Rama: Masa drastike ndaj lojërave të fatit; e ardhmja e vendit, asgjë të përbashkët me industrinë e krimit

Postuar në 25 Tetor, 2013 06:27

Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar, ka thënë  kreu i qeverisë Edi Rama në një deklaratë për mediat, pas mbylljes së mbledhjes së sotme të qeverisë, lidhur me vijimin e punës së nisur me aktivitetin e lojërave.

Pas lulëzimit të një industrie të krimit ekonomik fshihet mbështetja politike, ndaj, ka vazhduar më tej Rama, do t’i japim fund ketij aktiviteti të zhvilluar në mënyrë ilegale dhe po punojmë për një strategji daljeje për ata që janë të licensuar dhe e ushtrojnë brenda kufijve të ligjit ekzistues. Ai deklaroi se të gjitha kalimet e internetit për ëebsite dhe burime të shfrytëzimit se mund të pasurohesh në këtë rrugë mbyllen. Nuk do të ketë më në vend baste online që të vendosen për të kërkuar fatin jashtë Shqipërisë. Rama ka theksuar se qeveria eshte aty per te mbeshtetur familjet në nevojë, që kërkojnë ekonomi familjare të qendrueshme dhe masat e marra lidhur me këtë aktivitet jane të lidhura me domosdoshmërinë për të kufizuar tundimet e pafundme që shkaktojnë këto lloj destinacionesh pa krye.

Zh

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pyesni ndonje IT o ju te Respublica-s! Pyesni psh IT e juaj. A e ben dot Rama kete gje? Sepse une them qe nuk e ben dot. Ka plot teknika qe do te lejojne cdo shqiptar te luaj tek bet365 si t'i doja samari, per te perifrazuar Meron. Thjesht do t'u hape front pune IT-ve. Flm Rama!

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pornot do t'i mbylli? Sepse UNICEF ka parashikuar qe demtimi i kycit te meshkujve do te jete problem madhor i 50 viteve qe vijne...

Submitted by Bard (not verified) on

Te ndaloje kete bixhozin ketu njehere, se per ne internet te ha mu-në, se s'ndal dot njeri te karikosh me karte krediti ne gjithfare faqesh te ligjshme e te paligjshme, ne mos paste shpikur Rama ndonje menyre si te kontrolloje internetin(Rama do mund te paguhej qindra milione nga kompanite qe merren me kontrollin e trafikut te internetit, po t'ua besonte atyre keto metoda kontrolli qe veç Rama i di, dhe veç shqiptaret e tromaksur nga nje populizem peselekesh i besojne)

Submitted by Anonim (not verified) on

Bard, supozojme se Rama i mbylli te tera me ligj, kazino e baste sportive. Kush e mban pastaj pergjegjesine per lojrat e jashteligjshme qe do te plasin. Sepse per keto eshte hapur gjithe keto mesele. Nuk dihet ndonje qeveri ne bote qe ka arritur te kontrolloje bixhozin e jashteligjshem, po ashtu si drogen apo alkolin. Dhe cdo here qe eshte provuar ndalimi total ka deshtuar. Si ne vitet 30 e si me vone.

Nuk ka nevoje Shqiperia qe te eksperimentohet me te. Ka mjaft probleme. Ligji i sotshem eshte mese i rregullt nga kendveshtrimi i kontrollit. Problemi eshte se askush nuk kontrollonte. Dhe kete e dime te tere. Eshte si puna e policeve qe nuk gjobisin makinat ne rrjesht te dyte. Nuk ka asnje diference nga ana konceptuale.

Plus, dyshimi qe e tera behet per klientet e tij e ben akoma me te peshtire nderhyrjen e Rames. Sec do ai me bastet online, qe i lejojne edhe ne BE, vetem ai e di. Apo e di Sorosi?

Submitted by Daj Ceni (not verified) on

Mos u merzitni shqiptare, ky eshte vetem fillimi. Te tjera cudira do te pasojne, merrni masa per mbrojtjen e pasurive tuaja, sidomos po t'i keni vene brenda ligjit. Fillimi me kazinot dhe bixhozin eshte vetem nje perpjekje dinake per t'u dukur i "bukur" ne syte e "moralisteve" dhe "puritaneve" qe me megallomanine dhe halucianacionet e tyre shkaktojne me shume dem sesa te mira.

Or Edvin Kristaq Rama, meqe jemi ketu pse nuk ndalon edhe alkoolin (rakine dmth), edhe duhanin, edhe cfaredolloj zbavitje tjeter te kushtueshme, psh perse nuk i mbyll te gjitha argjendarite e Shqiperise, lere vetem nja dy a tre me licence shume te forte per te bere vetem unaza fejese alumini. Ndalo gjithashtu te gjitha makinat private se u borgjezua shume ky milet keto 23 vjetet e fundit. Vetem paria e vendit te lejohet te bredhi me makina dhe keto te jene prone e shtetit.

Pastaj kur e ke lene ta fillosh rikolektivizimin e bujqesise dhe tufezimin, aman se plasa te ngrihem nje here ne oren 2 te mengjezit per te blere nje kile qumesht. SHpejt mas kesaj vere tallonin, shume veze po hane shqiptaret dhe kjo iu ben shume keq se iu shton kolesterolin, e pastja duhen shume shpenzime mjeksore, dhe meqe mjeksine do ta bejme falas, shteti nuk mund ta perballoje.

Ne fund, rishiko te gjitha programet e shkollave, te rivendoset lenda e Marksizem-Leninizmit dhe te filloje urgjentisht ribotimi i veprave te plota te qoftelargut. Keto te shiten me gjysem cmimi, qe edhe populli ta perballoje dot blerjen, por edhe shteti te nxjerri ndonje lek.

Se fundi, Perpara drejt Komunizmit, Teatri Kombetar te perfshije ne repertorin e tij pjesen gjeniale e te paharruar "Oret e Kremlinit". Rolin e Leninit ta luaje Ben Blushi, rezerve per ndonje nate te vecante kur shumica e spektatoreve te jene qorrat e azilit, te jete Gramoz Ruci. Suksese Qeverise se Re. Mirupafshim se shpejti ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperies.

Submitted by ervin (not verified) on

Nderkohe qe pritej si liberal ne thelb ky palo kryeminister te legalizonte drogerat e lehta ai ben levizje te kundert duke u perpjekur te ndaloje kumarin. Ky nuk e ka idene e kumarit po nese vertet do mund te ndermarre iniciativa qe e rregullojne tregun dhe mbrojne lojtaret nga abuzimet e kompanive qe jane te shumta. E para te vendose me ligh % e paid out-it jo me te vogel se 90-92%. E dyta te beje menyren e lojes nominale dmth qe kur ti luan nje fare shume te konsiderueshme ta kesh nominale dhe jo anonime ne men qe te justifikosh neser parate qe ke ne xhep nese rezulton fitues. Kjo levizje do ti kthehet ne boomerang kryeministrit neoturkoshak sepse do te lulezoje me keq se hashashi ne Lazarat llotoja klandestine i vetmi ves qe nuk e zhduku dot as qeveria komuniste e Hoxhes dhe kush e ka jetuar ne nje fare mase ate kohe mund ta konfirmoje kete fakt. Me lejoni ti uroj cdo komentuesi mireseardhjen ne boten e re te proibicionizmit me ideator andrea stefanin &co. dhe ekzekutor ekskluziv edi ramen. Per vete pretendoj te behem nje Al Capone ne industrine e bixhozit ilegal. Chuss

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.