Rama dhe Thaçi, dy kalamaj që nuk e njohin historinë, thotë Ngjela, por pak shumë këtë mendim ka edhe Zogaj për takimet me Erdogan

Kryetari i partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngjela ka thënë sot për gazetën Panorama se Edi Rama dhe Ashim Thaçi gjatë vizitës me Erdogan janë treguar si dy kalamaj që nuk e njohin historinë. Veç Ngjelës, kundër deklaratave vëllazërore turko-shqiptare në rang kryeministrash është shfaqur edhe Preç Zogaj.
“Ishte një manifestim i papranueshëm, që nuk ishte nevoja të mbahej. Ai manifestim ishte shumë i rëndë. Jo rastësisht nuk u fol aspak për perspektivën europiane. Për herë të parë Europa nuk u zu me gojë, në një takim me kryeministra që aspirojnë t’i bëjnë shtetet që qeverisin pjesë të projektit europian. Ishte turp i vërtetë”, theksoi Zogaj, i ftuar në emisionin Opinion. “Erdogan kërkon që t’i bëjë presion Europës me dy sejmenë që ka gjetur në Ballkan, Rama dhe Thaçi”, shtoi më tej Zogaj, por historiani Pëllumb Xhufi, i detyruar nga një gjuhë kaq ashpër, kundërshtërshtoi disa here se s’ishte ashtu siç thoshte Zogaj.
Zh.
Comments
Te thuash turp eshte

Te thuash turp eshte pak...Nje shtet qe te ka mbajtur nen pushtim 500 vjet, qe te ka vrare gjithe adhetaret, qe te ka mohuar gjuhen e kulturen, te ka ndaluar hapjen e shkollave shqipe duke tu perpjekur per ta mohuar gjuhen, qe te ka lane prapa 200 vjet ne raport me zhvillimin eqe ka marre Evropa, nje eshtet qe me ushtrine e tij plackiti nje popull te tere per 500 vjet, qe mezi la nje liber shqip ne qarkullim si ai i Buzukut ku synoi FUQIMISHT zhdukjen e kombit shqiptar...nuk ka sesi te jete shtet "mik". Perkundrazi! Edi Rama dhe Thaci u sollen si langaraqe e servile karshi nje Erdogani qe dukej si perendia. Turp 1000 here

pse shkon aq larg ti, ja ku

pse shkon aq larg ti, ja ku ke Italine qe te ka pushtuar dy here shekullin e kaluar,Greqine, qe te ka rrembyer nje krahine te tere, Camerine, qe ka ligj lufte me ty akoma ..dhe prape i ke partnere strategjike.Po pate qejf shko merru edhe me perandorine romake se edhe ajo 500 vjet te mbajti nen thunder dhe pothuaj e humbe gjuhen.

Politika eshte politike ,do kete dhe levizje te tilla, e pe sa i dogji Serbise? Politika nuk behet rrugeve nga anonime interneti, as nuk eshte populizem. Politika gjykohet nga pasojat prandaj prit ca te kuptosh se c'luhet .

...@Nelo Cipini Ore do

...@Nelo Cipini

Ore do flitni nje here me mend ne koke ju apo jo flsini kot?? Nuk fola per partner strategjik por fola per vend "mik". Per mua ss Italia e as Greqia nuk mund te quhen vend mik. Austria adhe Hungaria po, kurse te tjere te lartmpermendur jo. Kurse per Turqine, ta quash vend mik eshte nje turp i papare, nje skandal i madh. 500 vjet roberi shumedimesionale nuk paskan qene aqmjaftushem per zoterine tende per te quajtuar vend jo mik??? Pfff

Me thene te drejten,

Me thene te drejten, demonstrim i ekzagjeruar force ishte ai ne Prishtine, dhe keta kryeminsitrat tane tyryfyla qe behen vegel e projektit te Erdoganit per hegjemoni ne rajon..

