Doris Pack fut hundët aty ku s’i takon, por … bën një koment të saktë

Postuar në 29 Tetor, 2013 05:38

Deputetja e Parlamentit Europian, gjermania Doris Pack, e mirënjohur këtyre anëve për shkak të pranisë së shpeshtë në Tiranë, bëri disa vërejtje të vetat dje në takimin që pati me parlamentarë shqiptarë. Ajo ish veçantërisht e shqetësuar për rastin e Denion Meidanit, shkarkimin e të cilit e solli dhe si provë të paligjshmërisë së një numri shkarkimesh të tjera, dhe në këtë mes iu desh të polemizonte me Ben Blushin, që nuk ra dakord me vërejtjet e saj.

Por nuk ish kjo ajo që bëri përshtypje. Bëri përshtypje një ndërhyrje tjetër e saj, me anë të së cilës i kapërceu “kompetencat” si europarlamentare. Ajo bëri një koment mbi kabinetin e fryrë të këshillit të ministrave. “Unë besoj se ka shumë ministra, dy deri në katër ministra më tepër, dhe nuk besoj se keni nevojë për një ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin… Besoj se nuk është e nevojshme të kesh një post ministror në lidhje me marrëdhëniet me Parlamentin”, u shpreh ajo.

Çështja nuk është nëse ka të drejtë, apo jo (vërejtja e saj duket me shumë vend; është bërë edhe nga një numër komentatorësh lokalë). Çështja është se kjo gjë nuk është një punë e saj. Dhe dikush duhet t’ia thosh.

M.N.

Comments

Submitted by anim (not verified) on

Kam pershtypjen se ne vazhdojme te "impresionohemi" me fjalet e qendrimet e te huajve, vecanerisht kur ata vijne si zyrtare  te larte (nen Cadren e komunitetit europian) dhe perceptohen si vendimmarres per fatet e vendit ne Europe. Doris Pack eshte thjesht nje euro-deputete gjermane, pjese e ketij komisioni vezhgues, qe ka mbajtur shpesh qendrime skandalzoe dhe qe e ka bere te qarte me shume se nje here njeanshmerine e saj lidhur me politiken shqiptare. Per mua  madje Zonja Pack ka treguar shpesh edhe nje percmim ndaj opozites se djeshme dhe ndoshta edhe racizem "te fshehur" ndaj shqiptareve (mjaft te hapur ndaj shumices se shqiptareve) - si e tille nuk duhet degjuar e ja varur fort.  Me cudit fort hapesira qe shtypi shqiptar i jep kesaj zonje te nderuar, pasi ne asnje vend tjeter euriopian nuk merret kush me emrat e pervecem e me komisonet vezhguese qe vizitojne vendin. E kuptoj fort mire shtypin dhe median prane berishes qe ta bej kete - pasi kjo zonje qartesisht ka mbeshtetur kete minorance...

Edhe ne rastin e mesiperm eshte e turpshme per nje deputet te huaj te na jape mend sesi e sesa ministra i duhen shtetit shqiptar - ajo ka te drejte te pyes, investigoje (ne mmenrye konfidenciale) ne takimet me zyrtarte shqiptardhe madje te shprehe mos-pelqimin e saj ne raportin e komisionit - por vec kaq. Une pyes nese kjo zonje ka guxuar ndonjehere te bej nderhyrje te tilla idiote para Merkel. Per shtypin shqiptar ajo eshte vec nje prej euro-deputeteve ne ate komision, dhe urojme qe shumica e tyre te mos kene syzet e erreta te zonjes PAck.

Per shtypin duhet te ishte me me interes mbulimi i takimeve te opozites me komisioneret europian dhe rroline e Bashes/Bishes ne dem te interesave te te gjithe shqiptareve ne europe.

Se fundi une besoj se ne duhet te ndergjegjesohemi se Shqiperia i ka te gjithe mundesite, burimet e rizorset per tu bere europiane, SHUME ME PARE (E NDOSHTA edhe pa qene DE JURE) pjese e EU.

