Kujtimet e Fergusonit: Trimi Nemanja Vidiç, më 2009 mund të linte M.Utd për të shkuar në Kosovë!

Postuar në 22 Tetor, 2013 12:45

Nuk është lajm i ri nacionalizmi i thekur, i sëmurë i serbëve, e aq më shumë i disa sportistëve të tyre me emër, të cilëve e ashtuquajtura kauzë kombëtare ua errëson shikimin dhe gjykimin. Ish futbollisti Sinisha Mihajlloviç ka patur disa shfaqje të këtij lloji. Por materiali më i freskët vjen nga libri me kujtime i trajnerit të njohur Sir Alex Ferguson, që ka bërë publike pjesët kryesore të autobiografisë. Disa nga zbulimet e ish-trajnerit të njohur janë debati me Bekam, pasi e goditi, largimi i Ronaldos, kërkesa e Runit për t’u larguar, debatet me Roi Kin etj, por më spektakolarja është kërkesa e mbrojtësit Nemanja Vidiç për të luftuar për Serbinë në Kosovë. Kush mendon se të paktën viti për të cilin bëhen fjalë, është lajthitje shtypi, mund të konsultojë sajtet në anglisht.
“Vidiç ishte i pa kompromis. Ishte serb krenar. Në vitin 2009, erdhi tek unë dhe tha “në Kosovë, duhet të shkoj atje. Është detyra ime”. Në sy e shihja që e mendonte vërtetë”, shkruan Ferguson në librin e tij. Nuk mund të mbetet pa u shtruar pyetja: Megjithë patriotizmin shembullor, pavarësisht faktit se këto personazhe nuk mendojnë sot e kësaj dite se serbët në Kosovë kanë bërë ndonjë padrejtësi; çfarë detyre historike do kryente Nemanja në vitin 2009, dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës? Ndoshta, ndonjë ofertë futbollistike e klubeve të Prishtinës.

a.k

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Problemi eshte me historine qe dine serbet:

ata mendojne se jane ata qe vazhdimisht kane pesuar padrejtesi ne Kosove qe nga mesjeta kur shqiptaret u kthyen ne myslimane dhe u bene me turqit kurse sot jane me amerikanet. Dhe per ilustrim mjaftojne faktet e panumerta te konfliktit nderetnik qe nga perplasjet mes fqinjeve deri tek shkaterrimi i kishave dhe i monumenteve te tjera te kultures serbe.

Ndjenja e larte e patriotizmit e ngulitur ne trurin e cdo serbi, mund te jete ne fakt shprehja e nacionalizmit me te semure te Ballkanit. Dhe viktima te tij bie numri me i larte i qytetareve te ndershem, sic ndodhi me gjermanet gjate Luftes se Dyte.

Submitted by Titi (not verified) on

Nese cuditeni, pyeteni qurrashin E Kace se perse veshi fanellen me stemen e UCK-se. Pra, ku ndryshon Vidic me Kacen?

Submitted by Bashkimi (not verified) on

O Titi po ç'ne ti ne portale ku diskutohet shqip,apo kot sa për të ngatërruar shqiptarët ?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.