shumë gazeta. Për mendimin tim, ky nuk është lajm. Kjo është vjedhje kohe e publikut nga ana e mediumeve përtacë. Nuk janë vetëm përtacë. Në fakt, nuk janë media. Janë vitrina ku njerëzit me lek ose pushtet ekspozojnë interesat e tyre.

Media të mbushura me qoka aktivitetesh

Mediat tona janë të mbushura vazhdimisht me qoka aktivitetesh pa pikë rëndësie për publikun, si p.sh., konferenca e filan shoqate, ose takimi i filan politikani. Është një turp i vërtetë, që gazetaria shqiptare nuk  ka më (thuajse) asnjë investigim. Shikoni titujt kryesorë, ose janë kronikë ose ky tha këtë, ai sulmoi atë... në FB.

Janë aq të pakta gazetat që investigojnë, dhe ca nga ato, e marrin të gatshëm “investigimin” nga një palë tjetër e “interesuar” të dalin ca të palara të konkurrencës. Media shqiptare (me përjashtime të rralla) nuk ka pasur për mision këto 10-15 vitet e fundit të hetojë për interes të publikut. Meqë nuk ka motiv, nuk ka arsye as të ngrihet nga poltrona. Pse,fundja duhet një gazetar të dalë e të kërkojmë lajmin e vërtetë aty jashtë?

Lajmi u vjen me postë elektronike, madje më rëndë akoma, me FB. Nga ana tjetër, ju nuk merrni lajme. Merrni zhurmë pa vlerë.

Disa pyetje kryeredaktorëve

Kjo foto, më bën t’u përplas në sy kryeredaktorëve disa pyetje: Çfarë po ndodh aty? Asgjë. 2 burra shteti, po shkëmbejnë biseda, si ato që bëjnë disa qindra mijëra të tjerë, në të njëjtin moment në të gjithë botën.

Çfarë ka të bëjë me fatet e një kombi, a, të një njeriu? Çfarë ka të bëjë me një temë të mprehtë, dhe çfarëdo zhvillimi konkret do prodhojë nesër ky takim? Asgjë.

Çfarë mund t’i duhet publikut shqiptar biseda me një senator francez? Çfarë ka ky senator francez të veçantë ndër 348 senatorët e Senatit të Francës, në lidhje me Shqipërinë? Asgjë.

Këto pyetje,  mund t’i bëni mbi shumë foto e kronika TV të tilla, përditë. Po normalisht që s’i bëni. Në kokë, ju ka mbetur veç një si zhurmë.K.Cukali

Nga rubrika Tarta T'Arta në DITA

Comments

Submitted by Reformatori (not verified) on

Zoti KC, personi ne foto qe ju i referoheni si "perkthyese" ne fakt eshte Ambasadorja e Frances ne Shqiperi Shkelqesia e saj Christine Moro.....besoj qe edhe ky lajm i botuar "banal" sipas jush, tju mesoje/informoje se kush eshte perfaqesuesi zyrtar ne Shqiperi i shtetit te dyte me te fuqishem ne BE, aty ku duam te integrohemi.

Jo cdo foto e politikaneve eshte banale dhe parendesi, ja pra qe edhe nga keto lajme dicka mund te mesoni edhe juve.

Submitted by blerta (not verified) on

Zoti Cukali, Zonja nuk eshte perkthhyesja, por Ambasadorja e Frances ne Shqiperi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk eshte perkthyesja e tij, eshte ambasadorja franceze ne Shqiperi!

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Ha, dmth edhe Koloreto ia fut kot, vertet me te rralle, po ia fut, ama......

Po ju komentues, a nuk mjafton qe e ka thene njeri ate pune, qe ajo gruaja eshte ambasadorja e Frances, apo duhet perseritur disa here qe te behet edhe me shume e vertete...... ne anglisht kjo quhet "redundancy".......

Submitted by gjoni (not verified) on

koloreto, po ate mbretin anglez qe u merzitka ne pallat ti e solle ne faqet e gazetes?

absolutisht lajm i madh!

Submitted by blerta (not verified) on

Per perseritjen i ka fajet redaksia qe i boton me vonese komentet sepse kur komentova une nuk kishte asnje koment :)

Submitted by RP (not verified) on

epo i bie qe ai ne mes eshe perkthyesi.Ne fakt Koloreto e ka shume mire,ka shume lajme qoka,pashe ca deklarata partish ne Korçe qe mbeshtesnin kandidatin e majte,po lexonin ca copa letre ne bordure,as kafenete nuk i qasin...Pe lere mbledhjet e shoqatave, apo ato tribunat me ambasadore me bluza te kuqe,kane me pak impakt sesa futbolli midis gazetareve dhe aktoreve.Nejse,mediat hane buke me keto qokat.Ilir Meta ka te ngjare qe s'mban perkthyes,nga nje vesh i hyjne dhe nga tjetri i dalin.'97 ricikloi Berishen,2013 ricikloi Meten,politika shqiptare eshte mjeshtre riciklazhi.

Submitted by Endri UK (not verified) on

Teza qendron edhe pse ajo qenkershka ambasadorja, ky takim nuk perben lajm dhe gazetaret ngelen pertace.

PS: Po perkthyesi ku eshte, apo komunikojne me buzeqeshje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.