Ku është më mirë dhe ku është më keq të jesh grua, Shqipëria e 108-a në botë!…

Postuar në 25 Tetor, 2013 05:56

Kanë kaluar 100 vjet që femrat fituan për herë të parë të drejtën e votës. Me këtë rast rrjeti gjigand britanik BBC ka nisur sezonin e aktiviteteve të quajtur “100 gratë”. Me dhjetëra programe i dedikohen vetëm grave, ndërkohë që politika editoriale këto ditë u lihet në dorë disa prej grave më të famshme në planet.

Në këtë kuadër të premten është publikuar edhe një raport për hendekun gjinor, duke treguar se ku është më mirë që të jesh grua. Më mirë të jesh grua është në Islandë, e cila vazhdon për të pestin vit me radhë të mbajë vendin e parë me hendekun më të vogël gjinor.

Po Shqipëria? Shqipëria ndodhet në vendin e 108-të në botë, ngjitur me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Koreja dhe Surinami. Serbia është në vendin e 42-të, sa për krahasim, kurse Maqedonia në vendin e 57-të. Asnjë vend i Europës nuk shkon kaq larg sa Shqipëria. Sidomos sa i përket shëndetit dhe përfaqësimit në politikë, femrat në Shqipëri janë shumë keq në renditje. Ndërkohë që janë mirë sa i përket edukimit.  

Zh.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Këjo na gjenë kur % e shoqërisë është 75% myslimane dhe jo më kotë të gjithë ato shtete që kemi si më poshtë apo më lartë janë të tillë shikoni kristianët se ku janë përveçë Maqedonisë që është e përzierë 50-50%</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.