PD, ngre kultin e heroit të Zhani Cikos dhe Nevila Nikës, por e bën me argumente jo shumë të besueshëm...

PD ka dalë në mbrojtje të dy Drejtorëve të hequr, Nevila Nika dhe Zhani Ciko, por argumenti mbrojtës lë shumë për të dëshiruar. Sipas zëdhënëses së PD-së, shkarkimi u bë se Rama do t’i hapë rrugë mediokritetit dhe znj nika e z. Ciko paskëshin qenë 2 barriera që do të pengonin “projektit të kryeministrit për të sunduar kudo”. Në të dyja rastet, mbetemi në një shije subjektive mbi çfarë konsideron PD “mediokritet” dhe mbi një skenar fantashkencë të 2 “Transformers”-ave që do të pengonin një plan global ogurzi.
Zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi tha se:
“.... ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje...” dhe se:
“Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human (...) personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo.”
Mbrojtja e kujtdo të shkarkuar padrejtësisht është një detyrë e opozitës. Por, besueshmëria qëndron tek dhënia e argumenteve ligjorë, dhe jo poetikë e subjektivë.
k.c.
Comments
Po sikur perpara se te
<p>Po sikur perpara se te degjonim argumentet e opozites kunder shkarkimit, te degjonim arsyet e pozites per shkarkimin.......? Sepse te dy postet nuk jane poste politike, pra nuk eshte e thene qe drejtoret te zevendsohen..... kur nderrohen qeverite.........</p>
Edhe Respublica po i ben nje
<p>Edhe Respublica po i ben nje mbrojtje te madhe Ed Rames...por pa argumenta</p>
Pyesni nje per nje te gjithe
<p>Pyesni nje per nje te gjithe artistet e Teatrit te Operas tju rrefejne per Zhani Cikon. Merrni mendimin e tyre. Pastaj pyesni te gjithe donatoret e Teatrit te Operas , se sa leke kane dhene per rikonstruksionin dhe ngrohjen e atij teatri qe su be kurre...Pastaj investigoni per fondet e ketyre 10 vjeteve te shikoni si jane shperdoruar . Zhani Cikon do ta mbroje Berisha patjeter se i detyrohet kaq njeriut qe firmosi gjithe peticionet politike te mundshme si sherbetor besnik i cdo lideri. Zhani Ciko kishte dy vjet qe kishte dale ne pension dhe pervec kesaj ishte pa mandat prej dy vjetesh - pra drejtonte ne menyre te paligjshme.... Si nuk investiguan njehere ne themel keta gazetare por mbeten duke shtjelluar deklarata ... partish dhe emocione naive artisesh, si ai i Pirgut.</p>
Për z Ciko ka bërë mirë
<p>Për z Ciko ka bërë mirë sepse nuk mud të harojë i konën që dhanë kanalet televizive atë krekosje që kishte marë sepse Salistani për shërbimet që i kishte bërë e nderojë duke i hequr emrine shkollës që mbante emrin e një heroji të luftës N.Ç. dhe i vunë e mrin e këtijë ndjeva një neveritje të madhe </p>
Add new comment