Alastair Campbell i bën PR Edi Ramës, gjatë një interviste për The Guardian.

Postuar në 26 Tetor, 2013 11:25

Campbell, guruja dhe zëdhënësi i Toni Blair në një intervistë për britaniken “The Guardian” i ka sugjeruar  liderit laburist, Ed Miliband që të ndjekë shembullin e Edi Ramës gjatë fushatës zgjedhore.

 “Udhëheqësi i laburistëve mund të përdorë videoklipet për t’u përballur me komentet mosbesuese”, thotë Campbell.

“Ai duhet të marrë rrezikun parasysh dhe të ndjekë shembullin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili u ballafaqua me kritikat kokë më kokë, duke dhënë shpjegime me anë të videove për komentet skeptike që mund të jepen gjatë fjalimeve.”

Campbell, i cili pritet të luajë një rol të rëndësishëm në fushatën e zgjedhjeve të Përgjithshme britanike, thotë se videot e realizuara, rezultuan të suksesshme për Ramën, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në krye të një koalicioni të qendrës së majtë.

Guardian thekson faktin se Campbell ka vepruar si një këshilltarë strategjik për median pranë Ramës, i cili nga ana e tij kohët e fundit ka punësuar ish kryeministrin, Toni Bler, për ta këshilluar Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Tani ka ardhur koha që një prej vendeve më të mbyllura të Evropës ish-komuniste, të ofrojë disa këshilla politike për Britaninë”- citon The Guardian, Alastair Campbell, duke i bërë më shumë një shërbim të madh Ramës në plan ndërkombëtar sesa Milibandit në plan kombëtar.

k.c.

Comments

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

<p>Ai ne kete menyre me shume i ben nje sherbim shume te madh emrit te Shqiperise, se ne kudo na shajne , sidomos media britanike</p><p>Falemidnerit ketij zoterise qe po i ben nje propagande inteligjente emrit te mire te Shqiperise</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ore Campbelli mire e ben qe na ben reklame, po nuk e di a i ka thene njeri qe Rama ka po aq vota sa ne 2009 dhe tere fitoren e ka nga LSI dhe &quot;fushata&quot; e saj? Ne vend se ti sugjeronte videot dhe ngjyrat e Rames per Milibandin e vogel, duhet ti sugjeronte te bente koalicion me liberalet e Clegg qe jane ne qeverisje sot.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.