Përplasje policish tek selia e PSD-së. Gjinushi: Privatizim falso

Postuar në 29 Tetor, 2013 04:44

Përshkallëzimi i konfliktit për lirimin e ndërtesës së selisë së PSD sot paradite, pa mbledhur në vendngjarje policinë e shtetit përballë asaj private, përmbarimin privat, pronarin e deklaruar të godinës dhe kreun social demokrat Gjinushi. Ja çfarë kanë deklaruar palët.

Pronari i banesës Osman Manopulli: “Policia na ka kërkuar të largohemi pasi ka ardhur Skënder Gjinushi. Ne e kemi fituar me gjyq pronën dhe policia e rendit duhej që të vinte për lirimin e saj, por Gjinushi nuk e lëshon”.
Skënder Gjinushi: “Prona është shtetërore dhe ata që pretendojnë se janë pronarë, kanë falsifikuar dokumentet. Gjykata është kundër prishjes. Letrat e falsifikimit janë mbi tavolinë dhe ato janë bërë objekt i hetimit, pasi dy të tretat e pronës janë shtetërore. Këto kanë bërë objekt kallëzimi. Është bërë një kallëzimi penal. Janë akoma disa banda qeveritare apo ish qeveritare me letra falso. Vendimi i gjykatës është në favorin tonë. Gjyqi po vazhdon. Nga ana tjetër është edhe Enti Kombëtar i Banesave, që e ka kategorizuar PSD si familje të pastrehë. Ne e dimë që nuk jemi gomerë dhe akti administrativ është shfuqizuar nga ministri përkatës. Letrat ua japim merrini e studioni. Entin Kombëtar i Banesave ne nuk e njohim. Ky është shpërdorim i pastër detyre. Drejtuesi i kësaj drejtorie do të japë llogari para gjykatës”.
Policia e shtetit: “Janë shoqëruar efektivët e policisë private pasi kanë penguar Policinë e Shtetit në kryerjen e detyrës”.

a.k

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Nje dhe vetem nje pyetje vlen ne kete mes: kishin apo jo vendim gjykate ata qe pretendojne se jane pronar? Nese po, Gjinushi ne burg tani bashke me shefat e policise se shtetit. Nese jo, policia private me permbaruesin ne burg.&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Policia private eshte ajo qe u perfshi ne ngjarjen e permetit,si ka mundesi qe sot askush nuk boton ndonje shkrim per shtetin ligjor,vendimet e gjykatave etj ?</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>Do te mjaftonte pyetja; perse policia e shtetit nuk nderhyri te ndaloje nje polici private ne sakrilegjin kunder kishes orthodhokse po e ndaloi menjehere(madje i arrestoi) per godinen e nje partie politike qe nuk ka deputet ne dy legjislaturat e fundit?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.