Kalama mund te jete Thaci qe

Kalama mund te jete Thaci qe eshte i ri, por jo Rama 50 vjecar. Ta quash kalama do te thote te mos e quash me emrin e duhur. Si qenka kalama nje kryeminister si Rama. Edhe moshen per te mos bere kalamanlleqe e ka. Por perse i ben? Perse na shokon me keto idiocira? Te rastit nuk jane. Shkoi e u poq me Erdoganin me vrap, ketu e ne zheg te veres. E shpalli partner strategjik. Shume e thane se e kishte nga dielli. Kur Berisha kishte thene kemi marrdhenie vellazerore me turqit, kishte nxjerre gjuhen e tij te gjate. Por vete ulet bythe me bythe me Erdoganin. Mu poshte nje lutjeje arabisht, me pamjen e kryeministrit te mencem. E mbush gojen plot kur i drejtohet turkut e mi thote vella i dashur. Ne diten qe vjen nje minister nga nje vend europian ku zhgerryerja me vendet islamike shihet keq, iken can ferren e takohet me vellaun. Te gjitha keto rregjistrohen dhe dikush ne kancelarite perendimore nuk e merr Rame-ngjalen per Skenderbe, as si Ismail Qemal, por si Haxhi Qamil 24 karatesh. Kancelarite europiane jane te shqetesuara nga axhenda turke ne rajon. Bythe-me-bythja e Rames me babe Taipin s'ka si shihet vetem si shenje qe ne si shtet po dalim nga shina e duhur. E kush e ka mandatuar kryeministrin tone per te bere kete?

Ndryshe nga disa komentues
Ndryshe nga disa komentues ketu, une mendoj qe dy kryeministrat shqiptar dine se cfare thane dhe pse e thane. Argumenti qe Turqia na ka mbajtur te pushtuar per 500 vjet prandaj nuk duhet te bashkepunoj e eshte disi foshnjarak, dhe cdo historian jo-populist do te vinte disa pikepyetje para se te fliste kaq pa hesap. Ne se barazojme Turqine me Perandorine Osmane, atehere duhet te perdorim te njejten llogjike per te bere analogji mes Italise dhe Perandorise Romake, dhe Greqise e Perandorise Bizantine.
Ne aspektin e poltikes praktike, une deshiroj qe Shqiperia te bashkohet me Kosoven para se Shqiperia e Bashkuar ti bashkangjitet Europes se Bashkuar, nje lloj forme tjeter Organizmi Shteteror shume-kombesh njelloj si Perandorite qe permenda me lart. Por deri atehere ne kemi nevoje per invenstime, dhe ne se keto investime nuk vine nga Franca, Gjermania, apo Italia, atehere duhet te vine nga diku tjeter, ne kete rast nga Turqia.
Ne se Ngjela apo Zogaj, apo kushdo qofte nuk i pelqen qe parate vijne nga Turqia apo Kina, atehere duhet te gjejne burime te tjera dhe te ua servirin qeverive tona, ose te hestin. Ne se kane problem me tonin "vellazeror" atehere duhet te na thoni se me ke duhet te jemi "vellazeror" ne mos me ate qe te ndihmon? Qe te dy keta kritike te "thekur" kane qene "miq" e "vellazeror" me Ramen, por sapo ky i fundit nuk ua plotesoi deshirat per poste shteterore, harruan "vellazerine" e disa viteve dhe tani vjellin vrer. Shqiperia ka nevoje per miq e ndihma. Ata erdhen nga nje vend mik, anetar i NATOs dhe duhen konsideruar me respekt. Asgje me teper se kaq!
Nuk po dihet mire kush eshte

Nuk po dihet mire kush eshte kalama e kush nuk e di historine ketu

Pa osmanet, Kosove shqiptare nuk do kishte as dje, as sot e as kurre.

Kosova ka qene e pushtuar nga perandoria serbe dhe shqiptaret kane qene skllever te serbise, me emra te serbizuar, te diskriminuar, deri sa u thye pushteti serb prej osmaneve. Serbet kishin perandori, kishin krushqi me pernadoret e Bizantit, kishin kishe te veten, kurse ne asgje nga keto. Pasi u thyen, serbet u degraduan dhe kosovaret u stabilizuan, kete e dine te gjithe vec analfabeteve. Shtypesit i lane vendin te shtypurve. Osmanet jo se bene bamiresi, po koincidoi qe thyen nje pushtet qe ishte armiqesor ndaj shqiptareve, prishen raportet e forces, dhe shqiptaret perfituan.

Serbet kane qene aq te forte sa kane pushtuar edhe gjysmen e Greqise, lere me tokat shqiptare me themel, ku na nderruan edhe emrat e katundeve e maleve gjate pushtimit, prtandaj jemi edhe sot plot Drashovica e Shushica ngado. Sot eshte turp t'i kujtojme ca gjera, te kujtojme se serbet e bullgaret e greket kane pasur fuqi te na sundojne ne token tone me shekuj dhe meqe kishim fe te njejte me ta do ishim shkrire pak e nga pak neper Shushica e Drashovica e Saranda, e do kishim perfunduar pa shtet si vllehet, ca neper Serbi e ca neper Greqi, ne rastin me te mire.

Add new comment