Kur ta kemi kuptuar kete atehere nuk do ta lejojme me veten te sugjestionohemi me nga zonja Pack dhe te ngjashmit e saj

Submitted by Blendi (not verified) on

Tani, une nuk e di se pse z. Pack qenka e shqetesuar per rastin Mejdani dhe mbi te gjitha si arriti ajo kaq shpejt ne konkluzionin se shkarkimi i tij eshte i paligjshem.  Z. Pack nuk ka as arsimin es as tagrin perkates per te gjykuar keto ceshtje. Keto gjera edhe gjykatat duan kohe t'i shqyrtojne. Nese do te kishte nje vendim te tille gjykate, qe konfirmon paligjshmerine e shkarkimit, nderhyrja e saj mund te ishte ne thelb e drejte.

Nga ana tjeter jam dakort me artikullshkruesin, se dikush duhet t'i thote z. Pack qe keto gjera nuk jane pune e saj. Meqenese eshte politikane gjermane, madje mund t'i kujtojne se jo me vone se keto dite, ne kuadrin e formimit te nje koalicioni me baze te gjere ne Gjermani (CDU/SPD), problemi qe ka dale eshte ai i shtimit artificial te numrit te ministrive. Kjo behet, si gjithmone ne keto raste, per te kenaqur partite e koalicionit me numrin e kerkuar te posteve ministrore. Dhe ne kete rast nuk behet fjale per ministra pa ministri (si z. Celibashi) por per dikastere me nje numer te konsiderueshem nepunesash e me rroga vertet te majme.

Pse atehere ne Shqiperine tone, qe eshte ku e ku me larg ketyre demokracive popullore, procedimi ne keto raste duhet te jete ndryshe? Politika e kompromisit ka anen e saj te ndyre kudo ne bote.

Tung,

Blendi

Submitted by mali (not verified) on

Pervec atyre cudirave qe ne tha zonja Pack (nuk dime se kush mund t'ia kete thene ne vesh, diten apo naten)

na beri pershtypje deklarata qe beri zonja Bregu, ish ministre e integrimit.

Sipas zonjes Bregu, komuniteti nderkombetar ka investuar 127 milion Euro per trainimin e Policise se Shtetit.

Le te na thote znj. Bregu se kush i ka marre keto fonde dhe si jane shpenzuar.

Ne te kundert, le te na e thone nderkombetaret se kujt ia kane dhene 127 milion Euro per Policine e Shtetit.

Submitted by Dardan (not verified) on

Kjo buqetë, jo vetem e konsumuar per absolutisht e shemtuar ne grimasat majmunore kundrejt shqiptareve dhe pro nazi-fashisteve berishaiane, nuk ka hall tjeter veç mbrojtjen e Berishës dhe rivendosjen e berishianëve ne pushtet.

E djathta shqiptare e munguar plotesisht ne sistemin tone politik është e uzurpuar nga Berisha dhe banditët e tij.  Detyra per te zëne vend ne sistemin ku i takon së djathtës kërkon impenjim të të gjithë shoqërisë shqiptare. B. Topi të bëhet i gjllë dhe ta vazhdojë luftën që e filloi dhe e zhvilloi me shumë nder gjatë kohës se presidencë së tij.

Doris Pack është e paguar nga lobi diplomatik serb në EU dhe USA për ti prishur punë Shqipërise dhe ajo, vërtet përfaqëson atë figurë të urryer që shpesh e kane quajtur "Kurva Plakë Europë" ndaj ndërhyrjet e saj janë pa vend, qëllimkëqia apo dashakeqe.  Mendoj se duhet ti jepet fund megallomanisë dhe ndërhyrjeve dashakeqe të kësaj Pilivricke ndërkontinentale.

Submitted by mireeka (not verified) on

Sa milione jemi per kaq shume ministra dhe deputete? Te pangopurit! Pastaj vjellin!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.