Një synetllëk në Kosovë shndërrohet në një ngjarje mediatike; por jo pa arsye

Një editorial i gazetës kosovare Express fokusohet tek një festë e organizuar në një familje me mbiemrin Devolli që, sipas kësaj gazete, “ka krijuar një perandori ekonomike në Kosovë… duke krijuar monopol në shumë segmente të jetës publike”. Lihet të kuptohet pra se pasuria e kësaj familjeje është vënë në sajë të lidhjeve që ajo vetë ka pasur e ka me qendra të fuqishme të pushtetit e të politikës, gjë që është dukur, sipas saj, dhe tek pjesëmarrja në atë party të organizuar për një synetí (dikush prej familjes, në respekt të një riti mysliman, është bërë synet). Në atë festë pra kanë qenë zv.kryeministri kosovar, dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i financave Besim Beqaj, zv.kryetari i PDK-së, Adem Grabovci, etj. Festa ka qenë në nivele të harbimit. Në videon që është publikuar shfaqen njerëz që këndojnë e bëjnë karaoke rrotull një tryeze të mbushur me monedha e kartmonedha Euro.
Aty ka qenë dhe Baton Haxhiu, drejtori i TV Klan Kosovës. Ky i fundit e ka emërtuar këtë festë si një jet set (veprimtari dëfryese njerëzish të pasur), dhe si e tillë nuk ka pasur arsye pse të tërhiqte vëmendjen e medias; gazetarët që janë marrë me këtë ngjarje private, Haxhiu i ka quajtur instekte. Dhe editoriali i gazetës online Express (ndiqeni në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,90,124943) ka qenë një përgjigje edhe për kolegun e tyre të televizionit Klan Kosova.
Re.Pu.
Comments
Ju te Respublikes a mund te
<p>Ju te Respublikes a mund te na e perktheni fjalen -instekte- te Baton Haxhi efendise?</p>
Keta jane ata derrat e
<p>Keta jane ata derrat e nginjun te Migjenit!</p>
Add new comment