Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi

Postuar në 23 Tetor, 2013 12:36

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, ka thënë para qytetarëve të shumtë që ishin mbledhur në sheshin e Prizrenit, se Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi.

Kryeministri turk ka shtuar se “me ndihmën e Zotit këtë rajon do ta kthejnë në rajon të paqes, një rajon me kopsht lulesh”. Erdogan ka thënë se ashtu si stërgjyshit edhe ata do të vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen e dy vendeve. Ai u shpreh se “Turqia do të vazhdojë të jetojë në vëllazëri në këto toka”.

Ai ka deklaruar se sot po e realizon këtë vizitë në Kosovë, ndërsa e ndjen veten si në shtëpi. “Jemi njerëzit me një kulturë, dhe një histori të përbashkët. Mos e harroni këtë. Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”, ka thënë Erdogan. Kryeministri turk ka thënë se Kosova e Turqia janë aq shumë të afërta saqë edhe autori i himnit të Turqisë është nga Kosova, Mehmet Akif Ersoj - raporton portali online i Prishtines Telegrafi. a.n.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Aleati me i madh dhe i ndershem qe ka Kosova e populli shqiptar sot per sot. Zoti ia shtofte jeten.

Submitted by a.b's (not verified) on

AMEN

Submitted by Kult (not verified) on

Aleati i vertete nuk duhet te flasi ne kete menyre. Duhet te ngreje lart sovranitetin e mikut, nese thote se jemi miq.

"Good fences make good neighbors," ka thene nje poet anglishtfoles. Miqesine e mire e forcon gardhi i palevizur.

Submitted by Pema (not verified) on

Sinqerisht shpresoj qe shumica prej nesh te mos jete kaq injorant dhe naiv sa ty.

Submitted by Titi (not verified) on

Ai ka thene dicka te vertete qe lendon shpritrat e ligsht te puthadoreve te Perendimit qe nuk eksportojne ne keto vise pervec se pederasti dhe korrupsion.

Submitted by bbb (not verified) on

Erdogan: Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi... Turqi eshte Azi, Zaia eshte Turqi...Kosova eshte Azi edhe pse don te hyje ne Evrope...Me qarte ska se si behet...

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Ky Sulltan Erdogani duhet ta lexoje mire historine dhe te mos na shese mend se po na sjell zhvillimin. Te paguaje njehere reparacionet per 500 vjet pushtim e pastaj te rishikoje historine. Dhe me e keqja na sjell prapa edhe fondamentalistet qe s'kane asgje te perbashket me islamin qe predikojne.

Submitted by Anonim (not verified) on

Turku dhe Greku jane ne konkurence kush ta bleje Shqiperine me pare. Njeri perdor forcen dhe tjetri helmin.

Submitted by Kuqal Zioshi (not verified) on

Kosove e Shqiperi bashke duhet tia bejne te qarte Erdogan-it se de-serbizimi i Kosoves nuk do te thote turko-islamizim te saj. Edhe tito me enverin deshen te na bejn kopesht me lule, dhe ja ku jemi, nje kopesht me bar-hashash. Shqiperia e Shqiptareve! Rrofte Shqiptaria ne te gjitha trojet amtare!

Submitted by res ipsa loquitur (not verified) on

kjo eshte si te thojne cifutet, hitleri eshte cifut dhe cifutet jane hitleri, por me keto plera qe po qeverisin kosoven dhe shqiperine keshtu sulltanesh te rinj do na hedhin valle ne shtepine tone, ky erdogani do beje mire te kerkoj falje per 500 vjet vrasje dhe roberi dhe jo te brockullisi keshtu, dhe per ty arnaut me siper, ik atje ne turqi dhe mos i thuaj vetes shqiptar.   Rofte Shqiperia dhe Kosova e lire, ngordhshin keto plerat talibano/turqi qe na lane 500 vjet mbrapa.

Submitted by Anonim (not verified) on

do kishte qene me e ndershme qe shprehje te tilla te jepeshin ne kontekstin qe jane thene.

Submitted by RP (not verified) on

nuk do dhene turqve raki per mikpritje,se pastaj ngaterrojne kekun me byrekun.Kur te vije tek ne jepini sherbet,se ndryshe do na i heqe doganat.Pastaj,ku vete me ate grua ashtu ai,e kishte mbeshtjelle si mumje.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Dikush ,perpiqet te sjelle "skeletin" e koloneve turq ne Kosove,te zhveshe shqiptarine dhe te krijoje sanxhaqe moderne lidhjeje EKONOMIKE..Dikush kerkon te ktheje Kosoven ne "Aga" te Ballkanit.. me rrjedhoje syshtremberimin serbo-greko-bullgar (nje fuqi e konsiderushme) per Turqine Aziatike..ngateruar me pislleqet irano-siro-kurdo-irakiane..! Mos,u mburr,mos u levdo..sllavet, rrukullisen me shpejt se turqit..!! Lexoni,mire historine..kuptohet te pa dehur nga .."rakia" turke..!!!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Jo mor zotëri ta kanë thënë gabim Koaova është Shqipëri dhe Turqia është Turqi por se ke fajë ti kur i shkaluri ynë Salistani tha se jemi vllezër ti po këtë deshe dhe i bie fyellit në notat që të pregatiti Salistani

Submitted by Artur Duka (not verified) on

A nuk thone keshtu dhe serbet: Kosova eshte Serbi dhe Serbia eshte Kosove (?)

Politika shqiptare do jete ne pozicione me te forta dhe te pavarura kur te pranohet se me shume nga te gjitha Kosova eshte Shqiperi dhe Shqiperia eshte Kosove !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.