Greqia dëshiron Shqipërinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe?!

Postuar në 30 Tetor, 2013 07:31

“Greqia dëshiron Shqipërinë e Madhe dhe Bullgarinë e Madhe”. Ky është titulli i gazetës maqedonase “Dnvenik”, në shkrimin i cili botohet pas propozimit, që thuhet se ka bërë përfaqësuesi grek, për emrin e Maqedonisë.  Adamantios Vasilakis, negociatori grek për cështjen e emrit të Maqedonisë, sipas gazetës, ka propozuar emrin “Maqedonia sllavo-shqiptare”. 
Gazeta e cilëson këtë një propozim fyes dhe irritues, që tregon se Greqia nuk ka vullnet të mirë për të zgjidhur cështjn e emrit. Gazeta shkruan se ky propozim joserioz, është qëndrim i qeverisë greke dhe jo shpikje e negociatorit, një dëshmi se grekët nuk ndalen së promovurari tezën e “sllavo-maqedonisë” . 
Një diplomat maqedonas që foli për gazetën në mënyrë anonime tha se propozimi për emrin “Maqedonia sllavo-shqiptare”, në praktikë do të thotë “propozim grek për federalizimin e Maqedonisë. Ai është një “kalë Troje” që do të shkaktojë pasoja të rënda". 
Lajmi është dhënë edhe nga media greke, që shkruajnë se ky më shumë se një propozim konkret, shpjegon kompleksitetin e cështjes, ndërkohë që ende nuk ka asnjë njoftim nga Ministria e Jashtme e Athinës për raundin e fundit të negociatave në Nju Jork, ndërkohë që as është konfirmuar dhe as është mohuar propozimi në fjalë - raporton agjensia BalkanWeb.

Comments

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

<p>Shume dakort me propozimin grek. Une kam edhe nje tjeter, Greqia ta nderroje emrin dhe te quhet Cameria Greko-Shqiptare.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.